Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Pse me Albinin, pyetjet e vështira bëhen të lehta!

Pse me Albinin, pyetjet e vështira bëhen të lehta!

Nga Andi Bejtja - 15/02/2020

Një video amatore me celular dje, nga Konferenca e Mynihut, na shfaqi një lider të vërtetë që edhe ata që nuk e donin, e dëgjonin me vëmendje:  Albin Kurtin përpara një tavoline me ballkanas dhe perëndimorë, duke mbrojtur në fakt ato parime që i ka paraartikuluar me kohë.

Shumë shqiptarë andej dhe këndej kufirit, si rrallëherë, panë një "stof" politikani tjetër nga ata që janë mësuar të shohin përditë, me dinjitet dhe plot me mendim e peshë e mbi të gjitha vizion.

Për sa i përket dialogut me Serbinë, për shumë politologë e gazetarë pjesa më e vështirë në rrugëtimin e Albinit si Kryeministër, ai foli për tre parime që ngelën si gozhda jo vetëm në atë sallë.

Albin Kurti tha: "Jo marrëveshje pa dialog, jo dialog me harta dhe jo harta me Presidentë rreth tyre".

Kisha kaq kohë që dëgjoja nga dashamirës dhe jo-dashamirës të tij kur thoshin: "Si do t’ia bëjë Albini kur ndonjë nga këshilltarët e Trump, t'i vërë hartën e ndarjes së Kosovës në tavolinë e t'i thotë firmos!".

Kjo ishte një pyetje e vështirë, por dje e pamë që u bë një pyetje e lehtë: Jo marrëveshje pa dialog, jo dialog me harta. Nuk ka perëndimor e amerikan në botë ta kundërshtojë.

Dhe më tej kur foli për taksën dhe riartikuloi tezën e reciprocitetit, zgjidhi sërish një pyetje të vështirë (në fakt e kishte zgjidhur me kokë).

Me të njëjtën lehtësi do të rrëzojë, në mos e ka rrëzuar dhe të ashtuqujturin "Shengen Ballkanik".

Me Albinin, pyetjet e vështira do të vazhdojnë të bëhen të lehta, sepse përgjigjet në këtë rast nuk i japin as Kulisat, as Intrigat, as Pazaret, por parimet, që falë Zotit këtë herë artikulohen jo thjesht nga një lider patriot, por nga një lider me brumë, vizion e me një epërsi dije të dukshme më së paku në krahasim me liderët e tjerë të Ballkanit.

E mbani mend për shembull sa të vështira i kishte përgjigjet Presidenti Thaçi apo edhe gazetari Baton Haxhiu në studiot televizive? 

Njëherë thoshin nuk është ndarje, është korrigjim; pastaj do të shkëmbejmë territor, por nuk ka ndarje; pastaj nuk ka ndarje në bazë etnike, është një muhabet tjetër; multietnicitetin do e ruajmë; nganjëherë thuhej që Presidentin e kanë përkthyer keq nga anglishtja; pastaj dilte vizorja, njëherë 30 km brenda, një herë 30 km jashtë Mitrovicës e të tjera e të tjera si këto ...

U, se harrova, a e mbani mend sa të vështirë e kishin t'i jepnin përgjigje pyetjes se, e kujt ka qenë ideja e ndarjes?! Cfilitje e vërtetë!

Përkundrazi, shikoni sa të lehtë e pati Albini dje, edhe pse rruga do të jetë më e gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Mevlan18/02/2020 16:08

Lehtë me folë,vështirë me vepru! Nëse Albini vazhdon me opstruksionet ndaj amerikanëve shpejt do ia ndish piskanën!

Selman Dervishi-Mani,USA.poet15/02/2020 19:07

HEU,PSE ME ALBININ,PYETJET E VËSHTIRA BEHËN TË LEHTA;EU,SE ME GALKRIMIN,
SHTYETJET TË MIRA,NGREHËN TË ZBEHTA;OUH,KUR PAS GJASHTË SHEKUJ,ZGURË
SHVATË TEMPUJ;ME DEMONSTRATA E PROTESTA RINORE,PRINDORE;DUKE U LARË,
VRARË;PANDËRGJEGJËN NJERËZORE;PAPËRGJEGJËN ME STREZORE;O,MË MIZORE,
MË KRIZORE;QË DIKTATURA RUSO SERBO JUGOSLLAVE;GRIKASUKKRA PUSO VERBO
TUGOSHKAVE;HAPI UNIVEZITETIN E PARË N'PRISHTINË;I VETMI UNIVERZITET TROJE
MBARË SHQIPTARE;NDARË,PËRÇARË;MATANË KUFIRIT TË SHETTIT AMË,T'SHKRETIT
GJAMË;Q'NA HAPET NJË DRITARE DIJES,TERË KOMBËTARE SHQIPTARE;DHE MBARË
NDËRKOMBËTARE;QË TANI,PAS PESË DEKADA,DUKE DHËNË FRYTET E DIJES,PRIJES;
AFTËSISË,SHKATHTËSISË UNIVEZITARE;MBARË TËRKOMBËTARE,NDËRKOMBËTARE;
QË NGA ARMIQËT KOLONIALË,HORZIGALË;TRANDIVALË,KANIBALË;ZU KOMENTOJNË
EDHE,TRUMBETOJNË:SHQIPTARËVE UA MBLODHËM PUSHKËT MOSMBROJTJE;ËËËH
PORSI,ORSI;UA LEJUAM TOPA,RAKETA,DHE ARMË BËRTHAMORE;OU,PËR RILINDJEN,
OREEE RINGRITJEN;MBARË KOMBËTARE,OUH,MBARË SHQIPTARE!!!" NGA MANI,USA.

krasasi tp15/02/2020 16:39

Varet me kë e pini kafen Z.Bejtja.Pamvarësisht 'shkurtësisë'së shkrimit,si gjithmonë dhe referencave, një gjë është e qartë për ne qytetarët e thjeshtë.'Mulliri mediatik' në të dy krahët e kufirit,ka ndjek linjën paragjykuese ndaj SHBA dhe presidentit Trump.Të gjithë Ju e konsideroni Z.Thaçi si ambasador Amerikan, të ngarkuar me harta, me gërshërë, me gjilpëra dhe pënjë, i gatshëm të qep e shqep teritore të Kosovës, me porosi Amerikane.Të dërguarët e SHBA në Ballkan ,si shantazhus dhe ekzekutor të vullnetit të Presidentit Trump për ta sakatu Kosovën.Se çfarë manovrash kryen Z.Thaçi për mbijetesën e tij politike, apo të forcës që e ka mandatu, kjo është tjetër gjë.Nëse SHBA do kishin ndërmënd ta sakatonin Kosovën, këtë do ta kishin bër që kur e çliruan.Që në Kumanovë, apo që në vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare, që pamvarësinë e Kosovës, nuk e konsideruan në shkelje të ligjit ndërkombëtar,apo në njohjet e realizuar deri mësot.Nëse Z.Thaçi reflekton influenca të tjera antiperëndimore,Z.Kurti nuk është zgjedhur Kryeministër i Kosovës, as si bodigard ,as si patriot,se të tillë hiqen të gjithë kur duan të marin pushtetin.Retorika me gogolin Amerikan që do të ndajë e të coptojë Kosovën, i ka sherbyer 'mullirit politik e mediatik' për ti mbajt larg investimet dhe influencat Amerikane dhe perëndimore.Por vit zgjedhjesh është edhe në Serbi edhe në SHBA edhe ndoshta në Shqipëri.Rezultatet dihen.Të shikojmë si do ti parashikoj dhe kujt do ti shërbej,' mulliri mediatik'.

Shto koment

Denonco