Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Celularët të grabisin, policia të përgjon

Celularët të grabisin, policia të përgjon

Nga Klodian Tomorri - 14/02/2020

Jeta e qytetarëve shqiptarë u bë më e mirë këtë jave.

Shumë shpejt, çdo shqiptar nga 0 deri në 100 vjeç mund të përgjohet nga një polic i thjesht, pa urdhër gjykate, pa autorizim prokurori.

Kjo është shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut.

Dhe shpesh regjimet që shkelin të drejtat themelore, janë njëkohësisht edhe regjime kleptokratike, ku kasta sunduese grabit çdo dite qytetarët e vet.

Ironikisht ditën që doli projektligji i përgjimeve, kompanitë celulare, të paktën 2 prej tyre, Vodafone dhe Albtelekom kanë rritur tarifat në mënyrë të sinkronizuar.

AKEP dhe Autoriteti i Konkurrencës dredhin zinxhirët.

Në një shtet normal, këtë nuk do të guxonte ta bënte asnjë kompani.

Por kur bien të drejtat e njeriut, ligji dhe institucionet përdoren jo për të mbrojtur qytetarët, por për t'i grabitur ata.

Tani shqiptarëve u kanë mbetur të flasin në telefon.

Të paguajnë më shtrenjtë dhe të përgjohen nga një polic militant.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gramoz14/02/2020 17:09

Imagjinoni te jesh i pergjuar nga nje polic qe hedh kapelen dhe ben vota per ridhjerjen! Te jesh i pergjuar nga nje polic qe mbjell, ujit, korr dhe magazinon kanabis! Te jesh i pergjuar nga nje polic qe me urdher partie, helmon me gaz njerez ne pik te hallit qe protestojne qe ridhjerja mos ti lere pa shtepi, ne mes te 4 rrugeve!

Shto koment

Denonco