Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Nuk ka qeveri PD - PS

Nuk ka qeveri PD - PS

Nga Nga Indrit Vokshi - 13/02/2020

Një portal, në mënyrë abuzive, keqinformuese e shtrëmbërurse, me qëllim dëmtimin e pozicionit të PD, ka publikuar një titull “Marrëveshje si në 2017”. Marrëveshja e 2017 nuk ka qenë e keqe si marrëveshje e si ide, por ka qenë e keqe si rezultat – u bë e keqe prej rezultatit që nuk prodhoi, prej pamjaftueshmërisë.

Ndaj përmendja e saj jep goditje negative në opinionin publik.

PD në 2017 pa dhe kuptoi se, as duke marrë Ministrin e Brendshëm për të parandaluar bandat, as duke marrë ente e drejtori për të parandaluar përfshirjen e administratës në zgjedhje, nuk u arrit parandalimi i blerjes së zgjedhjeve.

Nuk u arrit parandalimi i terrorit të grupeve nëpër fshatra ku njerëzve u thuhej "mbylluni brenda". Nuk u arrit parandalimi i makinave të mbushura me para, të cilat shkonin e blinin vota, pra kryenin vepër penale.

Dritan Demiraj ishte Ministër i Brendshëm, ndërsa Edi Rama komunikonte drejtpërdrejt me shefat e Policisë për t’i kordinuar ata me banditët, se si të blinin e si të vepronin.

Pra këtu nuk ka shtet zyrtar, ka shtet informal, shtet privat, shtet paralel.

Zgjedhjet e lira ndodhin kur palët kanë vullnet për të luajtur sipas rregullave, kanë vullnet për republikë, kanë konsensus për të bashkëjetuar me institucione të përbashkëta. Edi Rama nuk do republikë, do kartel.

Themeli i republikës është konsensusi, ndërsa themeli i kartelit, janë forca e dhuna.

Edi Rama na e ka thënë se dëshiron blerje, dëshiron tu ketë dosje kriminelëve e ti shantazhojë “o punoni për mua, o ua hap dosjet”, dëshiron kontroll, kaos, pasiguri. Mirëpo portale e analistë të ndryshëm, duan t’i nxisin njerëzit të gjykojnë dhe paragjykojnë PD-në. Pse PD propozon ketë zgjidhje, pse PD propozon atë formulë.

Kjo është kriminale.

Kritika nuk është krim, por ajo bëhet krim kur përdoret për interesa të krimit. Varet pra se si përdoret.

Opozita do të provojë formula e mekanizma përballë OBBSH-së (Organizatës së Bandave të Bashkuara të Shqipërisë).

Do të provojë protestën dhe tryezën, molotovin dhe trëndafilin, do kërkojë mbështetje të brendshme por edhe mbështetje të jashtme në Bundestag a kudoqoftë. Çfarë mund të bëjë tjetër?

Të mos bëhemi të çmendur dhe cinikë dhe të përqeshim opozitën dhe përpjekjet e saj përballë OBBSH-së së Edi Ramës. Të na bëhet qejfi disi, një qejf pervers e psikopatik që ja, Opozita s'po mundet të përballet me krimin e organizuar në pushtet.

Kënaqen disa se Opozita po has vështirësi. Ngjajnë njëlloj si nëpër përshkrime romanesh, ku harbuti me syze të zeza, me pallto e me dhëmb floriri i ka shkelur dorën një burri të moshuar të rrëzuar buzë rrugës. Burri tenton ta shpëtojë dorën e vet, ndërkohë dyqanxhiu përballë nënqesh dhe përtall vështirësinë e burrit, nuk tmerrohet nga sjellja e harbutit. Madje e admiron atë.

Në një mënyrë, PD ka shtrirë dorën për konsensus, Karteli e ka goditur në gju e ka rrëzuar e ia ka shkelur dorën. Mirëpo ne smund të jemi tifozë të kartelit. Duhet të jemi njerëz, me të drejtën, me normalitetin.

Ne, si shqiptarë, duhej të ishim të shqetësuar për përmasën që ka marrë përfshirja e kriminalitetit në institucione. Të ngriheshim të gjithë sëbashku e ta dëbonim. Jo të përpiqemi që për interesa banale të dëmtojmë opozitën dhe përpjekjet e saj.

A ka shpallur opozita se do zgjedhje të lira? Po.

A ka shpallur se nuk do përfshirje të krimit në politikë? Po.

Atëherë, çfarë? Vetëm nëse u pëlqen krimi në politikë e shtet, vetëm nëse u pëlqen tallja, sharja e vjedhja si kurrë më parë me koncesione të shfrenuara. Nëse u pëlqejnë këto, po, mund të mbahet ana e Edi Ramës.

Fundja ka sa të duash adoleshentë dhe të rinj nëpër vendbanime të Shqipërisë, nga Kopliku në Burrel, nga Mamurrasi në Cërrik e Patoz etj. të cilët adhurojnë Eskobarin, Toni Montanën, El Chapon, Toto Riinën e me rradhë.

I quajnë ata modele dhe ushqehen me lavdinë e tyre idiote. Ndaj jo çdo lëvizje e Opozitës në tryezën e Këshillit Politik duhet t'u paraqitet njerëzve si tentative për qeveri të përbashkët në kuptimin më negativ që ka fjala “Qeveri e Përbashkët”. Në kuptimin që këta janë bashkë. Ndaj ju mos mbështesni PD, se këta janë bashkë.

Nuk ka qeveri të përbashkët, nuk ka bashkë, s’ka asgjë të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Genti13/02/2020 18:42

Po pse I mori kur nuk mund ti dilte per zot, Apo thjesht me mbush ndonje xhep.

Alfons Malo13/02/2020 13:04

Nuk eshte here e pare qe thuhet,por do te ndodh,Kete e vendos Juri dhe Luja ka marre fund ajo pune.3muaj para zgjedhjeve te 2021!Eshte bere marreveshja Populli e shikon kete

Shto koment

Denonco