Ja pse Rama tradhtoi Kushtetutën e Shqipërisë, kur replikoi me Albin Kurtin

Ja pse Rama tradhtoi Kushtetutën e Shqipërisë, kur replikoi me Albin Kurtin

Nga Poli Hoxha - 11/02/2020

Ajo që mbeti nga konferenca e përbashkët për shtyp mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, ku ky i fundit shfaqej për herë të parë si kryeministër i Kosovës në Tiranë, ishte hendeku i thellë mes të dyve për mënyrën se si do të trajtohet në vazhdim marrëdhënia mes kombit shqiptarë, i ndarë në dy shtete.

Vizionit të Kurtit për një ‘mega-shengen’ mbarëshqiptarë, Edi Rama ju kundërvu me egërsi (sa e lejonte etika diplomatike para kamerave) duke deklaruar hapur, se nuk mund të realizohet ajo që kërkon Kurti, pa kaluar më parë nëpërmjet projektit që ka firmosur me Vuçiç, për të ashtuquajturin ‘shengen ballkanik’.

 Me pak fjalë sipas kryeministrit shqiptarë të Kosovës, më i rëndësishëm është ‘makro shengeni’ shqiptar sesa `mini-shengeni` ballkanik, duke shpallur si prioritet bashkëpunimi mes Tiranës dhe Prishtinës dhe jo të kundërtën; atë të dy shteteve shqiptarë me Serbinë, apo qoftë me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi.

Lidershipi i Kosovës në unison (pozitë e opozitë), edhe përpara se Kurti të merrte postin e të parit të shtetit, është deklarua prerë kundër nismës Vuçiç-Rama-Zaev, duke rikonfirmuar si rrugë të vetme të bashkëpunimit dhe hapjes rajonale; procesin e Berlinit dhe atë drejt Bashkimit Europian.

E vërteta është që kur u inaugurua kjo nismë e ‘mini-shengenit` ballkanik në takimin e parë në Novi Sad, Kosova nuk u ftua fare që të marrë pjesë, as edhe formalisht. Më pas me të drejtë dhe në mënyrë të argumentuar, refuzoi `samitet` e Ohrit dhe të Durrësit.

Kujtojmë gjithashtu se po ky Edi Ramë që sot përmend procesin e Berlinit, në Nish deklaronte me rastin e projektit që ka nisur me Vuçiç, se nuk mund të presim pafund BE-në.

Sot Edi Rama doli hapur me deklaratën e tij, duke thënë pak a shumë se ‘nuk i intereson’ marrëdhënia dyshe mes dy shteteve shqiptare, përpara projektit që shndërron Beogradin në një qendër rajonale politiko-ekonomike dhe Serbinë lider si në kohën e ish-Jugosllavisë.

Le të lëmë mënjanë të gjitha dyshimet dhe arsyet e vërteta, se përse Edi Rama njësoj si për çështjen e shkëmbimit të territoreve është kaq shumë i përkushtuar ndaj Serbisë dhe presidentit Vuçiç (edhe për ‘mini-shengenin’  tashmë të dekonspiruar si një projekt eksluziv serb) dhe ta lexojmë deklaratën e sotme të Ramës, me germën dhe frymën e Kushtetutës së Shqipërisë.

Image

Në nenin 8 të saj shkruhet tekstualisht kështu:

1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

2.  2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.

3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit, për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.

Këto janë germat (pa folur për frymën) e Kushtetutës, të cilat e detyrojnë kryetarin e qeverisë që ndihmën, marrëdhëniet me pjesën tjetër të kombit shqiptarë jashtë kufijve ti ketë dypalëshe, eksluzive, edhe pa kaluar nëpërmjet aleancave,  grupimeve e shteteve të tjera dhe veçanërisht Serbisë, me të cilën dihet historia e përgjakur dhe dashakeqëse ndaj shqiptarëve në Ballkan.

Pra Edi Rama përpara se të mbrojë si i përbetuar projektin e `min-shengenit` ballkanik të përpiluar në Beograd dhe ndaj të cilit nuk po shohim ndonjë entuziazëm as nga SHBA, Gjermani e BE, duhet të lexojë dhe të zbatojë Kushtetutën e Shqipërisë, e cila ja përcakton-detyron prioritetin sa të jetë në krye të qeverisë.

Dihet se Rama e ka bërë vijë sjellje shkeljen e Kushtetutës sidomos në këto kohë që siç thotë ai ‘djepi është bosh’, por neni 8 i saj e detyron për diçka që tejkalon koncesionet dhe skemat e tjera grabitqare që zbaton me miqtë e tij, të ashtuquajtur ‘biznesmenë strategjikë’.

Është një Nen që të bën të qartë detyrat dhe se si duhesh të sillesh me kombin shqiptarë jashtë kufijve të vendit, nëse të kanë varur këmborën e drejtimit të shtetit. Një detyrim që nëse e shkel, (me qëllim, apo jo), të çon te ajo damka (që nga koha e miqësisë së ‘çuditshme’ me Vuçiç) që nuk do ta donte asnjë shqiptarë dhe të cilën Rama e ka me shumë merak ta heqë, duke pretenduar se po ja veshin kot më kot dhe e gjitha vjen ose nga dashakeqësia, ose nga moskuptimi për atë që ai po bën, vetëm e vetëm në të mirë të Kosovës dhe gjithë kombit shqiptarë!  

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet11/02/2020 23:01

RAMA TRADHTOI KUSHTETUTËN E SHQIPËRISË,KUR REPLIKOI ME ALBIN KURTIN;AH,
DRAMA TRASHGOI PUSHTETFUTËN E SHKRIPEGRISË,FERRLIGOI KE KALTRIN URTIN!
SIKUR DIKUR;KUR MADHËSHTORIN,ARBËRORIN;GJERGJ KASTRIOT SKNDËRBEUN,QE
IA KISHIN MASHTRUAR,NGASHTRUAR;NJË BASHKËLUFTËTARË,KUR ZENË NGUSHTË,
NË LOG LUFTË;DUKE E SHTYRË NË TEH SHPATË;PO PYET:PSE NA TRADHTOVE MORE
TRADHTAR!" AI PËRGJEGJI:SEPSE,QE PSE;TURKO OSMANET MË PREMTUAN PASURI
NGA TOKAT E TROJEVE TONA SHQIPTARE";ATËHERË LEGJENDARI,EGJENDARI;O,MË I
NERVOZUAR,MË I STREZOZUAR,MË I TËRBUAR,PO MALLKON,PO E SHKALLMON:HEU,
GJAK I PRISHUR,AHIII,PRAG I TRISHUR;DHE,MBAROI JETA E TRADHTARIT,NË MAJE TË
SHPATËS;NË RRMAJE TË SHTËRGATËS,MË TË NGRATËS";TRADHËTARI,BARBARI;TEK
TRETËM PREKJA TË SHTËRGON;OUUUH,VETËM VDEKJA Q'E SHPETON!!."MANI,USA.

Konfuci11/02/2020 20:19

History gets repeat

Gramoz11/02/2020 17:00

Kot e harxhoni kohen tuaj te çmuar duke u marre me te marrin dhe tradhetarin e kombit Edver Taqi Çubrilloviçin. Ai nuk mund te beje perjashtim nga te paret e tij qelbesira, qe e kan udhehequr ate parti te themeluar nga serbet. Misioni i ketij kellire eshte i qarte si drita e diellit, antishqiptarizmi i Edver Taqi Bajges ja ben muuuuuuuu!

Balo Benca11/02/2020 16:23

Rama e di se pushtetin e tij,ashtu si edhe bënte Enver Hoxha,e përjetëson vetëm Serbia!
Ka kuptuar atë që budallenjtë e tjerë nuk e kuptojnë,që amerikanët nuk kanë ndërmend më të merren me Ballkanin!
Rama është aleat me armiqtë tanë kombëtar sot !

Shto koment

Denonco