TK nuk ishte çështje parash, por çështje kullash

TK nuk ishte çështje parash, por çështje kullash

Nga Ergys Mërtiri - 26/02/2020

Bashkia njoftoi sot se është tërhequr nga projekti Fusha, për shembjen e Teatrit Kombëtar në këmbim të lejes për ndërtimin e 6 kullave në truallin e tij.

Bashkia thotë se do ta ndërtojë vetë Teatrin e Ri, me paratë e shtetit.

Tashmë është e qartë. Qeveria po kërkon të gjejë një mënyrë për të dalë me sa më pak turp nga kjo histori. Ajo bën sikur nuk ka gjetur dot një dakordësim me kompaninë FUSHA, kur në fakt ka dy vjet që thotë se gjithçka ka përfunduar.

Nga ana tjetër, pasi kanë shurdhuar opinionin per dy vjet rresht duke thënë se teatri mund të ndërtohet vetëm në partneritet me privatin, sepse shteti nuk ka para, tani del se shteti paska para!

Në fakt, të gjithë e dimë se kjo nuk ka qenë dhe nuk është çështje parash. Gjithçka ka qenë vetëm çështje kullash, të cilat ne ia rrëzuam tashmë kësaj qeverie në fytyrë. Gjithçka që ajo po bën sot, është të minimizojë kostot e turpit. E pra, një qeveri kaq e telendisur sa kjo, nuk ka sesi të mos bëhej kaq qesharake.

E vërteta është se projekti u anulua vetëm e vetëm në saj të rezistencës sonë dhe kjo është një fitore e madhe, pavarësisht se akoma e pa plotësuar. Qeveria e di tashmë që nuk ka asnjë shanc ta shembë Teatrin dhe se e mbajtja ndezur e një proteste të tillë i krijon kosto, tashmë edhe në rrafsh ndërkombëtar, me Europa Nostra-n.

Gjithsesi, protesta do vazhdojë, deri sa qeveria te ulë kokën përfundimisht dhe të pranojë rikonstruktimin e Teatrit. Lajmi i sotëm ishte vetëm fillimi, që sidoqoftë, na dha dëshminë se rezistenca është mjeti për ti arritur qëllimet.

Protesta jonë është një shembull që tregon sesi edhe një grusht njerëzish mund të zmbrapsin një pushtet kaq të fuqishëm sa ky, vetëm në saj të këmbënguljes dhe sakrificës. Në fakt, ky pushtet është i dobët përballë nesh. Ne jemi të fortë, sepse jemi ne të drejtën dhe dimë të sakrifikojmë për të, ndërsa Rama është i dobët, pikërisht sepse është i përlyer.

Por, duhet thënë se ata që nuk u përfshinë në këtë proteste dhe deri dje bënin cinikun e fatalistin duke thënë se reagimi ynë nuk ia vlente, pasi Rama e kish ndarë mendjen për ta prishur Teatrin, sot duhet të kërkojnë falje.

Ata duhet të kuptojnë tashmë, mbi të gjitha, se zullumqarë si Rama qëndrojnë në pushtet, jo pse janë të fortë e të fuqishëm, por sepse kanë një popull si ata, apatik e fataliste.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp27/02/2020 14:31

z.Mërtiri, po ju citoj paragrafin e parë të shkrimit tuaj të mësipërm."Bashkia njoftoj sot se është tërhequr nga projekti Fusha,për shëmbjen e Teatrit Kombëtar,në këmbim të lejes për ndërtimin e 6 kullave në truallin e tij".
"Mulliri Mediatik" i Tiranës pjesë e të cilës jeni mesa duket edhe Ju,e konsideroni Fusha- si pronare të truallit.Fusha ka bler një shtëpi dhe gjithë trualli aty ka pronar ose shtetin ose privatin.Në truallin e tij shteti ,ndërton objekte soc-kulturore ,por të njëjtën gjë e realizon edhe me privatin në partneritet ose e shpronëson privatin dhe e dëmshpërblen sipas një marrëveshje të dakortësuar,ose çështja zgjidhet në gjykatë.Nëse shtëpia që ka bler Fusha ka qenë e pronarëve të vërtetë,ndiqet i njëjti rregull dhe Fusha nuk mund të mbaj peng zhvillimin e teritorit,as projektet e miratuara konform kopetencave institucionale.Jemi në rastin që Z.Rama është edhe kryeministër edhe piktor edhe bir artisti dhe domosdo që më shumë se trimëri e artistëve që u vunë në mbrojtje të teatrit dhe disa "artistëve frikacak apo edhe të korruptuar" ka pas edhe një dilemë nga qeveria dhe një bashkëpunim okult të Z.Velija me një kompani që mund ti vihet në dyshim edhe burimet e finacimit të projektit.

Shqiptari26/02/2020 16:58

Po tani lali dhjeri ca do ti thote atyre sahan lepiresve qe ne fillim dolen si trima pastaj u zbythen sikur kishin dhier ne pantallona ,ku jane ata qe u hodhi nga nje kocke te ifektuar me koronavirus ,dhe su ndien me,ai Laert Vasili mor aman kam frike se do vrasi veten se do te jete pikelluar shume,po Arben Derhemi bashke me Robert Ndreniken,e shume laro te tjere cu bene,apo kane ikur ne drejtim te paditur,rrofshin,dhe qofshin krenare artistat qendrtestar.

Shto koment

Denonco