Mbrapsht! Jo ai largqofti që s'ka rënë, po as ...

Mbrapsht! Jo ai largqofti që s'ka rënë, po as ...

Nga Artan Fuga - 05/03/2020

Jo ai largqofti por as tërmet nuk ka rënë në Shqipërinë tonë. Ja pra, jemi me fat, nuk na zë as tërmeti.

Përse nuk na zë tërmeti? Epo sepse dikur vaksinoheshim. Si? Edhe popujt e tjerë vaksinohen? E di, por ne kemi mjekë! Ata nuk kanë! Ashtu është puna se meqë kemi sëmundje të tjera tërmeti nuk na zë! Epo mirë!

Edhe largim të popullsisë nuk ka. Ikin për një ajër dhe prapë këtu janë, ikin e vijnë. Aq më shumë që vijnë popullsi të tjera. Njerëz janë edhe ata! Nuk kemi vajtur ne në Greqi!!!

Kanabis të mbjellë? Nuk ka. Ka pasur dikur, por tani nuk ka asnjë rrënjë më. Të dali një që të thotë se ja unë kam mbjellë kanabis dhe do të themi se paska një rast a dy!

Papunësi? Fjalë të kota! Mjafton që ke një kinkaleri sa një fole pëllumbi dhe je pronar mo vëlla! E gjithë familja quhet e punësuar aty. A ke një rrip toke andej nga greminat e honeve të nëmura? Pronar je o burrë nuk je i papunë. Pronar i papunë? Tamam! Ku punon pronari!!!

Si nuk qenkan bërë zgjedhje në Shqipëri?! Referojuni dokumenteve mos fol kot! Mos shpif! Mos bëj “fake neps”! Ka dy data zgjedhjesh, jo një të vetme! Nuk erdhën shqiptarët të votojnë? Po pse mo, me zor do t'i nxjerrim të votojmë si në punizëm!

Ça varfërie mor burrë! Shih trafikun plot! Ku i gjejnë lekët për karburant? Shihi kafet, dingas!!! Shkon i varfëri në kafe? Si, si? Buxheti i familjes shkon për karburant dhe për kafe, se kjo gjithsesi është 10 përqind e popullsisë të vendit dhe pjesa tjetër vuan? E mo mirë, për t'u mjekuar të shkojnë te kalamanët e tyre në Itali! Eshtë edukatë e popullit tonë!

Pa libra në shtëpi??? Po ç'i do librat o shoku? Shtrihu në kanape dhe dremit para televizorit!

Pronat nuk i kanë marrë? Ore pronat do t'i marrin ata që janë më të fortët! Ore, e ke lexuar Marksin ti apo jo? Eshtë kapitalizëm!!! Se ata pronarët e vjetër fundja me tapitë e turkut janë! Pse o, drejtësinë e Perandorisë Osmane do të respektojmë ne! U a jepte sulltani si bashibozukë dhe tani duan pronë me drejtësi!

Çfarë mo? Nuk po hyjmë dot në Bashkimin Evropian? Po pse Anglia vend kot është që doli? Ajo del, ne hyjmë! Jemi si Anglia mo! Shiko çfarë hapash të mëdha kemi bërë! Pastaj faji ynë është që BE nuk ka kapacitete pritëse? Kanë frikë se Shqipëria bie fjala, vendos veton për politikat e jashtme të Evropës dhe kthen aksin e zhvillimeve botërore!!!

Nuk tallem, se atje si Shqipëria me 2 milion banorë, si Gjermania me disa dhjetëra milionë banorë njësoj votë kanë. Një shqiptar baraz ta zemë me votën e nja 60 italianëve! Ja pse nuk na pranojnë! Çfarë faji kemi ne!

Bashkimi Evropian të nxitojë, mos na bëjë llafe shumë, të livrojë borxhet a ndihmatm se e kanë zakon ata! Vonohen!

Ja më thuaj një fakt dhe do të tregoj sesa gabim e ke! Hiç o kot, për provë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet08/03/2020 21:26

MBRAPSHT! JO AI LARGQOFTI QË NUK KA RENË;OH,PO AS TËRMETI NUK NA NXENË;
N'GRADHD! PO AI VARGBROFTI ZË TUK NA LENË;AH,ZO QAS TRETI TUK NA NGRENË!
AHIII,MOS RAFTË GOJËNGURUARI,PËR TË NA I NGRENË,BAGËTIN EDHE BARIN;HEEJ,
SPESE,QEPSE;NDËRKOMBËTARËT DHE TËRKOMBËTARËT,VOTRAT E MALËSISË;AUH,
KODRAT E MALEVRRISË;I KANË SHPALLUR REZERVAT NACIONAL,PËR MBROJTJEN E
BISHAVE TË EGËRA;BISHAVE KANIBALË,KATRASTROFALË;QË NUK GUXON,AS NUK
DURON,ASKUSH MORE BABUSH;QË TA VRETË,AS UJKUN GJAKPIRËS,AS HARUSHËN
E DËMSHME,MË GJAKATARE;SI DHE GJËJA,PREJA,PASKAN SJELLUR,MBJELLUR,OUH,
UJQ TË ASHPËR RUSO KARPATESH;DHE,HARUSHA TË VËSHTIRA,PËRSHTIRA,KARPA-
TIANE,MOJ E ZEZA,MË MJERANE;DHE,KËSO,PËSO;EGERSIRASH,VEKËRNXIRASH,MË
TË TËRBUARA,MË TË VËRBUARA;QË MUND O,TË NA ÇFARROSIN,ÇRRANOSIN,MBARË
BAGËTINË DHE,BARINË,TERË MALËSINË EDHE MALEVRRINË;AH,NUK GUXON AS NUK
DURON,QË TË MBROHEJ,AS TË DROHEJ;AS TË PËRDOREJ ARMA,PËR MBROJTJE;OH,
KUNDËR BISHËS GRABITÇARE,TË TËRBUAR;ISHES SHKATRRIMTARE,MË T'VËRBUAR!"
MANI,USA.

Daj Jaku05/03/2020 09:08

Ekselent Profesor! Tragjikomike, si përherë në historinë tonë mbas Skënderbeut.

Shto koment

Denonco