Mbrëmja e djeshme, e cila përkonte me ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, do të na përballte me një student të revoltuar përballë kryeministrit të vendit.
Duke qenë se për arsye të caktuara, m’u desh të isha e pranishme në këtë mbrëmje, e quaj të nevojshme të shkruaj dy fjalë.
Pata mundësinë të lexoja qëndrime të ndryshme mbi ngjarjen e djeshme. Pjesa dërrmuese e mendimeve, gjykonin studentët e tjerë, që nuk iu bashkuan revoltës që u ngrit nga studenti që u nxorr jashtë.
Së pari, isha ulur krejt larg studentit të revoltuar dhe nuk mund ta dëgjoja kthjellët përmbajtjen e revoltës së tij. Më vonë, lexova se revolta e tij ishte përqëndruar tek fakti se shumë studentëve që diplomoheshin u duhet ta përdorin diplomën si biletë arratisjeje drejt një vendi tjetër.
Revolta e studentit përmban në thelb të vërtetën tragjike të kombit shqiptar.
Në këtë vend, kur thua të vërtetën, ndodhin veçse dy gjëra; ose të dëbojnë ose të etiketojnë si të sëmurë mendor ose njeri me probleme.
Le të rikthemi tek thelbi i këtij shkrimi: Pse nuk iu bashkuan revoltës studentët e tjerë?- ishte pyetja që u shtrua mbrëmë.
Sipas mendimit tim, për të cilin jam krejt e vetëdijshme, që ka kufijtë përkatës në përmbajtje dhe cilësi, pyetja duhet të shtrohet tjetërkund: - Pse nuk iu bashkuan revoltës prindërit që ishin në sallë?!
Hamendësoj që mbrëmja e diplomimit të fëmijës, për çdo prind është një mbrëmje krejt e veçantë, pasi aty përmbushet jo veçse përkushtimi i fëmijës, por edhe përkushtimi i tij si prind. Një prind duhet të ndihet krenar në këtë mbrëmje, pasi ia ka dale mbanë, që t’i dhurojë shoqërisë një specialist në një fushë të caktuar. Pra, detyra e tij si prind është përmbushur.
Nëse dikur një prind shqiptonte fjalinë: E nxorra fëmijën tim në jetë, në ditët e sotme kjo fjali është zëvendësuar me fjalinë- E nxorra fëmijën tim në Gjermani.
Sepse jeta projektohet gjithkund, veçse në Shqipëri jo dhe sikundër do të shprehej me të drejtë studenti i revoltuar: “Diploma është veçse një biletë arratisjeje për në Gjermani.”.
Prindërit që ishin dje në mbrëmjen e diplomimit heshtën. Heshtën sepse po mbështesin me vullnet të plotë arratisjen e bijve të tyre.
Mjafton vetëm një fakt për të kuptuar situatën- Pjesa dërrmuese e studentëve të Universitetit të Mjekësisë, janë në kursin e gjuhës gjermane. Ky kurs mbështetet financiarisht nga prindërit e tyre. Gjuha gjermane bashkë me diplomën përbëjnë biletën e arratisjes.
Revolta e mirëfilltë duhet të lindë nga prindërit, por për fatin tonë të keq, prindërit janë të dorëzuar.
Të dorëzuar pasi ky vend u duket krejt i pashpresë dhe janë gati të ndahen nga fëmijët e tyre, vetëm që këta të fundit mos ta ndërtojnë jetën e tyre në këtë vend.
Ndonëse Kryeministri orvatet të na e servirë shpopullimin e vendit , thjesht si dëshirë e individit për të jetuar diku gjetkë, dihet fare mirë, që arratisja nga ky vend, vjen nga mungesa e shpresës dhe sigurisë brenda tij.
Ndaj, nuk u çudita aspak, që ai student i revoltuar u gjend krejt i vetëm dhe u mbështet veçse nga duartrokitjet e shokëve të tij.
Nuk mund të revoltohen ata që kanë prerë biletën e arratisjes sikundër as nuk mund të gjykohen!
Post Scriptum- Nga prindër të dorëzuar nuk mund të lindin studentë të revoltuar.
© SYRI.net
zj Eleona ky shkrim me ngjarjen qe pershkruan eshte kuitisenca ;;;e trishtimit;;;O spektator te arenes se pergjakshme;Brohoritni fitoret e gladiatorve;;;Bashke mr to dhe zCim Peka i cili ndofta akoma nuk ka kuptuar se per te shpetuar at vend brilant lipset te mbylle kapitullin e atyre qe ze ne goje dhe te kerkoje nje HERO Ju lutem me ne fund botojeni keto rreshta;;;
Po ti gje e trashe e Kuksit, kete status pacavure gjete ta publikosh ne portalin tend ?! Bile e konsideron edhe si Analize. O idiot kaq hajvan je sa nuk e kupton qe eshte justifikim e nje mjeraneje qe duarktorkiti nje mut kryeminister?
HEU,NGA PRIND TË DORËZUAR,NUK MUND TË LINDIN STUDENTË TË REVOLTUAR;
EU,NA BIND TË HORRËZUAR,NUK TUND TË BINDIN STUDENTË MË T'HERORZUAR!;
KOHË TRADHTIE MË MADHE TËRKOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;NGA FASHIZMI
RUSO SERBO JUGOSLLAVË;INETELEGJENCA KOMBËTARE SHQIPTARE,U PRINTE
LUFTËS ÇLIRIMTARE,DUKE LUFTUAR KUNDËR TRADHËTISË MBARË SHQIPTARE;
GRUPE GUERILE,DUKE LUFTUAR DHËMBË PËR DHEMBË,ME ARMIKUN GJAKATAR
DHE,NJË LUFTËTARI LEGJENDARI;IA NXENË FAMILJEN PENG,NËN DHUNË O,EDHE
PËRDHUNË;QITUR PARA NËNËN E LUFTËTARIT ME BABË DHE GRUA O,FËMIJË;AH,
PAS TYRE MBSHIFËSHIN UDB-A RUSO SERBO KOMUNISTE;I AFROHËN BUNKERIT,
GJËJA PËR TA ZENË TË GJALLË LUFTËTARIN,ÇLIRIMTARIN;AI THËRRET,BËRTETË;
NËNËN E TERË FAMILJEA:OUUU,ULUNI KOKË,ULUNI PËRTOKË;Q'TË UA LULZOJË,
LULEN E BALLIT,ME PLUMB PUSHKË;KËSAJ NJUSHKE,TË BISHËS KANIBALË;SE OR,
SHQIPTARI NUK DORËZOHEJ KURRË,PËR SËGJALLI;PA E PAGUAR DHJETË FISHË
VETËVEDIN,DHE PA E ÇLIRUAR TË TERË VENDIN,FARË SHKRIPKAVRRINË;OUUUH,
MBARË SHQIPTARINË;HEEEJ OREEE,MBARË SHQIPTARINË! MË TË FALA MANI,USA.
Popujt janë kudo njëlloj. Kur i hidhen vargojtë mbi qafë, nuk e urrejnë lidhjen (skllavërimin). Bonapart. Madje janë të shumtë ata që kanë nostalgji për skllavërimin. Ju përgëzoj Zj. Elona, gjithmonë brilante. Vërtet është detyrë e prindërve ti sigurojnë bukë e arsim fëmijëve, por është më parësore ti edukojnë me vlerat njerëzore të nderit, të kurajos civile, të solidaritetit.... Kjo detyrë duhej ti përkiste kryesisht sidomos edhe atyre "bijve të popullit që huazuan veten në sakrificën e mundimshme" të misionit të qeverisjes së popullit. Shiko o popull se si po e kryejnë këtë "mision" këta "bij të zgjedhur", të rrethuar me gardistë të bombarduar stimulantë, të armatosur deri në dhëmbë me gaz (kosovar) të cilët dhunojnë të riun SHQIPTAR vetëm sepse i thotë të drejtën e tij një zullapi me patentë skicofrenie dhe kokaine. Në vitin 1990-91 prindërit morën fëmijët në krahë dhe dolin në sheshe ja vdekjenja liri. Këta ish trima janë sot prindërit e këtyre të rinjve që po dhunon pa mëshirë zullapi i rradhës, biri i zullapit të asaj epoke, ajme e paskemi humbur guximin, e bashkë me të edhe shpresën. Kështu e ka të fituar zullapi. Madje tashmë sillet edhe si mjek që shpërndan receta dhe ilaçe. E ka mësuar zanatin nga Doktor Vokopola, i cili e ka kuruar për skicofreni që nga mosha 5 vjeçare. Zj. Elona..... të çmëndurit largohen me dru kurrizit... sa pa çmëndur tërë një Komb.
Popujt janë kudo njëlloj. Kur i hidhen vargojtë mbi qafë, nuk e urrejnë lidhjen (skllavërimin). Bonapart. Madje janë të shumtë ata që kanë nostalgji për skllavërimin. Ju përgëzoj Zj. Elona, gjithmonë brilante. Vërtet është detyrë e prindërve ti sigurojnë bukë e arsim fëmijëve, por është më parësore ti edukojnë me vlerat njerëzore të nderit, të kurajos civile, të solidaritetit.... Kjo detyrë duhej ti përkiste kryesisht sidomos edhe atyre "bijve të popullit që huazuan veten në sakrificën e mundimshme" të misionit të qeverisjes së popullit. Shiko o popull se si po e kryejnë këtë "mision" këta "bij të zgjedhur", të rrethuar me gardistë të bombarduar stimulantë, të armatosur deri në dhëmbë me gaz (kosovar) të cilët dhunojnë të riun SHQIPTAR vetëm sepse i thotë të drejtën e tij një zullapi me patentë skicofrenie dhe kokaine. Në vitin 1990-91 prindërit morën fëmijët në krahë dhe dolin në sheshe ja vdekjenja liri. Këta ish trima janë sot prindërit e këtyre të rinjve që po dhunon pa mëshirë zullapi i rradhës, biri i zullapit të asaj epoke, ajme e paskemi humbur guximin, e bashkë me të edhe shpresën. Kështu e ka të fituar zullapi.
Nje injorant shkon e u mban leksion studenteve, ky qe e ka marr shkollen nga babi.o Zotttt
Turp te kene te gjithe ata studentet qe ishin ne salle e nuk e perkrahen shokum e tyre.tuf frikacakesh
Ja fut Kot Gezimi eshte kur mbaroi shkollen e mori diplomen Hidherimi eshte ku do te shkoje te punoje?Te laje bythen e pleqeve ne gjermani?Po patjeter se vertet e bene ate pune por edhe paguhet? Per kete ju prinder te dashut te mbeshtetni studentin e ne forme revolte te ishit larguar te gjithe nga salla kur muaren studentet nga bodigardet>Ku eshte justifikimi ketu?Çfare mesazhi moe nga ai takim qe nje student me profesion mjek tani eshte sipas atij i semure mendor.Hajde takim hajde
Nje shkrim qe duket me shume si justifikim i studenteve qe e lane vetem kolegun e tyre te revoltuar edhe se prinderit i kane porositur qe te duartrokasin kryeministrin dhe jo studentin se nga kryeministri mafioz, ju varet jeta e tyre......asgje me ndryshe se duartrokitjet qe mbushnin sallat e gjyqeve poltike kur denohej me vdekje nje shqiptar tjeter......asnje ndryshim nga ato salla ku i mohej edhe qumeshti nenes tradhetarit te komunizmit...mjerimi vazhdon akoma....deri kur????....
Jam sh dakort me shkrimin, por nuk kuptoj cpune ka ky kryeminister ne nje ceremoni diplomimi????