Koha për bazookën fiskale

Koha për bazookën fiskale

Nga Klodian Tomorri - 15/03/2020

Krizat e shëndetit publik janë betejat me te vështira, me te cilat mund te përballet nje komb. Pjesa me e keqe e tyre është se duhet te luftosh ne dy fronte. Se pari te shpëtosh jetët e njerëzve dhe se dyti te shpëtosh ekonominë. Nëse lufton vetëm ne një front, lufta është e humbur.

Me gjasa masat e distancimit social do te zgjasin me jave e ndoshta dhe muaj. Por teksa qeveria imponon karantinën, aktiviteti ekonomik kontraktohet me shpejtësi. Mbyllja e detyruar e bizneseve do te lere pa pune me mijëra qytetare duke i vendosur familjet e tyre ne vështirësi kritike për te siguruar nevojat baze. Te shpëtosh njerëzit nga virusi, për t’ia dorëzuar urisë ke firmosur dështimin e luftës. Qytetaret do te thyejnë karantinën dhe kriza shëndetësore do te thellohet.

Ne kohe krizash te renda buxhetet kalojnë automatikisht ne cikël ekspansioni. Te ardhurat bien për shkak te rrudhjes se aktivitetit ekonomik, ndërsa shpenzimet rriten per te adresuar emergjencën. Ne gjuhen teknike fenomeni përkufizohet me termin e stabilizatorëve automatike.

Nuk është rastësi qe ne çdo vend te prekur nga epidemia, qeveritë janë duke ndërmarre masa agresive ekonomike. Kur ne loje është jeta e njerëzve, deficitet, borxhi dhe disiplina fiskale nuk kane me kuptim. Është koha për bazukat fiskale. Dhe ato duhet te jene mjaftueshëm te mëdha.

Nga Italia, ne Gjermani, France, Spanje dhe kudo, qeveritë kane miratuar paketa emergjente fiskale te cilat luhaten nga 1 deri ne 1.3 për qind e Prodhimit Kombëtar. Ne terma absolut, ne Shqipëri kjo do te përkthehej ne një pakete financimesh rreth 100-150 milionë euro.

Një pjese e tyre, rreth 30 deri ne 40 për qind, duhet te shkojnë urgjentisht për rritjen e kapaciteve te sistemit shëndetësor. Qeveria duhet te rrisë numrin e shtretërve ne spitalet publike, atë te respiratorëve si dhe te pajise mjeket me mjetet e nevojshme për t’i bere balle fluksit te pritshëm te pacienteve. Dhe kjo duhet bere tani, pasi shume vende janë duke ndaluar totalisht eksportet, veçanërisht ato te pajisjeve shëndetësore.

Pjesa tjetër duhet destinuar për te zbutur efektet ekonomike dhe sociale te karantinës. Kjo mund te behet me masa si ne krahun e te ardhurave përmes lehtësimit te detyrimeve tatimore apo pagesave për shërbimet publike ashtu dhe ne atë te shpenzimeve përmes transfertave cash.

Ne Itali, qeveria miratoi cek 1500 euro për çdo familje te prekur nga karantina. Qeveria australiane do te japë 750 dollarë per 6 milionë njerëz dhe SHBA-te gjithashtu janë duke konsideruar masa te ngjashme.

Një pakete prej 50 milionë euro do te ishte e mjaftueshme për te adresuar pasojat sociale për njerëzit qe humbasin pune. Nga ana tjetër bizneset duhet te mbajnë një pjese te barrës duke i detyruar te akordojnë lejet vjetore përgjatë kësaj kohe si dhe te paguajnë një pjese shtese nëse karantina zgjat.

Për bizneset e mbyllura përkohësisht qe rrezikojnë te falimentojnë përgjithmonë, qeveria mund te shohë opsionin e shtyrjes se detyrimeve si kredive te buta sipas modelit gjerman apo ndihmës se drejtpërdrejte Financiare. Këto janë masa qe duhen marre pa asnjë hezitim. E vetmja dileme mbetet ajo e shkallëzimit ne kohe. Nëse qeveria ka likuiditet te mjaftueshëm për te përballuar shpenzimet emergjente stimuli mund te njoftohet pas emetimit te eurobondit. Por nëse paratë nuk mjaftojnë, atëherë duhet te behet tani. Por e gjithë paketa duhet te këtë integritet. Dhe kjo rikthen serish debatin e koncesioneve.

Buxheti ka paguar 8 milionë euro për analiza te pakryera tek kompania koncesionare e Check Upit. Ne buxhetin e këtij viti, qeveria ka parashikuar te paguaje 7 milionë euro te tjera për ketë koncesion. Këto para duhet te devijohen urgjentisht ne funksion te luftës kundër epidemisë.

Një tjetër kontrate, e cila mund te pezullohet përkohësisht është ajo e laboratorëve. Buxheti i shtetit paguan 11 milionë euro ne vit për koncesionarin e laboratorëve ne spitalet publike. Tashme qe vendi është ne krize epidemie dhe koncesioni i laboratorëve nuk i shërbeu askujt, gjysma e këtyre fondeve mund dhe duhet te devijohen për te siguruar kitet e nevojshme per analizat koronavirusit.

Te dy këto masa plotësisht te realizueshme do t’i jepnin buxhetit te shtetit 13 milionë euro fonde për te përballuar shpenzimet e emergjencës për te siguruar kitet e analizave apo mjetet e nevojshme për te mbrojtur mjeket. Pjesa tjetër e paketës do duhej te financohet përmes rritjes se borxhit.

Deficitet kane kuptim ne kohe normale. Por kur njerëzve u rrezikohet jeta, atëherë parametrat e borxhit kalojnë ne plan dytësor. Fondi Monetar, gardiani me i egër i kufijve te borxhit, ne deklaratën e fundit për Shqipërinë i kërkoi qeverise te plotësoje urgjentisht te gjitha burimet e nevojshme për shërbimin shëndetësor duke lëne te kuptohej se nuk do te kundërshtonte një rritje te borxhit, nëse do te ishte e nevojshme.

Indirekt ky mesazh do te thotë: Shpëtoni njerëzit dhe ekonominë. Borxhi vjen me pas.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet15/03/2020 21:09

HEU,KOHA PËR BAZOOKËN FISKALË;EU,MOHA TERË BRAZOOKËN KRIZËVALËN;
KRIZË PAS KRIZË;MRIZË QAS MRIZE;DUKE KRIZUAR DERGJË SËMUNDJE PUBLIKE;
KUKE MRIZUAR GERGJË TËMUNDJE KUBIKE,DUBLIKE;INFEKCIONE NGA VIRUSAT
VDEKJEPRURËS;INXHEKCIONE NGA PREKJETRURAT;MBROJTJE POPULLATËS OR,
NGA VDEKJE MASIVE;VROJTJE RROPULLNGRATËS NGA PREKJE VARRZIVE;LUTJE
MË NGUTJE,MJEKU TEK MJEKONIN TË SËMUNDIN;SHTEK NDJEKU E NDJEKONIN
TË MUNDNIN;TA MUNDNIN VIRUSIN,TA TUNDNIN ZHBIRUSIN;OU,QË MOS TA VRET
NJERIUN;MOS TË NGET NDJERIUN;QË TË ARRIHEJ SHERIMI,QË T'NA MBRRIHEJ
SHERBIMI,MË PROFESIONALË,MË IDEALË;TËRËKOMBËTARE,NDËRKOMBËTARE;
MBARË BREZORE,OUUUH,MBARË MË NJERËZORE!!.MË TË FALA NGA MANI,USA.

Askushi15/03/2020 19:23

Krye horri nuk ndryshon. Ai di vetem te grabisi. Edhe nese miraton fonde per te ndimuar biznese e individ, ai me pare do percaktoj destinacionin e tyre ne klientelen e tij, dhe ne popull e bisnese te ndereshme nuk do te shkoj asgje

t15/03/2020 15:57

Ky zotnia gjithmone ka bere analiza objektive dhe ka dhene sygjerime te dobishme

Shto koment

Denonco