A është sekti realisht ‘Top’?!

A është sekti realisht ‘Top’?!

Nga Kastriot Islami - 01/03/2020

1. PSSH s’ekziston më, ajo është zëvendësuar gradualisht nga SEKTI I RILINDJES. Paralelisht me këtë fakt të pamohueshëm ekzistojnë edhe dy të vërteta të hidhura: së pari Sekti e ka ruajtur emrin e PSSH duke e keqpërdorur për të mashtruar socialistët, por edhe ndërkombëtarët, dhe së dyti Sekti vazhdon përmes mashtrimeve të qeverisë duke përdorur votat e atyre socialistëve, që s’e abandonojnë dot partinë e tyre të zemrës ndonëse e kuptojnë shumë mirë se Rilindja është “mish i huaj” dhe se vota e tyre po shpërdorohet për pushtetin e Sektit të RILINDJES……

2. Por “Sekti ndjehet TOP”?! Kështu deklaron drejtuesi i saj, por siç ndodh në çdo regjim autoritar, ai i vetmuar, detyrohet me këtë rast të deklarojë me “transparencë” edhe një të VËRTETË të madhe: se e vetmja opozitë e këtij SEKTI, të rrethuar me manekinë e kukulla të veshur me maska, për të fshehur zullumet e babëzitë e korrupsionit e të lidhjeve me krimin, na qenka familja e tij, gruaja e tij, përse jo edhe fëmijët… Për të gjithë kundërshtarët jashtë familjes së tij, Sekti aplikon bulizmin ekstrem, ofendues, diskriminues, deri edhe duke ëndërruar për arrestim e eliminim të kundërshtarëve. Kështu ka ndodhur në fund me të gjithë regjimet autoritare e pseudo-demokratike. Sekti i rrezikshëm, së bashku më synimin për varrosjen e PSSH, ka kapur për fyti shtetin, të gjithë institucionet kushtetuese, për t’u vithisur së fundmi nga zullumet apo thënë ndryshe për tu shkatërruar nga “obeziteti” i sistemit të ngritur që fryhet, kalbet e dekompozohet çdo ditë. Ndërkohë që monstra ka tentuar gjithë kohës që t’i varfërojë e nënshtrojë shqiptarët, ose të pashpresë t’i detyrojë të largohen masivisht, për t’i zëvendësuar më tej me emigrantë sirianë, afganë, afrikanë (larg qoftë!) si kompensim për hapjen e negociatave???!!!

3. Shqipëria është në një krizë shumë të thellë për shkak të veprimeve të këtij sekti dhe e ka shumë të vështirë të dalë nga kjo humnerë e thellë pa largimin e tij nga pushteti. Çdo zgjidhje që s’arrin të shkatërrojë këtë model qeverisjeje dhe s’merr përsipër të eliminojë të gjithë pasojat e saj dhe/ose të ndëshkojë të gjithë ata që e ngritën dhe mbrojnë këtë model qeverisjeje, do të jetë destinuar të dështojë herët a vonë. Zgjidhjet e andruara apo të pjesshme, apo kompromiset me Sektin e rrezikshëm, veçse do ta shtyjnë krizën e do ta thellojnë atë duke e rrezikuar edhe të afërmen afatmesme të shqiptarëve sepse e ardhmja e afërt është tashmë e kompromentuar rëndë. Një përgjegjësi të madhe për këtë gjendje, krahas përfituesve të Sektit kanë të gjithë, veçanërisht socialistët, që me pamundësinë, imobilizmin apo naivitetin e tyre nuk e penguan madje vazhdojnë ta sponsorizojnë ekzistencën e këtij sekti.

4. PPSH u reformua/modernizua nga reformatorët, në përbërje të të cilëve ishin: Grupi i parë i profesorëve me formim perëndimor që s’kishin qenë asnjëherë anëtarë të PPSH, por filluan të kontribuonin në politikë duke filluar nga 1991. Grupi i dytë i të rinjve eurosocialistë që erdhën nga greva e studentëve të dhjetorit 1991. Grupi i tretë ishin “trashëgimtarët dhe pinjollët” e nomenklaturës së lartë të PPSH, ish-anëtarë të forumeve të larta drejtuese të PPSH, por të papërlyer drejtpërdrejt në “mëkatet” e PPSH; këta gjithnjë e vazhdimisht ishin kundër reformimit të shpejtë të PPSH sepse reformimin e konsideronin si eliminues për ta.

5. Një rol të paçmuar në shpejtësinë dhe cilësinë e reformimit të PSSH luajti drejtimi liberal i lidershipit të ri të PSSH, me në krye Fatos Nanon, të cilët për rreth 15 vjet jo vetëm e reformuan dhe modernizuan PSSH, por edhe shndërruan atë në një forcë social-demokrate europiane, të aftë për tu anëtarësuar në Internacionalen Socialiste dhe më vonë në Partinë Socialiste Europiane.

6. Kupola e Sektit kur erdhi në 2005 në krye të PSSH i spastroi të gjithë “profesorët e të rinjtë, themelues e reformatorë të PS” duke i zëvendësuar me “oligarkët e korruptuar dhe individët me rekorde kriminale”, duke u mbështetur në tezën e “Politikës së Re” ose thënë ndryshe në filozofinë e spastrimit të të gjithë “historisë”, arritjeve, gjurmëve dhe individëve me vlera e kontribute gjatë 15 viteve të reformimit/modernizimit të PSSH si mënyra më efikase për uzurpimin e saj dhe dominimin e PSSH përmes Sektit të tij që e emërtoi Rilindja. Shumica e socialistëve të thjeshtë, të mashtruar nga propaganda e sofistikuar, e mbështetën këtë spastrim.

7. Kupola e Sektit u mbështet në 3 grupime: Grupi i parë “i trashëgimtarëve e pinjollët” të nomenklaturës së lartë të PPSH,  një pjesë të të cilëve i gjeti në PSSH dhe i ruajti edhe më tej pas ardhjes në krye të PSSH në vitin 2005 dhe një pjesë tjetër i solli me vete apo i afroi në periudhës 2005-2013 që ishte në krye të PSSH apo më tej në krye të qeverisë pas vitit 2013. Grupi i dytë, i oligarkëve nga biznesi, media e individët me rekorde kriminale, të përzgjedhur që kur Sekti kishte vënë nën kontroll Bashkinë e Tiranës. Grupi i tretë, i mjaftistëve dhe g99-shave, kryesisht individë arrivistë e agresivë, me formim universitar të dyshimtë, me sjellje perverse, manekinë e kukulla, mbrojtës të flaktë e servilë të drejtuesit të sektit, shumica e të cilëve apo ato më aktivët ishin rekrutuar që kur Sekti kishte “pushtuar” Bashkinë e Tiranës për t’u përdorur më vonë si rezervuari kryesor i qeverisjes së Sektit.

8. Arsyeja e lidhjes të qenësishme mes drejtuesit të SEKTIT dhe modelit të qeverisjes është e thjeshtë: Drejtuesi i Sektit është përfaqësues më i denjë dhe drejtuesi real i tre grupimeve, mbi të cilat është ngritur Sekti i qeverisjes së tij, të cilësuar për të mashtruar jo vetëm socialistët, por edhe qytetarët e ndërkombëtarët, duke e pagëzuar me emërtimin tërheqës Rilindje, ndërkohë që në thelb kishte për synim kapjen e shtetit dhe ngritjen e së Keqes në model Suksesi, të cilin e ka e realizuar me efikasitet maksimal.

9. Këto tre grupime kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten jo vetëm në shërbim të projektit për ta shkatërruar e asgjësuar PS dhe zëvendësuar atë me një Parti Sektare, të vendosur në shërbim të interesave të pushtetit të Kupolës e veçanërisht të drejtuesit të Sektit. Të gjithë individët e promovuar nga Kupola dhe drejtuesi i Sektit në pikat kyçe të qeverisjes së vendit, duke u stigmatizuar me të drejtë nga opozita, nga kundërshtarët e sektit apo nga qytetarët si pinjollë, të korruptuar e oligarkë apo të inkrimiminuar, s’është as i rastësishëm si pjesë e qeverisjes së vendit pa dijeni e plotë dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të drejtuesit e kupolës së Sektit.

10. Individët e korruptuar e të inkriminuar, të paaftë e pa kontribute, servilë, kukulla e manekinë janë rekrutuar në mungesë të plotë transparence, por me ndërgjegje të plotë e sipas një plani të mirëmenduar nga Kupola e Sektit dhe bazuar në rregullat strikte të sektit të tij, më së pari për të shmangur nga forumet drejtuese apo për të eliminuar socialistët e ndershëm e me kontribute, por edhe duke i mashtruar me propagandë e duke i frikësuar me kërcënime të gjithë socialistët e thjeshtë për t’i rrëmbyer votën dhe mbyllur gojën e çdo shteg reagimi publik.

11. Sot çuditërisht deklarohet se SEKTI është TOP dhe për më tepër që ka një GUIDE SUPREME që nuk njeh opozitë tjetër veçse atë të familjes së tij???!! Askujt nuk i lejohet të shfaqet naiv për të mos njohur rrezikun e kësaj qeverisjeje sektare si dhe përgjegjësinë konkrete të çdo grupimi që ka rol të konsiderueshëm në veprimet zullumqare të Sektit, por që janë edhe të lidhura në mënyrë të qenësishme e të pazgjidhshme me filozofinë sektare të kupolës së këtij sekti. Për më tepër që të tre grupimet janë në shërbim të realizimit të synimeve të pushtetit personal të GUIDËS SUPREME, pavarësisht se në ndonjë moment mund të krijohet përshtypja (gjykoj gjithnjë alibike) se këto grupime kanë diferenca apo mosmarrëveshje mes tyre duke nxitur tek opozita ndjenjën e gabuar të diversionit gjë që është e pamundur të ketë sukses.

12. Qytetarët në protestë në 2 mars 2020 kanë misionin historik të provojnë sesa TOP është Sekti dhe nëse roli i tyre opozitar është zëvendësuar tashmë me “opozitarizmin familjar”????.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco