Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Një apel për Adi Krastën

Një apel për Adi Krastën

Nga SYRI.net - 09/03/2020

Adi Krasta është një figurë që në të gjithën e tij, reklamon atë që njihet si historia moderne e medias shqiptare mes mikrofonit dhe kufjes në radio e mandej fytyra idilike e gypit katodik që me kohën u transformuar në plazmë.

Të dalësh në ekran, të komunikosh në radio, të komunikosh në publik duke ruajtur të njëjtën staturë të pacënueshme të profesionalizmit, të gjithë përfaqësimit të publikut që i drejtohesh. Të jesh gazetar, moderator, artist i fjalës në të njëjtën kohë Adi Krasta e ka në atë lëkurën e tij thatime që nuk rrudhet e nuk plaket që prej ditës kur ai u shpërfaq para shqiptarëve në transmetimi i parë televiziv ‘Letërsia dhe reflekset e saj në art’.

Që prej asaj kohe Adi Krasta ka rrugëtuar përmes një shtegu të guximshëm të kumtimit të mesazhit publik, për ti ofruar shqiptarëve letërsinë, baletin, artin, muzikën, garën e talenteve, e sëfundmi atë që është më e rëndësishmja vetëdijen qytetare.

Atë vetëdije që përmes presionit, pushteti uzurpues, zvetënues e banditesk po mundohet dita-ditës ta shkelë, ta përbuzë e derisa ta mbysë!

Por Adi Krasta nuk pajtohet.

Dy netë më parë, thatimi më i dashur i ekranit të shqiptarëve u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar duke shënuar si rrallë herë praninë e një figure publike jo domosdoshmërisht aktor i një shfaqje regjisoriale të punuar prej muajsh për një publik artdashës.

Hë’ë! Krasta ishte pardje një-njeriu-shfaqje i një kumti më të madh. Ishte demantuesi i një maskarade të orkestruar me regji dhe skenar pushtetin zaptues e monstruoz që për 5 aspra i është turrur me drapër e çekan të paktës ndërtesë pro-perëndimore të ansamblit arkitekturor ‘Scanderbeg’ që ish mbreti ynë projektoi për Tiranën moderne.

Qëndresës gati dy-vjeçare të artistëve të pablerë e jo në shitje që refuzojnë planin ogurzi rokadës Teatër Kombëtar për torrë, nuk mund ti mungonte oficeri goxha-burrë Krasta. Dhe kur kauza thërret, Adi gjithmonë përgjigjet. Në çdo kohë, përballë çdo pushteti e gjithmonë për të njëjtin publik…, qytetarët shqiptarë. ‘…sepse Teatri Kombëtar është atdheu’-thirri Krasta në fund të monologut të tij.

Një ‘atdhe-televiziv’ për Adi Krastën

Adi Krasta foli parmbrëmë për nocionin më abstrakt dhe kuptimplotë që një popoull pajtohet në çdo kohë me marrëveshje fjale e zemre! Atdheu…! Por nëse i hedhim një shikim të thjeshtë kohës dhe hapësirës në raport me Krastën dhe ‘atdheun’ e tij që është televizioni, shohim që toka e tij ku i ka rënë koka e diç më pak flokët nuk ia mundëson prej më shumë se një viti një vend pikërisht atij. ‘O tempora, o mores’-psherëtihet në latinisht.

Televizioni shqiptar rezervon orare të ‘kohës së parë’ për lloj lloj rrëmbythje anti-televizive, për gjithëfarë trupash pa mënd e gjokse e bythë e që s’kanë bythë të thonë asgjë, e që në të njëjtën kohë kanë zëvendësuar Krastën, ‘malin e ekranit’ me djerrina pa bereqet e identitet. Pse kjo qenka Shqipëria? Pse këtu mbërritëm ne në rrugëtimin 29 vjeçar gjoja drejt demokracisë? Mesa duket PO!... Por le të lëmë llafet e të flasim për punën.

I dashur Adi!

Ne që po të shkruajmë, jemi një grup gazetarësh të cilët kemi vendosur të hapim një ekran të ri televiziv që është pagëzuar SYRI TV.

Ne ndoshta nuk kemi paratë që meriton për të hapur gojën e për rrjedhur që aty mendjen tënde që ta duam e ta vlerësojmë.

Por ama ne pretendojmë dhe do të punojmë fort e të mundësojmë që tij të kesh ‘atdheun’ tënd televiziv. Këtu në Shqipëri, aty ku ti e meriton. Jo se nuk e duam Kosovën, por mendojmë se ti më shumë se kurrë duhesh sot në Shqipëri.

Në atë Shqipërinë ku kur ti flet, dikush atje shumë lartë apogjeun që po shkërmoqet, acarohet, djersitet, bjerret, neuronet e kontaminuara me aksh stuperfacent e braktisin më shpejt. Sepse ne besojme se në varfërinë e tejskajshme televizive që ka pllakosur këtë tokë, ne nuk e kemi luksin që të mos e kemi Adi Krastën në ekran.

SYRI TV mundet ta bëjë këtë. SYRI TV duhet ta bëjë këtë…, SYRI TV do ta bëjë këtë.

E pikërisht sot ne po të adresojmë një thirrje publike nën vellon e një propozimi me ‘unazën e besnikërisë’ së angazhimit tonë, të vetmen që mund të të ofrojmë e te vetmen që kemi në dispozicion, ‘FJALËN E LIRË’!

Adi Krasta, a do të na bashkohesh NE?!....

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kiu10/03/2020 11:15

Adi Krasta eshte talent ne tv njerzit e lire e duan kete talent per ti perfaqsuar .Jam i bindur qe Syria tv do ta kete me nje emision fantastik ku do diskretitoj cilendo qeveri qe vjedh popullin dele.Adi e do atdheun e per te do punoj dhe njekohsisht do fitoj.Zheji Sonila Adi do te jen TRE
MOSKOTJERET e kesaj Shqipërie mesjetare turkoshake te perfqesuar nga hajdut dhe bandit.Te rrojme e te shpresojme.

Mondi 210/03/2020 08:24

Me vjen keq qe po behem kontrapedal dhe te kontestoj komentuesit qe nga elokuenca me duken te lexuar por ja lejoj vetes pasi e njoh kete fushe dhe kam nje status te vecante.Per politese ndjese z.Krasta....pa te fyer po te etiketoj nje megaloman patetik,inatcor i komleksuar nga bota femerore.Askush dhe asnje TV nuk mund te bej me asgje ne situaten e krijuar mediatike ne shqiperi.C`do tentative ka deshtuar me sukses....Rama ndryshoi gjithcka asgje nuk eshte me si me pare,ai eshte larve e se majtes dhe cdo gje eshte ne kontroll,Meta eshte fill pas Rames,Berisha mbron familjen e tij Luli shpreson se nje dite do te behet KM,ju une dhe intelektuale te tjere flasin me njeri tjetrin kur takohen.Eshte koha e komunisteve modern me vjen keq.

Liria10/03/2020 07:21

Nqs do te kishim guximin e Adi Krastes shume nga ne qe lexojme Syrin me deshire e shprese, do te kishim dale haptas ne punen ku punojme e ne diskutimet on line dhe ndoshta vertete do kish ndryshuar dicka . Une e shoh shpresedhenese ardhjen e Krastes te syri, si nje ze solist por i fuqishem qe do mbeshtetet nga kori i zerave qe bejne opozite ne kete moment. Ai ze duhet te jete ne krye te nje politike te re qe mund ti mbledhe te gjithe pas vetes ne kete kohe mosbesimi e te shpartalloje kete tmerr e katrahure

tirana09/03/2020 18:45

I nderuar z.Mondi !

Se pari po ju respektoj ne kerkesen tuaj ne lidhje me komentin tim .
Se dyti opinioni im nuk ka lidhje fare me monologun e fundit te z.Krasta mbi Teatrin Kombetar , por me apelin e SYRI-TV .
Se treti Adi Krasta , mua personalisht me duket i vonuar ne reagimin e tij , qe gjithsesi une them perseri " me mire vone se kurre " . Po te kishte pasur me heret , te pakten disa vjet me pare me keto reagime te tilla nga pseudo - analistet e shumte qe mbushin sot ekranet televizive , ndoshta nuk do te kishte nevoje per kujtesa tip - ceitnoti te tilla per teatrin kombetar .
Se katerti lidhur me prishjen e Teatrit Kombetar , une kam lindur ne Tirane , diku rreth 100 metra me larg nga Pazari i Vjeter , shume afer tek Dervish Hatixheja , duke qene kesisoj nje Tiranas Dok , lindur e rritur ne gjirin e saj te ngrohte .
Se pesti po lidhur me Teatrin Popullor , une jam nga ata qe qysh nga fillim vitet 1960 kam pare shfaqje teatrale si Hamleti , Mbreti Lir , Ezopi ( Dhelpra dhe Rrushte ) , Familja e Peshkatarit , Toka Jone , Shtepia ne Bulevard , ku kane luajtuar Aktoret Gjigande si Naim Frasheri , Kadri Roshi , Mihal Popi , Sul Pitarka , Kujtim Spahivogli , e dhjetra te tjere si keta aktore te historise se paperseriteshme te Teatrit Kombetar Shqiptar .

Mondi09/03/2020 17:08

Nuk e kuptoj se kush përfaqëson "opinionin e shëndoshë ", ata që duan të prishin teatrin, apo ata që mbrojnë teatrin?? Megjithatë je i lutur të më sqaroni ku qëndron tallja dhe sarkazma e Adi Kartës, në monologun e tij?? Duke rezervuar mbas përgjigjes tuaj, të shpreh edhe unë mendimin tim modest, në lidhje me monologun e Adi Krastës, megjithëse nuk besoj që do të jetë shumë e vështirë për të përcaktuar orientimin tuaj sociopolitik apo sexopolitik, mbas përmbushjes që i bëri kryetari në ditën e parë të kongresit të Pësëistëve, dëshirës së tij për t'u rrethuar nga femrat në jetën e tij . Respekte, jam në pritje të përgjigjes tuaj

Krist09/03/2020 16:43

tirana flet si nje...p.sh.Tepelenas,se po te ishte i vertet emeri duhej shkrujt tirona.Por edhe kjo nuk eshte normale se ti mund te flasesh si nje tironc,por jo ne emer te Tirones.Suri.Net,ben ftesen e vet,te cilen e pershendes.Krasta ,po te ishte i sakte mendimi i tirana-s (qe duhet tirona),krahu i majte,nuk do e kish sordis.Ata qe ishin te majte dhe e majta tentoi t'i shpartalloje (me mbylljen e Agon Tv),bene si bene dhe e gjeten vehten duke u kamufluar si Lubonja,Bejtja,qe bredhin gjithkund,ndersa Sonila eshte rehatuar mbrekullisht,pasi eshte vetetapultuar krejtesisht dhe extremisht (mos me thane militantisht)-Majtas.

Antirilindas09/03/2020 16:20

Jam shumë dakord me komentuesin "tirana", që e gjykon Krastën, mbase jo me të drejtë sepse në Shqipëri që në 1945 deri më sot integriteti dhe ndershmëria profesionale sidomos e njerëzve të medias nuk është varur nga individi, por fryma demokratike e politiike e institucionit mediatik ku ata kanë punuar, që sipas një sondazhi që e kam lexuar në një portal rreth 70% e gazetarëve kanë bindje të majta.

Personalisht mendoj se nuk është as Adi Krasta e as kush "emër i madh" i medias që do të bëjë median, por e kundërta është e vërtetë: Një media që ve në themel të misionit të saj DEMOKRACINË E BRENDSHME, Lirinë e gazetarit, NDERSHMËRINË, PËRKUSHTIMIN, DASHURINË PËR NJERIUN, FAMILJEN, ATDHEUN, DHE JO SHIKUSHMËRINË, KLIKIMET E BISNESIN, do të bëjë gazetarë të mëdhej.

Sehiri09/03/2020 16:14

Ne perfutyrimin dhe diskurin qe kam per Syri.net , as une nuk e dua Krasten ketu. Keta lloj bilbilash ne mes të kenges nderrojne melodine !

tirana09/03/2020 15:33

Se pari me ate se ç'ka po sugjeroj , mendoj dhe nuk besoj se Adi Krasta do te pranoje te vije tek ju si SYRI-TV , per faktin e thjeshte se gjate gjithe karrieres se tij profesionale si gazetar , ai ka qene " i rrjeshtuar " thuajse vetem nga ana e majte e ekranit te TV .
Se dyti edhe Krasta , ashtu si shume analiste e " moderatore " te tjere te ekranit , nga moti ne mot kane nderruar kanalet televizive si mbreti grate , me idene e vetme jo profesionale , por ate te fitimit maximal financiar .
Se treti keta moderatore te vetequajtur moderne si puna e Krastes , shumica e tyre te dale nga gazeta Koha Jone , ne karrieren e tyre profesionale asnje here nuk kane mbajtur pergjegjesi politike dhe shoqerore per pasojat e atyre problemeve per te cilet ata kane shkruar e analizuar ; nderkohe sot duket se po e ndjejne t'u rreshqase " Demokracia " nen kembe , per te cilen ata nuk i rreshten monologjet e tyre tallese e deri sarkastike ne dem te opinionit te shendoshe publik shqiptar .

Shto koment

Denonco