Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Shqiptarëve u ka ardh’ koha të shkrepin pistoletën, sepse…

Shqiptarëve u ka ardh’ koha të shkrepin pistoletën, sepse…

Nga Artur Zheji - 26/02/2020

Kur lexoj që disa mësues shkollash të mesme, disa fundërrina që nuk meritojnë të jetojnë mbi këtë tokë, flasin e flirtojnë, e pervertojnë me nxënëset e tyre, si të ishin prostituta, më ngjethet mishi dhe më ndizet gjaku.

Si mundet të gjarpërojë në çdo pore të shoqërisë tonë krejt të sëmurë, një fëlliqësi e tillë e pandëshkuar?

Si ka mundësi që të ketë nga këta mësues perversë, që shpërdorojnë nxënëset e tyre, vajza të mitura e në ag’ të jetës së tyre, dhe nuk merren zvarrë, të pështyhen e të përmuten publikisht, të lidhen në shtyllat e turpit dhe të lihen ti hanë korbat, kërmësitë e trupave të tyre?

Si ka mundësi të mos revoltohen e të mblidhen bashkë prindërit e atyre shkollave, të cilave u kanë besuar fëmijët, dritën e syve të tyre?

A ka më një kod moral, kjo shoqëri kurvash e kurvarësh, të të gjitha niveleve, nga poshtë lart e nga lart poshtë?

Apo morali i shqiptarëve, paska qenë thjesht një përrallë e sajuar nga e shkuara, sot një kujtim i përdhosur nga pornografia e mjeranëve që ka bërë fole në trutë e sëmura, të kësaj shoqërie pa dinjitet?

Ku është pra Familja e shenjtë e shqiptarëve të dikurshëm?

Apo kur shndërrohesh në popull mjeran dhe një pabuks, të përdhunuar nga pushtetet e më të fortëve, që ngrihen çdo çast mbi ligjin e shkruar dhe pshurrin më pas, edhe ligjet e pashkruara të kodeve bazike morale, s’ka më shpresë?

Pres më kot ndonjë shkrepje pisqolle mbi kokat e tyre të kalbura dhe perverse, por lajme të tilla nuk ka. Me sa duket nuk ka më burra ky vend shqiponjash të vdekura!

Vetëm janë shtuar manjakët e sëmurë, që vrasin ish gratë e tyre, nën hundën e policisë, që nuk di ç’të bëjë më pare, sepse ka emergjencë në të gjitha anët.

Mos jemi kalbur krejt si popull, që durojmë edhe përdhunuesit e fëmijëve nëpër shkolla?!

Shkrepeni pisqollën mbi ata plehra që poshtërojnë vajzat tuaja o shqiptarë, nuk ka gjykatë e kalbur në botë që ju dënon për këtë!

Shpesh nga shpata dhe nga baruti, kur e keqja mbërrin fundin, janë themeluar shoqëri të reja, mbi themelet e kalbësisë të shoqërive në rënie të lirë si kjo e jona.

Shkrepeni pra, ju baballarë e vëllezër, kur venë dorë mbi vajzat e motrat tuaja!

S’ka rrugë tjetër, kur kalbësia ka mbërritur fundin!

/360grade.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari26/02/2020 20:26

Keshtu do te ndodhe kur te gjithe mesuesit dhe drejtoret e shkollave dhe te arsimit jane anetare te Rilindjes, komisionere votimesh dhe kryetare te partise.
Te gjitha drejtoreshat jane kurva dhe drejtoret kurvare qe thjesht imitojne udheheqesin e tyre pervers. Ai keni pare edhe gjestikulacionet dhe gjuhen e trupit te tyre???? A i keni pare qe te gjitha e te gjithe rilindasit perverse, kurva e kurvare, gra te divorcuara apo beqaresha kurva me moshe te pamartuara, imitojne me duar, me sy, me kembe, me trup, me goje, me ze, me vesh e me hunde Krye Rilindasin???? Te gjithe nje levizje sinkron!!! Ju kujtoni se kur KM flet neper kongrese, konferenca partie apo mitingje disa oreshe, ai thote ndonje gje te re??? Fjalimet e tij 3-4 oreshe pa pushim me gjestikulacione si Ducja dhe Hitleri, me krruajtje koke dhe veshi si Sten Laurel dhe me krruajtje bythe si Oliver Hardi, jane thjesht ore trajnimi per rilindasit e pranishem se si duhet ta imitojne liderin suprem te droguar!

turi26/02/2020 17:50

I bashkohem z, Zheji! Thirrja e tije eshte kushtrim per ata qe nuk e kane vene akoma drjtesine,,,, Nuke kuptoj se si nje baba apo nje vella mund te rroje i qete kur nje mutmtui dhumen nje vajze adoleshente, dhe jam per koburen,qe gjithsesi eshte e vonuar, por si thuhet me mire vone se kurre!

Askushi26/02/2020 14:44

I dashur Zhej. Kjo ndodhe sepse e para qe shoqerija jone eshte njeriu i ri i Enverit, dhe e dyta qe ne nje shqerie pamoralshmja eshte e moralesheme, ku pasqyra e moralit jane qeverritaret tane, ku ne te gjitha zallamahit e tyre te pamoralsheme nuk ka asnje te ndershkuar, keshtu do te ndodhe. Ku krye horri yne KM, eshte me perversi, ku spiropalla, e te gjithe pallat e tjera jane me te pamoralshmit dhe te pandershkuarit, ku bashkiak me droge e me breke te grisura, etj etj...keshtu do te ndodhi dhe ne shkolla, pasi dhe aty keta mesues pervers, zgjidhen nga rilindja dhe jo nga aftesija. Pra peshku eshte super qelbur nga koka e tek kembet tashme.

Xufe26/02/2020 13:20

Ndjehem krenare dhe me shpresë akoma për këtë vend nga njerëz si Ju zoti Zhej,respekt dhe mirënjohje për nivelin tuaj intelektual dhe mendimet tuaja të hapura dhe pa servilizma. Më vjen çudi a kanë baballarë e vëllezër ato vajza,meqë shtet nuk ka duhet t'i mbrojë familja. Jam shumë e indinjuar si nënë nga ato veprime të atyre palomësuesve që vetëm mësues nuk janë dhe nga mos veprimi i ministristës së arsimit dhe reagimi i turpshëm i saj ndaj medias në vënd që t'a falenderonte atë. Tur si ka degraduar shkolla , vendi ku fëmijët duhet të jenë të sigurt,dhe shoqëria shqiptare që nuk reagon.

Genti26/02/2020 11:23

Bravo Zheji, je njeriu me mendjen me te ndritur. Respekte...

Shto koment

Denonco