Lajmi i fundit

Endrit Braimllari jep dorëheqjen si nënkryetar i Partisë së Lirisë

Nuk na frikëson situata, por bëj atë që kanë bërë edhe qeveritë e tjera z. Kryeministër

Nuk na frikëson situata, por bëj atë që kanë bërë edhe qeveritë e tjera z. Kryeministër

Nga Ndriçim Mehmeti - 15/03/2020

Të gjithë ne shikojmë TV, ndjekim rrjete sociale dhe e dimë shumë mirë se është vetëm fillimi, apo sikundër ke dëshirë të quhet nga ju, ‘nuk kemi parë gjë akoma’.

Po aq e dimë shumë mirë, se kjo është një luftë e vështirë me kosto të rënda, të cilat rëndojnë më së shumti tek ne qytetarët dhe shumë pak tek të pasurit dhe qeveritarët. Fjalia e famshme e Martin Luter King e rimarrë edhe nga ish-presidenti amerikan, Barak Obama:

‘Ne mund t’ia dalim’ është pak për të përballuar këtë situatë, ashtu sikundër edhe deklarimi i përditshëm i masave shtrënguese. Ju keni për detyrë që veç masave shtrënguese, të merrni vendimet e duhura dhe në kohë për të lehtësuar barrën e qytetarëve. Veç zëri tënd për larjen e duarve, mbajtjen e distancës, më pak lëvizje, merrni na bëni me dije disa gjëra shumë elementare për këto kohë të vështirë:

Z. Kryeministër! A nuk do të ishte e udhës që në vend që të dilje vetë duke bërë edhe specialistin edhe psikologun, edhe sociologun, të nxirrje specialistët që të përçojnë disa mesazhe, veprimet që duhet të ndërmarrin për të kapërcyer, rikën, ankthin, gjendjen e rënduar psikologjike që mund të kapi një kategori të caktuar njerëzish. Shëndeti fizik ka po aq rëndësi sa ruajtja e qetësisë tek njerëzit, dhënia e mesazheve të shpresës dhe kurajës si dhe këshillat që vijnë nga specialistë të njohur të fushës.  

Kur do të frenohet rritja e çmimeve dhe pse askush nuk del në terren për kontroll?

Përse nuk dezinfektohen rrugët e Tiranës, pallatet, mjediset e përbashkëta si në gjithë botën?

A do të ishte më mirë që këtë muaj dhe ato që do të pasojnë emergjencën, të përgjysmohet çmimi i ujit dhe energjisë për gjithë popullatën për të paktën dy muaj dhe të shtyhet për tre muaj kjo pagesë për shtresat në nevojë?

A ka identifikuar qeveria dhe pushteti vendor, njerëzit të cilën janë të pamundur fizikisht dhe për rrjedhojë nuk munden të plotësojnë nevojat e ditës? Po ata që kanë injeksione ditore dhe nuk paraqiten dot në poliklinika?

Sa është numri i familjeve që qeveria do t’u sigurojë nevojat bazë për ushqim, pasi ato e kanë të pamundur për shkak të bllokimit të jetës ekonomike? Shumë prej këtyre familjeve, mbahen vetëm prej një krahu pune, të tjerat me pagesë asistence dhe po aq ka nga ata që kanë pagesë kempi, krejtësisht e pamundur për të përballuar situatën.

Si do të ndihmohen fermerët, turizmi dhe të tjera sipërmarrje që kanë ndaluar veprimtarinë e tyre?

Si do të ndihmohen ata që paguajnë shtëpi me qera dhe nuk kanë asnjë mundësi ta kryejnë këtë pagesë,p.sh, student pasi prindërit e tyre janë të varfër dhe ata mbahen prej punës së tyre, çifte të reja të cilët punojnë që të dy në sipërmarrje private. Kjo kategori dhe të tjerë si këta nuk kanë mundësinë të shkojnë edhe në shtëpi, por edhe sikur me çfarë të ardhurash do të ushqehen.

A është menduar një paketë ndihme për punonjësit e fasonerisë dhe call center. Shteti mund t’ju paguajë për së paku dy muaj një rrogën minimale dhe sigurimet shoqërore?

Këto janë masat që mund e duhet të ndërmerreshin me kohë e me vakt njerëzit. Nuk ka asnjë diskutim se masat e marra janë një mundësi për të ulur dhe kufizuar sa të jetë e mundur situatën që kalojmë.

Sikundër gjithsecili nga ne përgjegjësinë të mbrojë veten dhe të tjetër, duke mos anashkaluar asnjë këshillë që japin specialistët në këto kohë të vështira. Por po aq rëndësishme janë masat lehtësuese për masën e gjerë të popullatës, biznesin dhe për vetë punësuarit që mbajnë familjet e tyre, sikundër ndodh në gjithë botën.

Me dhjetëra dhe qindra njerëz janë në shtëpi pa të ardhura. Ata nuk ushqehen me mesazhin e kryeministrit 7 herë në sekondë as me daljet e tij, në pozicione e sfond të ndryshuar çdo dy orë nga shtëpia e tij.

Duhet tu jepet mundësia që të gjithëve që të ushqehen, të jenë të qetë, sa më pak të tensionuar, të mos jenë nën ankthin e pyetjeve shqetësuese: ‘Çfarë do të ndodh me ne muajin tjetër, po sikur të mos shkojmë në punë edhe dy muaj të tjerë, na u mbaruan lekët, nuk përballohen çmimet, po sikur të kursejmë ujin dhe energjinë se na erdhi këtë muaj shumë’, etj.

Këto dilema nuk zhduken me parullat: ‘Kemi një armik ët padukshëm, me të cilin po luftojmë por është e sigurt se do t’ia dalim ta mposhtim’. Nuk kam asnjë droje të të them z. Kryeministër se më tingëllon si parulla e qoftëlargut: ‘Të luftojmë e të punojmë si në rrethim’.

Punuam si në rrethim, u përgatitëm të luftonim me pushkët me gjalm me një armik imagjinar dhe në fund, as armiku nuk u duk gjëkundi dhe ne dolëm në dritën e së vërtetës, të rënë moralisht, të shkatërruar ekonomikisht dhe më një perspektivë të zymtë.

Është koha të mësoni nga të tjerët, nëse vetë jeni në mëdyshje, të merrni përgjegjësitë që ju takojnë dhe t’ia lehtësoni jetën njerëzve me masa konkrete jo me receta si të rrinë në shtëpi, sa kritike është situata. Për këto të fundit mendojnë specialistët.

Për menaxhimin e jetës sonë, përgjegjësinë e keni ju, ne jemi përgjegjës për çdo veprim tonin individual, ndërsa ju për gjithë shoqërinë. Nuk më frikëson shumë situata z. Kryeministër, por më tmerron paqartësia, paaftësia dhe mungesa e vendimmarrjeve në kohën e duhur, prej jush.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari15/03/2020 22:09

Po ca po ben ky mortje kujt,me thoni i ka shtrire doren e ndihmes,u thote shquptareve karantinohuni,po mir mor vemje k.k ai qe ka 5 lek po ai qe ska do te haje propoganden tende bajate,po ai qe ska si tja bej, cfar te haje p.... e lindes ,o qe mos gjetsh derman nga mallkimet e ketij populli ,le qe na ben moral dhe per pastertine ti qe lahesh 1 her ne muaj qe ben shurren ne pantallona,yyyyyt gremisu nje ore e me pare se na je bere si lugat o i rrazbitisur,djalli i pa pare deri me sote ne trojet tona.

Njri15/03/2020 20:53

Është momenti më i mirë që bashkia Tiranës të lajë rrugët dhe ti dezifenktojë meqë i ka bosh.

Edi po jo ai i gkati15/03/2020 20:49

O Edi i gjati , un i lava duart , po ti a do ti kthesh pergjigje Fatos Nanos se kur do ti presesh thonjte o pisanjos i pa shoq o coronavirusi vete . Mjere shqiptaret kur u katandisen ti keshilloje per higjene nje halabak qe nuk pret kure as thonjte e vet . Yyyy kellire e keqe .

Elvi 15/03/2020 20:46

Ky debili shpirt zi se kupton qe mund te plasin eshe trazira per shkak te situates te rende ekonomike qe po krijon ky vete.kollaj se ky vet ka te haj e te pija per nja 100 mije jete.na rri ne bunker e na jep urdhra po kush kujton ky pall kari se eshte Zoti

Dikush15/03/2020 20:17

Per disa dite do i keni te gjitha pergjigjet ne nje video 3D. Edhe realizimi i premtimeve do jete virtual, do shperndahen edhe ushqime virtuale dhe ne fund do jete edhe nje mesazh zanor "Edi jam... gjithe keto te mira ne 3D jane merite e imja. Njelloj si me termetin, do rregullojme cdo gje. Per tre muaj u eliminua cdo pasoje e termetit, ne kohe rekord do eliminohen edhe pasojat e covid 19. Ju perqafoj nga shtepia se nuk kam b...e te shkoj me zyre e te bej punen per te cilen paguhem, por jo vetem kaq, as PPP nuk kam mundesi te jap me"

Shto koment

Denonco