Brisku i Presidentit të Republikës

Brisku i Presidentit të Republikës

Nga Gentian Gaba - 20/02/2020

Ilir Meta, pashmagshmërisht, mban mbi supe ngarkesën që ka çdo person me jetëgjatësinë e tij në politikë. Sidoqoftë, edhe pse jetojmë në kohë toksike për këtë zanat, Presidenti Ilir Meta ia ka dalë që nga institucioni më fuqipakë i strehuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, të kthehet në një mbrojtës të interesit publik; qëndrim ky i konstestueshëm vetëm nga ata që kanë interes ta mbajnë publikun të painformuar mbi rrethanat në të cilat ndodhet vendi.

Kjo ‘metamorfozë’ nuk ka marrë jetë nëpërmjet fjalëve, por me akte; edhe të paprecedenta, sikurse të paprecedenta janë kohët në të cilat jetojmë. Për shumëkënd tingëllon e pabesueshme që në vitet njëzetë të shekullit të XXI të flitet për grusht shteti, për kapje shteti, apo për gjëra që në narrativën tradicionale identifikohen si momente në të cilat lufta për pushtet zhvillohet nëpërmjet dhunës. Megjithatë, ja ku jemi.

Një grusht fare i vogël njerëzish ka kapur shtetin e shqiptarëve. Kjo nuk ka ndodhur me dhunë, ndonëse dhunë ka pasur në zonat rurale, aty ku vota është marrë me forcën e gangsterëve lokalë, as në një ditë. Ndodhi gradualisht. Në fillim ranë në një dorë legjislativi dhe ekzekutivi.

Më vonë, nën hyqmin e zbatuesve të një ‘reforme’ të projektuar për të dështuar, ra edhe drejtësia. E gjitha u lehtësua nga mungesa e garantit të rendit kushtetutes, Gjykatës Kushtetuese. E cila mungon prej më shumë se dy vitesh. Sot, vetëm iluzioni i lirisë dhe fasada ‘vegjetariane’ e këtij regjimi e dallon atë nga regjimi i para 90-ës. Vegjetarian, ashtu sic e përcakton pushtetin Julian Barnes në romanin e tij Zhurma e Kohës.

‘Nëse pushteti të zhyt zarzavate në grykë vazhdimisht dhe vazhdimisht, ai njësoj të vret’, thuhet në atë libër, duke iu referuar mënyrës sesi ‘ndryshoi’ Bashkimi Sovjetik nën udhëheqjen e Krushovit. Këtij sulmi frontal ndaj shtetit të së drejtës po i kundërvihet Presidenti i Republikës; çka e bën atë opozitar, por jo detyrimisht përfaqësues të opozitës në Presidencë.

Sigurisht inflaksioni i propagandës së mazhorancës e ka vështirësuar dallimin e së vërtetës për qytetarët e zakonshëm; të cilët, të mbyllur në hallet e tyre, nuk e andrallin veten për të kuptuar rrezikun që po i kanoset vendit. Megjithatë, ka një mënyrë shumë të lehtë për të kuptuar nga cila anë rreshtohet e drejta në këtë përplasje.

Është përdorimi i parimit racional të quajtur “Brisku i Okamit”, i cili merr emër nga teologu mesjetar Willima Okam. Ky parim, zakonisht përkufizohet si “shpjegimi më i thjeshtë, është shpjegimi më i mirë”. Në terma filozofikë, parimi urdhëron që entitetet të mos shumohen përtej nevojës. Në terma të thjeshtë, do të thotë se duhet t’i mbështesim shpjegimet të cilat nuk krijojnë më shumë pyetje se sa përgjigje.

Nëse betejën midis Presidentit dhe Kryeministrit e analizojmë nëpërmjet kësaj qasje, si dhe shqyrtojmë vendimet e palëve në raport me kontekstin e mësipërm, rezulton se përgjigjet më të thjeshta janë ato të Presidentit.

Për shembull, nëse Presidenti kthen në Parlament ligjin special për Teatrin Kombëtar, ndërkohë që mazhoranca e çon përpara në fshehtësi, edhe pse përmban shkelje të hatashme të Kushtetutës dhe të së drejtës ndërkombëtare, shpjegimi më i thjeshtë është se e drejta qëndron nga krahu i Presidentit.

I njëjti parim vlen për një numër të madh vendimesh, që tinëzarisht kërkojnë të përfitojnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese, të cilat kanë krijuar jo pak debat në jetën publike. Një tjetër prej tyre, sa për lehtësi ilustrimi, është ai mbi betimin e gjykatësve të Kushtetueses. Lindi si pasojë e vendimeve të dyshimta, shkeljeve ligjore dhe kushtetuese të Dvoranit. Edhe në këtë rast, shpjegimi më i thjeshtë, është shpjegimi më i mirë; pasi edhe një trupeshk e kupton se Gjykatësi nuk mund të betohet përballë një noteri, apo edhe më keq, me postë, por aty ku e përcakton Kushtetuta.

Për sa më sipër, nëse mazhoranca do të ishte e çiltër në qëllimet e saj, si dhe realisht e prirur për të bërë shtet, jo për të kapur shtetin, do të duhej të përqëndronet energjitë në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, jo në kalimin me mujsharinë e kartonave dhe hileve mediatike të të gjitha ligjeve që synojnë të përfitojnë pikërisht nga mungesa e këtyre filtrave të rëndësishëm për një demokraci.

Andaj, në këtë kreshendo të tensionit midis palëve, përballë pikëpyetjeve të shumta që kanë krijuar të gjitha lëvizjet e mazhorancës përgjatë këytre, përfshirë këtu edhe rrëmbimi i kompetencave të Presidentit, arbitraritetit absolut dhe pa kotroll, thjeshtësia e përgjigjeve të Kreut të Shtetit, gjithmonë pranë Kushtetutës, lehtësojnë anën e tehut nga e cila mund të rreshtohemi. Ky tashmë është brisku i Presidentit të Republikës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet20/02/2020 21:21

BRISKU I PRESIDENTIT;RRISKU E FERRZIRENDIT;KUR NJË FSHATAR I VARFËR SHKON
TEK BERBERI,PËR TË U QETHUAR KOKËS DHE RRUAR FYTYRËS;PORSA ULEJ FILLON
RROJA FYTYRËS,NDALEJ UJI DHE DRITA ELEKTRIKE;ZHVATEJ HUJI ME PRITA NE LEK
PRITE;BERBERI PO PROPZON:OU,KAM NJË BRISK SUPËR SILVER;QË PREN MIRË DHE
MIRË;DHE,MUND TA KRYEJMË RROJËN FYTYRËS,EDHE QETHJEN E KOKËS;EDHE PA
DRITA,DHE PA UJË;RRUARJE E QETHJE NË TË THATË;PRUARJE RRQETHJE NGRATË;
POR,DUKE RRUAR FYTYRËN,AI BRISK,SA RRISK;I PA MPREHTË,QYK;QË NA PRENTË E
NA SHTYPTE,SI PYKË;DUKE NA PËRGJAKUR,DUKE NA PËRFLAKUR;A,NË MBARIM OH
FLAKËRIM,TË RROJËS,PLOJES;BEBRI PO PYET:A PO TË DHEMBË HIQ,FORTË;PASI TË
PREVA;POR,E KREVA;TANI,RADHA TA QETHIM KOKËN;AI I GJORI PËRGJEGJEJ:OUUH,
PËR ZOTIN,NËSE VAZHDON KËSHTU,TË PËRGJAKËM,PËRFLAKËM;DUKE RJEPUR OH,
STEPUR;NUK DO MBESIN,TUK DO TË TRESIN;TERË KIME OR FLOKË;NXJERR KRIME,
OJ KOKE;ASNJË FIJE FLOKË;QASNJË KRIME KOKË;PLASNI TRIME PROKË!"MANI,USA.

Daj Jaku20/02/2020 10:29

Me kët brisk duhet me bo synet Edvin Dramën & CO.

Shto koment

Denonco