Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

 Virusi më i keq i shqiptarëve është ai në krye të qeverisë

Virusi më i keq i shqiptarëve është ai në krye të qeverisë

Nga SYRI.net - 12/03/2020

Ditën e sotme shumë qytetarë do kenë menduar se bëhet fjalë për një tjetër virus, kur kanë dëgjuar apo parë në celular një mesazh nga kryeministri Edi Rama.

‘Edhe këtu na hyri’, thonë shumë njerëz online. Por nëse mendoni se e ka merakun se nuk po lani duart dhe nuk po kujdeseni për veten, gaboheni. Qëllimi i tij i vetëm është vetëm pushteti personal, asgjë tjetër. Edhe ky mesazh është tregues i qartë i pushtetit personal, i një njeriu që i do të gjitha për vete, që do të jetë kudo vetëm ai. Tregues më të qartë të autokracisë në vend se ky mesazh nuk ka.

Por pikërisht i njëjti njeri, që e ka katandisur shëndetësinë në gjendje të mjerueshme, që ka dëbuar me qindra mjekë dhe infermierë me politikën dhe qeverisjen e tij, tani del si protagonist në çdo sekondë të ditës nëpër ekrane, madje edhe si virus telefonik.

Kur shqiptarët nisën të shqetësoheshin për koronavirusin, ai e quante një grip dhe bënte thirrje që të mos dëgjoheshin mediat se përhapin infodeminë. Tani që ka nxjerrë ushtrinë në rrugë dhe ka izoluar në karantinë Tiranën dhe Durrësin, kush po e përhap panikun në vend?

Meqë jemi në këtë pikë, kur opozita dhe qytetarët kërkonin që të mbylleshin kufijtë e vendit, ai bënte humor nëpër daljet e pafundme përpara kamerave. Kurse tani thotë se ‘mbyllja e kufirit kur virusi u shfaq në Itali, nuk do e ndalonte koronavirusin, por do e ngadalësonte’. Çdo njeri me dy pare mend e di se një virus që nuk ka kurë, ndalon duke e ngadalësuar. Por kur ngadalësimi nis herët, ndalesa është më e shpejtë.

Prandaj mos e besoni kur thotë se e paska merakun te ju. Po ta kishte merakun te ju, nuk do i niste socialistët sot në rresht për të depozituar një padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka bërë vetëm një gjë: i ka paraprirë me lajmërimet e tij kësaj mynxyre të radhës.

Shqiptarët janë mësuar ndër shekuj me vështirësi dhe vuajtje dhe i kanë përballuar me dinjitet. Ata e dinë se edhe kjo vështirësi do të kalojë. Por në fund ata po mësojnë se virusi që vjen nga Kina dhe Italia është i rrezikshëm, por virusin më të rrezikshëm e kanë në krye të qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet12/03/2020 22:08

HEU,VIRUSI M'I KEQ SHQIPTARËVE,NË KRYE T'UDHËHEQËSVE;EU,GRIPUSI MË DREQ
SHTIPVARRËVE ZË FYE KURTHËDREQËVE;KËSO A,DJALL BIR DJALLI;AIII,PËSO MORE,
NA KALL NGRIR STRALLI;PRRALLI;DUKE NA MBYTUR,NA SHTYPUR;OU,PËRSË GJALLI,
TËRSË SHPALLI;AS TË GJALLË,AS TË VDEKUR;AS PËRRALLË AS TË PREKUR;MOREE,
QELË GURI GOJËN;NGELË MURI LOJËN,PLOJËN;DUKE NA BURGOSUR;OH,KUKE NA TRUNGSOSUR;DUKE NA I GËRRDITË EDHE TROJET TONA;KUKE NA MERRZITË,DHE
PLOJET ZEZONA;DUKE PËRZENË TRURIN KOMBIT PËRJASHTA;KUKE NA FERRZENË
SHPURIN KOBIT,KORBIT,SHTËRGATA;HEEEJ,KUSH ËSHTË MJEK,OU,AI QË HJEK;A,ME
VIRUSA EPIDEMIKE;AH,ME GRIPUSA EPISKEPTIKE;TERË INFEKTOHËJ MASA POPULL
TEK GRI SHTEKTOHEJ PLASA HORBULL;OUH,PËR INTERSA PËRSONALË,DUKE HUM-
BUR,SHKRUMBUR;TERË INTERSAT,INTERSHPRESAT,IDEALË,SHKRIPEVALË;AH,KATA-
STROFALË;ËH,SA KANIBALË;SI KISHA MË VËRBUAR;SI BISHA E TËRBUAR!!"MANI,USA.

Askushi12/03/2020 20:11

Ai nuk eshte vetem coronavirus, ai eshte e keqja me e tmerreshme qe na ka rene hise ta durojme.
ka ndaluar dhe taxit per udhetime, si mundemi te shkojme ne Rinas ? une nuk kam makine, dua nje taxi, si tja beje ?
Nese ke vet makin, duhet te telefonosh 112 ose 129 dhe te marresh nje autorizim. Cfare kuptimi ka kjo. Nese une kame nje bilet ne dore ja tregoje policis dhe kaq. Mora ne tel 112 dhe 129 50 here, dhe nuk e kap dot, me del anglisht sekretarijan nuk di cfare thote se nuk jam anglez dhe nuk di anglisht...cfare te bejme?

Elvi 12/03/2020 17:44

Ky eshte fati i zi i Shqiptareve .sa te jet ky sdo ndahen te keqijat .sdi sa dele jan bere njerezit e te durojn kte qe sdi asgje e ben sikur ka nja 100 tituj prof dr.ky i di te gjitha .

Shto koment

Denonco