PD duhet të nxjerrë djemtë dhe familjet e forta, jo me delikatesë

PD duhet të nxjerrë djemtë dhe familjet e forta, jo me delikatesë

Nga Indrit Vokshi - 29/02/2020

Pse? Nëse PS do kishte delikatesë e qytetari, dakord. Por sot kushdo që ka pak qytetari e distancë nga krimi në PS, është thjesht dekor.

Edi Rama ka marrë çdo bandit dhe e ka zyrtarizuar banditizmin si ideologji sundimi. Dikujt i ka dhënë uniformë, dikujt lekë, dikujt post. Synon ta marrë prapë me forcë e me lekë. Ta marr unë kështu – mendon – pastaj le të shkruajnë raporte e hartime OSBE-ja se nuk bëjnë efekt.

Shqiptarët nuk të shajnë pse di t’i rezistosh e ta poshtërosh me çdo formë ketë kryeministër, pasi i kanë larë duart me të, nuk u intereson, nuk i dalin më në mbrojtje. Presin të dalë dikush me potencë e t'ua largojë.

Ndaj PD nuk ka pse merr me qera banda, as vrasës, as tutorë – janë individë e familje tradicionale që as nuk i tremben kujt, as nuk i hapin rrugë kujt. Këtu i kemi, në Shqipëri. Thjesht duhen gjetur individët që i përfaqësojnë.

Ky njeri duhet fyer sepse vetëm fyen, duhet tallur sepse vetëm tall, dhe i duhet vënë bllokada e forcës, duke ia zhvlerësuar mekanizmin e forcës kriminale, sepse mendon se me ketë formulë do të mundet ta rigrabisë pushtetin.

I duhet bërë e paleverdisshme kjo aspiratë – le të vijnë banditët e tij të shkaktojnë gjakderdhje, jam i sigurt se askush nuk hyn në hasmëri për të. Le të dalin kukullat ambasadore pro tij, kur ta shohin se po i rrëshqet dheu nën këmbë, do e shesin se nuk do u duhet më.

Po të dojë PS, le të kandidojë intelektualë, të kandidojë me premtime e me programe si në shumicën e vendeve të Europës. PD ia ka bërë ketë ofertë; ejani konkurrojmë pa krimin në mes.

Nëse s'do, një ditë do u duhet të përballen me luftë të mirëfilltë. Se nuk do durojnë shqiptarët një person a grupim që i merr zgjedhjet me zor, me ish-burgaxhinj, me makinacione, pastaj shkon firmos që paratë e shqiptarëve të shkojnë tek Byroja Politike e Biznesit, Vilma Nushi, Klodian Zoto etj. Pastaj pasi është nginjur në lekë, të dalë e të tallet me idenë: “Jam në rregull unë, lek po, pushtet po, media po”.

Ky popull nuk e pëlqen delikatesën në përballje. Do të shikojë tek dikush atë që nuk guxon ose përton të bëjë vetë: forcën, virilitetin, hazerxhevapin, epërsinë intelektuale dhe vizuale.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari29/02/2020 23:06

Shkrim i perkryer. Ndaj te njejtin mendim me z. Vokshi. Ne komentet e mia e kam thene mese njehere. Faktori nderkombetar mbeshtet te fortin sepse ata kerkojne stabilitet ne vende me demokraci hibride sic eshte vendi yne. Delikatesa vlen per vende me demokraci te konsoliduar jo per vende si Shqiperia me demokraci hibride. Lul Basha ti therase mendjes te heqe dore nga menyra e marjes se pushtetit me vote te lire dhe te ndershme. Kjo sepse per sa kohe ne pushtet jane pjella me e ndyre e eterve dhe niperve te tyre nuk ka per te ndodhur. Ndaj me forcen qe elektoratit te djathte nuk i mungon me cdo mjet ta fshije nga faqja e dheut ridhjerjen edviniane. Ato familje per te cilat z. Vokshi flet e djathta i ka me shumice. E kane treguar vehten.

Shqiptari29/02/2020 22:45

Kriminalizimi, arroganca, dhuna, brutaliteti, bullizmi dhe maskaralleku i rilindasve ka arritur kulmin dhe nuk mund te ndalet pervec se me REVOLUCION DEMOKRATIK!
KETE MUND TA BEJNE VETEM FORCAT E BASHKUARA DEMOKRATIKE!
RRUGE TE DYTE NUK KA!
Deklaratat, thirrjet gjakatare, udhezimet ogurzeza, urdherat dhe komandat e Rames nga vete Rama dhe langot e tij per te vjedhur me cdo cmim 800 mije vota, parashikojne vetem dhune dhe lufte vellavrasese.
Prandaj o SHQIPTARE pergatituni per skenarin me te zi te mundshem! Rama nuk e leshon kurre pushtetin pa gjak!

I deleguari29/02/2020 22:34

Rrofsh Indrit Vokshi ! Eshte e vetmja rruge dhe mundesi per të shpetuar nga kjo pjelle monstruoze e mutacjonit komunist! Mjaft me me njerez pa gjak , mjaft me bythlepires, mjaft me njerez qe kane lepurin ne bark, por mbi të gjitha mjaft me Lul Olandezin. Nuk ka turp me të madh dhe gjynah me të madh se sa te besh sehir Edvin Mafijen qe i ka vene shkelmin ne fyt Shqiperise! Largoni Lul Olandezin, se nuk vlen per ket pune!

Shto koment

Denonco