Po le ta bëjë ajo doktoresha golin e Ronaldos!

Po le ta bëjë ajo doktoresha golin e Ronaldos!

Nga Artan Fuga - 14/03/2020

Ç'ia fut kot kjo doktoresha!

Nëpër rrjete sociale qarkullon një deklarim i një mjekeje italiane që thotë pak a shumë: “Shkoni kurohuni te futbollistët tani, që marrin miliona, jo te ne mjekët që marrim 1300 euro!”

Çfarë cinizmi!

Sigurisht mjekët, jo vetëm, duhet të paguhen sa më mirë, por jo vetëm ata!

Këtu nuk kam ndonjë gjë për të thënë! Veçanërisht mjekët shqiptarë, infermierët, sikurse edhe profesione të tjera të rëndësishme nuk mund të paguhen me lekët e mizerjes!

Sidomos ata më të mirët, më të përkushtuarit! Pafund lekë atyre, me kusht lidhjen e parasë me rezultatet!

Por, një profesionist në këto kohë të një lufte të njerëzimit me të keqen, duhet të mbyllë gojën dhe të bëjë detyrën! Ajo bën presion me paratë!

Duket sikur përfiton nga fatkeqësia e të tjerëve dhe kërkon paratë e xhepit të vet. Qoftë edhe me të drejtë!

Është njësoj sikur një oficer sapo plas lufta të thotë: Tani të shkojë të luftojë Ronaldo!

Në kohë epidemie, italianët, tani të kenë diktaturën e mjekes!

Sa për futbollistët, të mos harrojmë se futbolli është një industri që prodhon vlera. Një ndeshje e rëndësishme u luajt pa spektatorë, u humbën 5 milion euro. Brenda dy orësh! Ai Ronaldua i prodhon! Shikoni çfarë prodhon!

Po vlerat monetare të reklamës, të drejtat e transmetimit televiziv etj.?! Ku shkojnë këto para? Qarkullohen, bëjnë të mundur shteti të marri taksa dhe të paguajë mjekë e infermierë!

Po shembullin që jep për qindra mijë të rinj për t'u marrë me sport dhe që kalisin shëndetin për të mos u sëmurur?!

Po miliona njerëz që sportin kanë aktivitetin kulturor kryesor?! Çfarë do të bënin ata?! Do pinin, drogoheshin, do merreshin me krim?!

Çfarë bën Ronaldo?! Ja atë, e gjuan topin me këmbë me falso dhe e fut me milimetra te cepi! Duket qesharake?! Po hajde ta bëjë ajo doktoresha këtë golin!

Duket si qesharake por qindra milionë vetë në botë vdesin, paguajnë, brohorasin për atë. Ronaldo një ka!

Ja fut kot kjo e shkreta, nuk merr vesh fare si funksionon ekonomia dhe shoqëria. Kështu është kur fut hundët ku nuk duhet dhe arsyeton nga instiktet personale, nisesh nga përjetime personale, nga uni personal!

Flet budallalliqe në kohën që nuk duhet!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Genci & Agimi16/03/2020 13:45

o presor, nga nderzimi artificial te Shenimet per Kinen...edhe ty karantina ta ka nxitur kapsllekun kreativ

piere14/03/2020 22:34

merci

shqiptar14/03/2020 15:36

"Le ta bëjë doktoresha golin e Ronaldos" ???????
Pyetja e thjeshtë pas kësaj është :
Po sa jetë njerëzish shpëton një gol i Ronaldos ?

piere14/03/2020 13:03

po ta shkruante kete nje njeri normal apo rama sic i thote vasili "shkolle paku"dota pranonim.por kur kete e shkruan nje "akademik" i jep plotesisht te drejte rames qe i nderroj te gjithe akademine e nuk i paguan si me pare.nje pergjigje per kete "akademik":po te behet kjo lufte me kete virus pa mjek e infermiere sa dote ishte humbja? por per kete "profesor"me re ndesi kane leket sesa shendeti.dakort se me te tilla tema ku duhej te futur me cdo kusht edhe fryma e partise e porosite e saje ka merre titujt qe gezon sot,nuk din ma shume.jeta nuk eshte futboll.futbolli e te tjera sporte jane argetim qe pa dyshim si pjese e rendesishme e biznesit sjellin shume fitime.por mund te behet edhe pa to.po pa jeten e brojtesit e saje(qe jane punojsit e sistemit shendetsor) a mund te jetohet ?po nuk pati jete ku do ti nxjerri fitimet sporti apo si doti bente golat ronaldo a kush do tjeter?per sqarim nuk kam asnje gje as me ronaldon e as me sportin ne pergjithesi por me kete "profesor" qe ka humbur busullen.mjekja ne fjale duhet rrespaktohet per kurajon qe ka ,per ti treguar gjendjen e mjekeve e infermiereve.

Albi14/03/2020 12:34

Po shko ore trap pierdhu me gjith shkrim. Na prodhoka Ronaldo 5 milion euro. E ku shkojne kto euro simbas teje tek populli,tek te varfrit apo i marrin kto lesh federatash. Merr pra nje top dhe fute ne goje tani te bllokosh virusin meqe na mbroke Ronaldon. Edhe mjekja nuk duhet ta beje tani kte delklarate se nuk eshte koha por edhe ka te drejte!

t14/03/2020 11:34

Edhe ti o profesor tani po ja fut kot

lali14/03/2020 11:31

Dhe ti o profesor qe i fut hundet gjithandej dhe i di te gjitha. Edhe ti ne kete rast shume i ceket e cinik dukesh. Pervcse e trishtuar dhe e pagjume, jo si ty qe e ben gjumin si kokrra e molles, ka gjetur nje menyre per te shfryre me te drejte ose jo e dine ata me mire se ty e se ne. Epo meqe je kaq i ndritur thuaji ronaldos te skoje e te beje punen e asaj te shkretes..........

Shqiptari14/03/2020 11:25

Profesor! Me gjithe respektin qe kam, por edhe ti po ia fut pordhes kot, ose do te kesh hedhur nja 2 gota raki sa per dezinfektim nga COVID-19!
Mjekja italiane dhe te gjithe mjeket jane heronj! Pa ata mjeke jo vetem Kristiano Ronaldot, por edhe ata qe iu japin atyre miliona euro ne muaj, edhe ti do te kishit per lesh arapi!!!!
Ndersa Ronaldot apo Ronaldinjot sot fitojne miliona para por luajne edhe per qejfin e tyre, sic ka qene dikur, mjeket, infermjeret dhe sanitaret e spitaleve luftojne perdite, jo per veten e tyre por per te na lehtesuar dhimbjet, per te na sheruar dhe per te na shpetuar jetet tona, edhe te atyre qe pijne alkool apo drogohen per qejf!!
Te paret qe duhet te paguhen me shume dhe t'i kene hallall, duhet te jene mesuesit qe nxjerrin mjeket, pastaj mjeket dhe pastaj me radhe te tjeret sipas rendesise dhe kontributit qe japin per shoqerine dhe njerezimin.

Shto koment

Denonco