A do t’ia dalim?!

A do t’ia dalim?!

Nga Prof.Dr.Arben Beqiri - 12/03/2020

A do t’ia dalim?!

Këtë pyetje ma bëjnë këto ditë shumë miq, të afërm, pacientë të shqetësuar nga lajmet e përditshme mbi pandeminë nga COVID-19.

Me keqardhje konstatoj që rrugët e Tiranës janë të mbushura dhe vetëm ndonjë maskë tek-tuk të kujton që nuk është ditë e zakonshme pushimi!

Nuk ka të ngjarë që ne ta kalojmë këtë situatë më lehtë se vendet e tjera por duke qenë pak më të vonuar në prekjen nga kjo pandemi, kemi mundësi të mësojmë shumë nga eksperienca e të tjerëve.

Nuk ekzistojnë as veprime, masa apo buxhete magjike që të mund të zgjidhim situatën. Por ekzistojnë të gjitha premisat që përhapja e këtij infeksioni tepër ngjitës të kufizohet në maksimum!

Nuk duhet të lejojmë që për çdo dy pacientë që dalin nga terapia intensive, 5 të rinj të shtrohen në terapinë intensive. Kjo do të bllokonte plotësisht sistemin shëndetësor.

Mjekët dhe infermierët po punojnë dhe do të vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për t’u ardhur në ndihmë të sëmurëve. Me kënaqësi konstatoj që vlerësimi për ta sot është në maksimum.

Shpresoj që të mos harroni dhe që kjo të vazhdojë edhe pas kësaj pandemie.

A do t’ia dalim? Sigurisht që po!

Me një kusht, askush të mos takojë askënd për disa ditë, më e mira 2 javë. E bëni dot këtë të dashur qytetarë? Qëndroni dot në shtëpitë tuaja duke evituar çdo kontakt me persona të tjerë? Do t’i bënit një shërbim gjigant familjes dhe atdheut tuaj!

Vetizolohuni! E keni ju në dorë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku12/03/2020 19:45

Në këtë moment krize të thellë të një pandemie botërore, (shumë më e rëndë se tërmeti), shtetin duhet ta Drejtojë Sali Berisha, Petrit Vasili, Arben Beqiri dhe kolegët e tyre Çuditem Doktor Beni se si personeli mjeksor nuk bën një grevë të përgjithëshme me një kërkesë të vetme, të arrestohet krimineli i maskave (dmth kryeministri dhe dosa ministre) dhe të japë dorëheqjen qeveria. Menaxhimin e krizës ta marrë në dorë Sali Berisha, Petrit Vasili, Arben Beqiri dhe kolegët e tyre bashkë me një komision mjekësh pa partishmëri me funksionet e qeverisë së përkohëshme. Kontrollin e shtetit ta marrë Presidenti i Republikës. Personeli mjeksor, i tradhëtuar nga "rilindhja", i trajtuar si një copë muti (me maska të skaduara prej 10 vitesh etj etj) nga horrat e edvin krimit dhe asaj idjotes ministre, pra personeli mjeksor i bashkuar e ka në dorë sot ta shpëtojë Shqipërinë nga dy murtajat që e kanë pllakosur, nga Covid19 si dhe nga edvin krimi me bandën e tij.

Skrapari12/03/2020 16:24

Flm prof. Arbeni per keshillat e cmuara.

Shto koment

Denonco