Tiranës i erdhi shkatërrimi final nga Rama dhe Veliaj

Tiranës i erdhi shkatërrimi final nga Rama dhe Veliaj

Nga Ergys Mërtiri - 12/02/2020

Narrativa vulgare, banale, patetike e Erion Velisë, një përzierje pështirosëse naiviteti e shejtanllëku, hipokrizie, marrëzie e mërzie, të shkakton, dorë me një, të prera në stomak.

Pikë së pari, kënga ‘Ku ka si Tirona’ është e shëmtuar, po aq sa fjalimet e kryetarit të bashkisë, por mbi të gjitha nuk është aspak një këngë tiranase.

Së dyti, Tirana nuk ka lindur kur u bë kryeqytet, po ashtu siç Erioni nuk e ka ditëlindjen ditën që e ul në kolltukun e Kryetarit të Bashkisë.

E treta, ka një prirje për ta konsideruar katund, Tiranën e hershme. Komunistët janë përpjekur të na mbushin mendjen se janë ata që e bënë atë nje qytet, rilindasit e sotëm e kanë shtyrë edhe më vonë këtë, duke pretenduar se ky qytet ka filluar të marrë kuptim kur Edi Rama erdhi në krye të bashkisë, ndërsa ka të tjerë që priren të pohojnë se Tirana filloi të marrë formën e një qyteti, në kohën e Zogut.

Natyrisht, Tirana ka qenë një qytet i vogël dhe jo një qendër e rëndësishme ekonomike. Por ka qenë një qytet i bukur, në një pozicion gjeografik të mrekullueshëm, me shtëpi karakteristike interesante, i pastër, i gjelbëruar, me vija uji kudo dhe rrugica të kalldremta. Përshkrime udhëtarësh rrëfejnë për një qytet tërheqës, që gjithsesi ka pasur një treg me mbi 100 dyqane dhe një jetë të gjallë qytetarie.

Një gazetar suedez, Sven Auren, që e ka vizituar Tiranën gjatë kohës së Zogut, shprehet me superlativa, duke e quajtur atë nga qytetet më të bukura në Ballkan, jo vetëm për gjeografinë, pastërtinë, arkitekturën, gjelbërimin, por më shumë për njerëzit, marrëdhëniet midis tyre, traditat, gjallërinë etj. Shtëpitë e Tiranës ai i quan kështjella, në të cilat tiranasit ndërtojnë botën e tyre.

Së treti, Tirana nuk u zhvillua, por u degjenerua pas ardhjes në pushtet të komunistëve e deri më sot.

Regjimi i Enver Hoxhes shkatërroi pazarin e vjeter, ndërtesën e Bashkise si dhe një mori objektesh me vlerë identitare duke shkatërruar një pasuri të rëndësishme kulturore të qytetit. Në vend të tyre ai ndërtoi monumentet arkitekturore të shëmtuara të stilit rus, si dhe zona masive urbane me qëllime minimale funksionale pa pike shijeje dhe vlerë. Parafabrikatet, pallatet prej tulle, si kuti shkrepësesh, pa suvatim dhe pa asnjë element estetik, kanë qenë veprimtaritë e para të shpërfytyrimit të këtij qyteti. Pas tij, sidomos epoka e Edi Ramës, e trashëguar tashmë nga Veliaj, është faza vdekjeprurëse e këtij shkatërrimi.

Sot Tirana është e asfiksuar nga kullat dhe pallatet që kanë mbirë në çdo hapësirë, pa asnjë parametër urban, pa asnjë kriter funksional, arkitekturor, estetik etj. Nëse i hedh një sy peizazhit të merr frika të shohësh sesi shkapërderdhen godinat, në një mënyrë barbarisht kaotike, pa asnjë rregull, parim apo raport mes njëra-tjetrës. E tillë është bërë edhe jeta e ketij qyteti, një stres, acarim, asfiksim dhe paralizë totale. Ky ekspansion betonizmi ka bërë që Tirana sot të jetë qyteti më i ndotur në Europë, më pa hapësira, më pa infrastrukturë, më i pajetueshëm. Tirana sot nuk ka ujë, nuk ka kanalizime, nuk ka hapësira për parqe, argëtim, zhvillim kulturor, nuk ka hapësira për shkolla, kopshte, institucione sociale, nuk ka hapësira për parkim, nuk ka rrugë për të ecur makinat e madje shpesh as trotuare për këmbësoret. Një qytet ku rropatesh në trafik si askund në botë...

Dhe fajtorët kryesorë të kësaj masakre kriminale, janë pikërisht ata që sot festojnë pa kuptim një ditëlindje që nuk ekziston, duke kënduar në mënyrë patetike jotiranase: Ku ka si Tirona.

Sigurisht, ju garantoj, askund nuk ka si Tirona.

Në asnjë vend të botës!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Rilindori16/02/2020 12:09

Krasasi tp.te keqen e xhonturqve se ky eshte monster dhe piranje.bastard qe nuk e ka toka

krasasi tp13/02/2020 15:12

Tiranës do ti vinte koha të kthehej në metropol.Fatkeqësia është që këtë proçes transformimi dhe modernizimi e kanë drejtuar 'xhonturqit'.Deri te ky xhonturku i ri Erion Velia.Tirana nga xhonturqit duhet të trajtohej si 'tepsi'.Fut dorën e mer,e ik mos të shohin.Tiranës duhej ti hiqej memorja,askush nuk duhet të dijë,as si ka qenë,as kush ka qenë,as se qëkur ka qenë.Të vetmit 'xhonturq' që kanë "memorje" fantazi dhe mbartin legjenda në thesin pa fund,janë krietari i shoqatës Tirana ,Z.Tafaj,nipi i nonës së Tiranës Blendi Fevziu,historiania e magjepsur pas legjendave që vijnë që nga 'koha e lashtë' viti 1850,(siç) Znj.Duka ish deputete dhe një sërë "historianësh" që i referohen 'berihajt'.Eshtë për të ardhur keq që varrmihësit e Tiranës gjithë shkatërrimin e asaj pasurije arkitekturore qoftë edhe e periudhës osmane apo fashiste e justifikojnë me pushtuesit, në fakt edhe bufi e di që gjithçka lidhet me etjen e shfrenuar për pasuri,shërbim ndaj klientelës, shpesh kriminale.

Askushi12/02/2020 21:55

Tirana dhe gjithe shqiperija eshte ne duar te horrave dhe krye horrit Rama. Fikshitesi nje pelivan ordiner eshte me harbut se vete harbuterija..mjere ne, e mjere shqiperija...te lumpte pena per shkrimin...por bashke me ju duhet te bashkohen te gjithe te tjeret, gazetar e intelektual...shqiperija ne daret e mafjes..

Shqiptari12/02/2020 21:46

Pirdhni, pirdhni!!! Vetem me llafe! Hartime te bukura! Kujdes se do t'ju mbarohen llafet!
Ju hani mut me llafe ata po bejne kerdine ne miliona e miliarda euro!!!!
SHQIPERIA MORI FUND! SHQIPERIA FALIMENTOI!
Ju prisni qe Ramen te vije e t'jua rrezoje Merkel, Makron dhe Trump???!!!!
Eh, sa vite do te beni GAM-GAM neper media! Deri sa te ngjireni e t'u iki zeri fare!

Shto koment

Denonco