Çili arrestohet me spektakël, të përgjuarit për vjedhjen e votave në liri

Çili arrestohet me spektakël, të përgjuarit për vjedhjen e votave në liri

Nga Agron Gjekmarkaj - 29/02/2020

Unë nuk e di çka bërë Henri Çili , në janë të vërteta apo të gënjeshtra akuzat kundër tij!

Nuk e kam as mik, të njohur prej vitesh po me të cilin jam përplasur ashpër në emisionin Top Story për ligjin e arsimit të lartë ku ai mbronte variantin e qeverisë që u bë edhe ligj!

Por një krahasimi nuk i shmangem dot!

Prestigjiozja ‘Bild’ botoi përgjime pa fund ku dukej qartë sesi figurat politike të PS-së në Diber e Shijak u perfshinë në manipulimin e procesit zgjedhor !

Aty dolën emrat e Dakos, Gjiknurit , Tahirit, Manjes etj ! Deri tani asnjë ndalim, asnjë proces asgjë prej gjëje! Po ashtu menaxhimi i procesit të Saimir Tahirit la shijen e një përkëdhelje nën kodin e heshtjes së ndersjelltë!

Nëse përgjimet janë argument sapo kemi rastin të themi që dhunshëm u përdoren dy standarde! Ai u mor natën me spektakël të madh policor sikur të kishte vrarë nja 10 veta! Nuk ju dha mundësia të trajtohej si personazhet e Dosjes së Shijakut dhe të Dibrës ! Ata janë të gjithë sot në tribunën e Kongresit të PS duke shitur moral!

Dikur Henri Çili shfaqej neper studio me revistën Mapo në dorë ku shpallte Edi Ramen si njeriu i vitit ! Asokohe nuk kishte përgjim që e zinte Çilin, nuk kishte polici ti shkonte tek dera, nuk kishte prokuror a gjykatës që të shpallte urdhër arresti per të !

Prej disa muajsh Çili dhe mediat e tij, personazhet që influencohen prej tij kanë patur një qëndrim kritik ndaj Edi Ramës, qëndrim i cili ashpërsohej gjithnjë e ne shumë!!

Në hierarkinë e ngjarjeve që ndodhin, trafik influence, korrupsion, krim ekonomik e krim i mirëfillte ka përzgjedhje, ka tendence ka sfond politik! A përgjohen klientët e Qeverise!? Ata që marrin konçensione dhe tendera me shifra ulëritëse? Jo me gjase!

Prokurori i Përgjithshëm për te tilla gjera duhet të na jape ndonjë lajm! Drejtësia e re siç e quajti ai do na dukej me bindëse nëse merret me qeverinë, me kryeministrin, ministrat, hajdutet e votës e me pas pse jo edhe me Henrin !

Tani që Henri Çili nuk është më mik i Edi Rames përfshihet në një mega grup kriminal nuk është çudi që të shpallet edhe kryetar i këtij grupi!

Ditë më parë Kryeministri foli për lidhje të analisteve me botën e krimit! Ja i duhej një subjekt! Po a bind kjo teze për tu ilustruar nepermjet Henri Çilit kur deputetë, kryetar bashkie te zgjedhur nga Edi Rama ranë nga ligji i dekriminalizimit!?

Jo nuk bind! Të gjithë ata që kundërshtojnë Edi Ramen duhet ta marrin në konsideratë që mund të përgjohen në çdo hap, të fotografohen me këdo që rrinë apo hanë e pinë! Tanimë ai e ka shtetin krejt për vete dhe në çdo verige ka njerëzit e tij të devotshëm për tja lyer me sherbestari çdo dëshirë! Më shumë se ajo që mund të ketë bërë apo mos bërë Henri Çili doraseve të kësaj historie u duhet mesazhi publik që përcillet!

Kini frikë është kumti i tij ! Ne ju tolerojmë, ne ju falim, ne ju mbështesim por ama ne kur duam jua fusim! Në mediumet kryesore të vendit janë ënde 8-9 veta që mbajnë qëndrime me te forta se vete Opozita zyrtare, te pakapur e te pafrikësuar pa hije e skelete ne sirtar, ndaj pushtetit total dhe totalitarizmit në horizont!

Nuk me rezulton që Henri Çili ishte në mesin e tyre ( kritikeve te paepur të Kryeministrit) por thjeshtë kishte ndryshuar qëndrim! Ai është një pronar universiteti, botues etj me gjase i fërguar me vajin e vet pa para publike me shume interesa që e kanë bërë elastik ndaj pushtetit i cili zemërohet kur nuk e përdor më!

Natyra përdoruese e pushtetit tanimë këtu është e konsoliduar, përtej ngjyrave politike! Të gjithë duan te të përdorin pushteti dhe opozita, opozita kur behet pushtet dhe pushteti opozite! Diku në këtë ingranazh Henri Çili plus mendjelehtësitë e veta u rrezua për tu shkelur brutalisht nga zemërimi i të gjithëpushtetshmit! Nuk do dëgjojmë asnjë lajm te tille për ata që mbështesin Qeverinë ! Asnjë ! Nëse përdorim një term të Fan Nolit, ata janë ‘të nderçim’ !

Edi Rama ka marrë gjithçka!

Por as atij as sherbetorve të tij që mund të na ndjekin apo përgjojnë, pas dere apo poshtë krevatit, ne dollap apo telefon nuk mund t’ ju dorëzojmë lirinë tone, te drejtën për mos patur frike as prej atij as prej Dulle Baxhave që për një m…karrige janë gati me u transformu në instrumente të ndyra të çdo deliri pervers!

Mes ketyre dilemash nuk dua aspak ti dal zot çdo kujt që shke ligjet e ketij vendi perkundrazi por kur ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe ai kthehet kunder te gjithve! Ligji për Çilin dhe ashiket e dosjeve të Shijakut dhe Dibres nuk qe i barabartë!

Nese Çili do te ishte studiove duke kerkuar nje mandat te trete per Ramen a mendon kush se ai sonte do ishte ne qeli me faj apo pa faj? 

/Panorama

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco