Troç...për maskat e skaduara!

Troç...për maskat e skaduara!

Nga Gëzim Xhepa - 11/03/2020

Larg qëndrimeve politike pro apo kundra maskave të skaduara, që na janë vënë në dispozicion, duke e ndjerë veten të mashtruar, poshtëruar dhe të keqtrajtuar në personalitetin dhe shëndetin tim dhe të kolegëve të mi, po jap një skemë fispatologjike të problematikave të këtij kontigjenti maskash.

Maskat e skaduara prej 11 vitesh kanë kaluar një magazinim të tejzgjatur. Dihet që malli pasi humbet vlerën, humb dhe peivilegjin e një magazinimi të kujdesshëm.

Humbja e kushteve të magazinimit çon në mbivendosje fungesh, bile në shumë raste dhe pluhurash. Vendosja e një maske të tillë, që identifikohet nga aroma e magazinimit të zgjatur, çon shpejt në myko-konioza, me pasojë minimale të sindromeve alergjike akute në rrugët respiratore.

Sindroma të tilla çojnë në reaksione inflamatore lokale të këtyre rrugëve me pasojë hapjen e rrugëve për infeksione bakteriale, virale, apo mykoide, përfshirë dhe koronavirusin...

Ndaj i nderuar zyrtar, a politikan, kushdoqofsh ti që ke qenë në dijeni të një akti të tillë të paskrupullt ndaj një rrethi profesional që në çdo rrethanë sakrifikon për jetën dhe shëndetin e të tjerëve, je një vemje e pështirë që me këtë akt pështirosësh kudo në botë do d?noheshe për krim ndaj jetës me paramendim dhe përfitim, por këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet11/03/2020 22:14

TROÇ,PËR MASKAT E SKADUARA;BORÇ,TËR GRACKAT E TRANDUARA;HEJ,LUAJTJE
ME JETËN E POPULLIT;VREJ,DRUJATJE TË VERTETËN HORBULLIT;MBROJTJES NDAJ
KORONA VIRUSIT,VDEKJEPRURES;DROJTJES VRAJ HORRORAKRIMUSIT PREKJETR-
URËS;LË T'BIEN MASKAT;LE TË GRIEN GRACKAT;PËRGJEGJJE NDAJ KRIMINELIT,PËR
KRIME NDAJ POPULLKOMBIT T'VETË;NDËRGJEGJJE VAJ HORBULLKOBIT,KORBIT;QË TENTON, EDHE,QË KËRKON;TA ÇFARROSI,TA ÇRRANOSI,TA ZGËRDHOSI O,DHE TA
PËRDHOSI;MBARË VËLLAZËRO RIHIRO SHKRIPKAVRRINË;OUH,MBARË PELLAZGO
ILIRO SHQIPTARINË;POPULLKOMBI MË I PARË;RROKULLGLOBI MË I MBARË;ME VIR-TYTE MË TË LARTA,MË TË ARTA,MË TË ZJARRTA;MBARË BOTËRORE,O,MBARË MË
NJËRËZORE;OUH,MBARË BOTËRORE,HEJ,MË NJERËZORE!TË FALA NGA MANI,USA.

i dituri11/03/2020 14:58

Brilant, si gjithmone, tejet i sakte..Kapacitete, qe duke mos u perzier me politiken, mbeten gjithmone "ne hije", pasi priren vetem nga e verteta, e kjo e fundit eshte e hidhur per ata, qe genjeshtren e kane motiv te jetes se tyre, prej vemje te peshtira...

Daj Jaku11/03/2020 14:14

Një dëshmi që tregon qartë se zëri i të vërtetës nuk ka heshtur në Shqipëri. Në Francë qeveria arreston mafien që tregëton maska të skaduara. Në Shqipëri qeveris mafia me në krye edvin krim dramën që tregëton maskat e skaduara. Është mafia që ka nën hyqëm policinë, ushtrinë, gjykatat, prokurorinë, ASPAK-un. Popullit i ka mbet të jetojë një tmerr pa fund ose të pranojë një fund të tmerrshëm kundër mafjes. Çuditem se si personeli mjeksor nuk bën një grevë të përgjithëshme me një kërkesë të vetme, ose të arrestohet krimineli i maskave (dmth kryeministri), ose të japë dorëheqjen qeveria. Menaxhimin e krizës ta marrë në dorë një komision mjekësh pa partishmëri me funksionet e qeverisë së përkohëshme. Kontrollin e shtetit ta marrë Presidenti i Republikës. Personeli mjeksor, i tradhëtuar nga "rilindhja" i trajtuar si një copë muti nga horrat e edvin krimit, e ka në dorë sot ta shpëtojë Shqipërinë nga dy murtajat që e kanë pllakosur, nga Covid19 si dhe nga edvin krimi me bandën e tij.

Anton Marku11/03/2020 11:49

Nje sqarim i vlefshem qe shkelqen ne mungesen e fjaleve te teperta, dhe ne precizionin kirurgjikal dhe perzgjedhjen e fjaleve te perdorura.
Bash ato qe duhen!

Sa me shume njerez si doktor Xhepa te kene ze publik, aq me mire mbrohemi nga viruset e reja, dhe (mund) te sherohemi nga lengatat e vjetra te shekullit qe shkoi.

Shto koment

Denonco