Kur sheh ca të degjeneruar që i skërmiten Presidentit ...

Kur sheh ca të degjeneruar që i skërmiten Presidentit ...

Nga Artan Fuga - 04/03/2020

Nga vjen instinkti për të abuzuar me pushtetin?

Kur sheh ca fytyra të degjeneruara deputetësh që i skërmiten Presidentit,  duke e kërcënuar me pushim nga puna të vjen për të vjellë dhe mbushesh me dëshpërim dhe me pyetje: A mendojnë këta se Shqipëria mund t'i hedhë në erë të gjitha institucionet e saj? Këta debilë politikë po shkatërrojnë vendin.

Janë individë që për herë të parë ndodhen kaq afër pushtetit kur dikur kanë qenë "roje stallash" apo "çobenë dhënsh" në kuptimin metaforik të fjalës sepse çobenjve të vërtetë u marrin të keqen ata!

Për herë të parë në jetë kanë ardhur një krah a një gisht larg pushtetit dhe erotizimi u ka zënë sytë. Kanë humbur logjikën!

E marrin pushtetin, i heqin me nxitim mbathjet, sytjenat, e pickojnë dhimbëshëm nga vidhet, e pështyjnë në fytyrë, e shtrijnë me dhunë në shtrat,
i hypin në kurriz kalapiç me çizme duke i marrë frymën.

Si një lodër!

Dhe nga erotizimi dhe nga fakti se pushteti u është dorëzuar thonë edhe: "Përse të mos e prishim fare?!"

Prishin dhe prishen në pushtet!

Ajo që deri tani u dukej si e paarritshme, Shqipëria, u ka ardhur në dorë, u është besuar si një dhuratë e Zotit! Por, ata nuk i besojnë vetes. Kanë frikë se u ikën dhe prandaj nisin ta dhunojnë, keqpërdorin, abuzojnë!

Këta janë!

T'i dhunosh pa bazë ligjore, t'i shpërndash pa bazë ligjore, u bën nder! I kthen nga fajtorë në viktima.

Shqipëria mbetet edhe pa President dhe pa Kuvend.
I pritëm shtatë vjet!

Atë duan ata! Çdo dhunë mbi ta, justifikon dhunën që ata kanë ushtruar deri tani me kartonë votash!

Na turpëruan kaq vite, na dhunuan, na fyen, na lanë zhveshur thjesht për sadizëm erotik sipas sloganit: "Kur mund t'ju bëj gjithçka, përse të mos ua bëj?!"

Pushteti pa kufij i humbet tiparin kryesor arsyes, logjikës, pikërisht kufizimin.

Nuk thoshte kot Spinoza i madh: Çdo përkufizim është një kufizim! Pushteti pa kufij i hap rrugën çmendurisë kolektive politike! Të pakuptuar nga vetë bartësit!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari04/03/2020 19:11

DIKTATURA ERDHI I NDERUAR PROF. FUGA! ERDHI! NUK E SHIKONI?
DIKTATURA ERDHI NE MENYREN DHE NE KOHEN ME MODERNE!
Llafe, llafe, letra, letra, artikuj, artikuj dhe gazetare e opinioniste qe vetem llapin neper banaqet televizive te pronareve te blere e te kthyer ne oligarke dhe ortake te cdo qeverie, hartime, denoncime gazetareske, skandale ne letra, vjedhje ne letra, por konkretisht asgje nuk ndodh, asnje i ndaluar, i arrestuar apo i denuar per vjedhjet e milarda eurove cdo vit nga gjaku, mundi dhe djersa e popullit shqiptar!!!!
Keshtu tha Nano per Berishen, Berisha per Nanon, Berisha per Meten, Meta per Berishen, Meta per Ramen, Rama per Meten, Rama per berishen e Bashen. Pervec se po pasurohen per veten e tyre, asgje nuk ndodh! Po ata, po keta, po keta, po ata jane perseri ne pushtet, hyp njeri e zdryp tjetri, zdryp tjetri dhe hyp po i njejti. Thjesht nderrojne vendet duke hypur e zdrypur nga kurrizi i ketij populli hajvan, injorant, imoral, servil, hajdut, i korruptuar, pa nder dhe pa dinjitet QE VDES PER TE QENE NEN DIKTATURE E PER T'I SHERBYER DIKTATURES!
KESHTU NDODH KUR LIRIA E DEMOKRACIA DHUROHEN SI KOCKA QE I HIDHET NJE QENI TE URITUR E TE ZGJIDHUR NGA ZINXHIRI DHE NUK FITOHEN ME GJAK!

Osumi04/03/2020 15:05

Prof i nderuar! Masat e gjera punonjese nuk kuptojne asgje nga cka thoni Ju. Ato jane mesuar me parrulla te tipt lavdi m-l, rrofte ppsh, rrofte shoku enver etj. Kot harxhon kohen me kokpalaret qe skane haber nga demokracia. Sidoqofte ne qe arrijme te kuptojme dicka nga ato probleme qe Ju trajtoni te falenderojme qe na mbani moralin lart.

Shto koment

Denonco