Qytetaria shqiptare dje fitoi betejën e parë me barbarinë antishtet!

Qytetaria shqiptare dje fitoi betejën e parë me barbarinë antishtet!

Nga Aleksandër Biberaj - 03/03/2020

Qytetaria shqiptare dje fitoi betejën e parë me barbarinë antishtet!

Tani është koha e sovranit!

Koha për qeveri të besimit popullor nga elita e kombit!

Koha për zgjedhje të parakohshme politike dhe vendore!

Të dashur miq,

Ishte kënaqësi e veçante pjesëmarrja në manifestimin e djeshëm të qytetarisë shqiptare të ardhur nga gjithë Shqipëria, nga gjithë brezat dhe grupet shoqërore, që nga brezi i studenteve të dhjetorit ‘90, intelektuale të shquar, të punë dhe të papunë, të majtë e të djathte, pa asnjë dallim.

Qytetarët shqiptarë të tej-lodhur, të tej-varfëruar dhe të shkelur me këmbë nga barbaria antishtet, nga qeveria më e urryer, më e korruptuar, më e inkriminuar dhe më anti-popullore në Europën e 30 viteve të fundit, manifestuan dje më shumë civilizim njësoj si qytetarët amerikanë, anglezë, gjermanë, francezë apo italianë.

Ata manifestuan dje për të mbrojtur Kushtetutën dhe Republikën, demokracinë, pluralizmin, shtetin e së drejtës, liritë dhe të drejtat tona themelore, manifestimi i parë i këtij lloji në Shqipërinë e pas vitit 1990.

Qytetarët shqiptarë meritojnë falënderim dhe përgëzim të veçantë, respekt dhe mirënjohje pa kufij. Tani është koha që populli të ushtroje sovranitetin e vet të mohuar, në mbrojtje të interesave tona civile dhe kombëtare, si e vetmja rruge-zgjidhje, dhe kur sovrani bën zgjidhjen, të tjerët heshtin.

Është koha që sovrani të largojë një herë e mire regjimin, klikën kriminale në minorancë që rri në pushtet me votat e vjedhura, me paratë e krimit dhe të drogës. Është koha për zgjedhje të parakohshme politike dhe përsëritje të zgjedhjeve vendore, me një qeveri popullore të besueshme, të formuar nga elita e kombit, nga intelektualet dhe profesionistët më të mirë dhe patriotë që kemi, që fatmirësisht i kemi të shumtë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco