2 Marsi i të gjithëve

2 Marsi i të gjithëve

Nga Çim Peka - 23/02/2020

Presidenti i Republikës ka thirrur popullin në Bulevard në mbrojtje të Kushtetutës. Unë nuk e di çfarë do bëjë Lulzim Basha, apo edhe pjesa e tij e opozitës, por di që ai, e gjithë opozita, e në fakt çdo shpiptar duhet t’i përgjigjet thirrjes së Presidentit të Republikës.

Ilir Metën mund ta duash, ta urresh, ta kesh kundërshtar, të kesh çfarëdo mendimi për të, por kjo nuk ka të bëjë vetëm me të. Qeveria e Edi Ramës është kthyer në një Koronavirus, i cili vetëm Gjykatën Kushtetuese nuk e ka pushtuar akoma.

Ilir Meta ka fajet, mëkatet e përgjegjësitë e veta bash për këtë situatë. Por ai nuk është vetëm. Përgjegjës është edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha dhe kushdo tjetër që në një moment të caktuar e ndihmoi dhe lejoi Edi Ramën të shndërrohet në monstren që është sot.

Thirrja e Presidentit të Reublikës nuk është e lidhur me Ilir Metën, anipse është e pandarë nga institucioni i Presidencës.  Shikoni çfarë ka ndodhur në harkun kohor të një viti.

Opozita ka dorëzuar mandatet, dhe Edi Rama i ka zëvendësuar ata në mënyrë anti-kushtetuese (pa kaluar nëpërmjet Komisionit të Mandateve). Me gjithë zevendësimin, Parlamenti nuk ka dhe nuk mund të plotësojë numrin kushtetues prej 140 deputetësh, e, si rrjedhojë është në antikushtetueshmëri.

Pushteti lokal është në dorë të një partie (madje një individi të vetëm). Institucionet e drejtesisë janë tashmë jo vetëm në dorën e Edi Ramës, por vegël politike e tij. Duke parandjerë disfatën e pritshme në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me procesin e vetingut, dhe bllokimin eventual të tij, ai nxitoi që së bashku me paketën me emrin idiot KÇK, të fillojë shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve pa pritur procesin e vetingut.

Një kryeministër që zotëron parlamentin më monist në historinë e demokracisë, pushtetin lokal më monist të demokracisë, Prokurori e Gjykata, polici me kompetenca antikushtetuese, institucione të pavaruara sipas Kushtetutës, por tashmë të kapura prej tij, një trupë parlamentare banditësh e sharlatanësh që nuk lënë pisllëk të Edi Ramës pa votuar, një proces po aq idiot për shkarkimin e Presidentit, i vetmi institucion që i ka mbetur pa kapur është Gjykata Kushtetuese. Këtu nuk bëhet fjalë për disa emra individësh që një forcë do t’i caktojë sipas preferencave të saj, dhe një forcë tjetër nuk do ta lejojë. As se Presidenti do të ketë njerëzit e tij në Gjykatën Kushtetuese. Këtu behet fjalë për përpjekjen finale për ta zhbërë Shqipërinë, apo hapin e parë të kthesës nga gremina.

Gjykata Kushtetuese së shpejti do të marrë në shqyrtim dekretet e Presidentit të Republikës për anullimin e zgjdhjeve lokale të vitit 2019. Në varësi të fatit të Gjykatës, përcaktohet edhe fati i pushtetit vendor. Fati i pushtetit vendor, përcakton edhe fatin e pushtetit qendror.

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim një sërë ligjesh që e zhbëjnë ose e ruajnë këtë shtet. Do të vendosë mbi fatin e paketës ligjore që ka kthyer Shqipërinë në një shtet policor të Edi Ramës. Do marrë në shqyrtim ligjin për pronat, e pronarëve u ka dalë për zot Lulzim Basha. Do të marrë në shqyrtim ligjin korruptiv për Teatrin, e, Teatrit i ka dalë për zot Lulzim Basha. Do të marrë në shqyrtim disa koncensione e PPP, e, zhbërjes së tyrë u ka dalë për zot Lulzim Basha. Herët a vonë do t’i duhet të merret me ndarjen administrative, e, me këtë ndarje, Lulzim Bashës i bëhet fitorja në kufinjtë e të pamundurës. Edi Rama sot mund të bëjë ç’të dojë, dhe nuk do të mund të ndalet më, nëse nuk ndalet tani.

Unë e dua opozitën në pushtet, e, Lulzim Bashën kryeministër të vendit. Kam mbështetur iniciativa të forta politike nga ana e tij, e kam kundërshtuar po aq fort kur ka qenë vendi. Lulzim Basha dhe opozita që ai drejton ka tre alternative përpara tij: a) t’i paraprijë popullit, b) të ecë krah për krah me të, c) të ecë prapa popullit të vet. Është zgjedhja e tij, por populli nuk pret në pafundësi për lidership. As këtu e askund në botë.

Lulzim Basha e ka vendin në bulevard me datë 2 mars në krye të popullit opozitar. Ilir Meta është President i Republikës, por Lulzim Basha është lideri i opozitës. Nëse do t’i dalë për zot, më datë 2 mars ai duhet të pushtojë sheshet e bulevardet në krye të popullit. Edi Rama ose ndalet tani, ose nuk ndalet më kurrë. Nëse jo tani, më vonë Edi Rama do të marrë Bashën, Berishën, Meten, me ç’kanë nga pas, e do të fshijë bulevardin me ta!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Liku 25/02/2020 15:56

Derdellitje si kjo e kasapit, nuk kam lexuar ndonjehere!?

Skrapari25/02/2020 14:52

Krasasi tp! Me mua e ke kot repliken. Mua nuk ma ndjen fare se cfare thone dhe mendojne te semuret e regjimeve totalitare. Nuk i kam ne hesap. Me ta jam divorcuar qysh ne korrik te 90.

krasasi tp24/02/2020 17:22

Skrapari,ti në mos gaboj ke punuar në Ministrinë e Jashtme dhe mesa duket ke ngut për ndryshime të menjhershme të pushtetit dhe ske faj.Mirë do ishte që edhe ish ministri yt i jashtëm,të kthehet në shef i opozitës së bashkuar.Ju bëhet mirë të dyve.Nëse i behet mire vendit dhe opozites unë kam çfaq dyshime.Ajo puna e koronavirusit do kuptuar keshtu.Në 2 mars,eshte mire per ty te genjesh qe je me grip, per te justifikuar mospjesemarrjen ne revolucion,se sa te kap gripi vertet, pas zhgenjimit qe do pesosh, nga mos kurorezimi me sukses i 'qeverise fshaçe' qe synoni te krijoni.Nje njeri i drobitur nga pritja e gjate per post dhe i plevitosur ne bulevard, mund te jete vertet preja e pare e koronavirusit.Nuk ta uroj.Kujdesi duhet.Ruhu te te ruaj keshillon Zoti.

Skrapari24/02/2020 14:27

O krasas tp! Je nje kriptokomunist i pandreqshem. Edhe ne keto kushte kur ridhjerja ka vdekur ti kerkon serish ta ngjallesh. Sa e poshter eshte thirrja jote per te minimizuar pjesemarjen kur flet per friken e koronavirusit. Une mendoj se koronaramusi eshte 1000 njehere me i rezikshem nga koronavirusi, ndaj cdo qytetar i ketij vendi ne 2 mars i gjithi ne shesh per te fshire nga faqja e dheut koronaramusin.

QYTETARI dt 24 shkurt 2020 24/02/2020 14:25

Caro Presidente. Një fjalë e urtë popullore në italisht thotë: " Melio tardi ce mai". në shqip shumë e përdorur " Më mirë vonë se kurrë". Por shpërndaj sa më parë parlamentin nëse ke vërtet tagrin me dekret. Sepse struktura të fshehta nëpër rrethe po përhapin lajme të rreme për coronavirusin që po shfaqet në Shqipëti për ti trembur njerzit që të mos mbldhen në Tiranë më 2 MARS....

ILIRI24/02/2020 12:00

E drejte, populli duhet te dale ne shesh e tu jape shkelmin te gjithe politikaneve aktuale dhe jo vetem presidentit

krasasi tp23/02/2020 21:37

Zoti ndihmoi një herë Presidentin(nuk doli dot në mejdan) për shkak të tërmetit.Këtë herë Zoti do ndihmoj Popullin,do ta izoloj nga koronavirusi dhe i bije që të turpëroi Presidentin.Por sot ka një postim ku një e "mirëinformuar" përhapte një 'fake' se koronavirusi ka mbërri në vënd.Deri në 2 Mars është më e lehtë të paraqitesh në spital si i prekur, se sa të dalësh në revolucion, për t'ua hequr nga duart kushtetutën atyre qafirëve të perëndimit, që ndihmojnë qeverinë e që duan të na fusin me zor në BE.Ore jeni në metro Ju që doni t'ja delegoni vullnetin e 'grijve' dhe 'bluve' Ilir Metës.Të sabotoni Reformën në Drejtësi, Integrimin e vëndit në BE dhe të krijoni premisat për trazira dhe destabilitet, në kushtet ku qytetarët janë në qiell të hapur, dhe ekonomia në prag kolapsi.Kush ju lë,po ju la në marrëzinë tuaj,çfarë do bëni?.Përmbysje me dhunë?.Apo do krijoni me vendim fshaçe, një qeveri të 'shpëtimit kombëtar'?.

N23/02/2020 15:58

Jane te sakta te gjitha konstatimet tuaja z.Peka por Ilir Meta eshte i pa besueshem ti kerkoj me pare falje popullit shqiptar qe solli ne pushtet Edvinin dhe e mbajti ne 2017 tani kerkon mbeshtetjen e popullit jam i mendimit qe pavaresisht kesaj populli opozitar dhe jo vetem duhet te dale ne shesh te protestoj kesaj radhe ti coj gjerat deri ne fund

Skrapari23/02/2020 15:33

Kjo shprehja e fundit z. Peka nuk me pelqeu. Me Berishen, Bashen dhe Meten nuk behet shaka. Kete besoj se Edvin Kellira e di fort mire. Doktori e ka provuar qe pushtetin e merr dhe per 15 minuta. Por puna eshte qe PD dhe aleatet e saj te vijne ne pushtet me vota te lira dhe te ndershme.

Shto koment

Denonco