'Paterica' e Mustafës po le jashtë Kosovës varrin e Isës

'Paterica' e Mustafës po le jashtë Kosovës varrin e Isës

Nga Çim Peka - 31/01/2020

Në aspektin elektoral, zgjedhjet e tetorit të vitit të kalur në Kosovë nuk ofruan as surprizë dhe as ndonjë gje të re.  Partia fituese e Albin Kurtit mori një deputet më pak se në zgjedhjet e fundit. Partitë e tjera, pak a shumë ruajtën statuq quo-në.

Nga ana tjetër, efekti politik i këtyre zgjedhjeve ishte dramatik. Për herë të parë Hashim Thaçi dhe partia e tij dilte realisht në opozitë.  Nësë kishte një konstante të fushatës elektorale ishte vendimi i secilës dhe të gjitha partive që në asnjë rrethanë të mos bënin koalicion para apo pas zgjedhor me Partinë Demokratike.  Aq e theksuar ishte kjo vendosmëri unanime saqë të gjithë e dinin se PD do të dilte në opozitë akoma pa u zhvilluar zgjdhjet.  E, kjo në fakt ishte elementi më dramatik i këtyre zgjedhjeve. Jo rezultati, por paaftësia, për herë të parë, e Hashim Thaçit për ti mbajtur nën kontroll partitë e tjera.  As me pazare, as me presion, as me shantazh, as me SHIK, as me oligarkë, as me dosje, as me fijet e tij në partitë e tjera. 

Mund të ketë një sërë arsyesh për këtë por dy janë kryesoret.

Së pari, angazhimi i Thaçit në marrëveshje me Vuçiç dhe Ramën për ndarjen e Kosovës, dhe së dyti lodhja e partive politike dhe individëve nën tutelen e Thaçit prej dy dekadash. Sipas marrëveshjes paraprake midis Vetëvendosjes dhe LDK, partia fituese do të merrte Kryeministrin, ndërsa postet tjera do të ndaheshin sipas peshës elektorale, që i bie 50%-50%. Parlamenti i Kosovës ka caktuar datën 3 shkurt për votimin e qeverisë së re, por Kosova akoma nuk ka kë të votojë edhe tani pas 4 muajsh, sepse dy partitë fituese nuk kanë rënë dakord për ndarjen e posteve. 

Ajo që ka ndodhur këto katër muaj është një turp për Albin Kurtin, Isa Mustafën, VV, LDK dhe gjithë Kosovën. Një vëzhgim nga distance e ecurisë së negociatave të stërzgjatura nxjerr në pah disa elementë:

Së pari, lehtësinë relative të konsolidimit të një programi të përbashkët qeverisës midis dy partive që veç e veç qëndrojnë shumë larg në programet e tyre, njëra si parti e djathtë tradicionale, e tjera si parti e ekstremit të majtë.

Së dyti, paaftësia dhe mungesa e eksperiencës së Albin Kurtit për të mbyllur e konkluduar një marrëveshje me LDK.

Së treti, loja e pisët e Isa Mustafës si kryetar dhe uzurpues i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dhe së katërti, aftësia e Hashim Thaçit për të realizuar atë që nuk e realizoi para zgjedhjeve: përçarjen e dy partive fituese.

Në kushtet e mungesës së transparencës së zhvillimit të negociatave, takimeve të hapura por edhe sekrete midis aktorëve të ndryshëm, është e vështirë të përcaktosh si, qysh, tek ka ardhur puna deri në këtë pikë.  Por ajo që vlen të analizohet, është qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vjosa Osmani u nominua nga LDK si kandidatja e kësaj partie për kryeministër pa qenë kryetare e saj. Nominimi i saj ishte politikisht interesant sepse së pari Isa Mustafa si kryetar i partisë dhe si ish-kryeministër e hoqi dorë nga nominimi, duke i lënë vendin një personi tjetër, ashtu siç pat bërë edhe në vitin 2017. Vjosa Osmani me shumë gjasë u zgjodh jo vetëm si personi që kishte rejtingun më të madh, por edhe si kompromis midis klaneve brenda partisë. 

Qysh në krye të herës u be e qartë se rrugëtimi i Vjosës si fituese do të ishtë tepër i vështirë, për shkak të luftës së nëndheshme brenda partisë.  Në rast humbje, rrugëtimi i saj politik do të ishte i pamundur, siç edhe rezultoi.

Duke qenë se ajo, ishte kandidatja për kryeministër e mandatuar nga partia e saj, natyrshëm që vendi i saj ishte në krye të tavolinës së negociatave me Albin Kurtin.  Pas dy tre daljeve të para publike, Mustafa si kockë e vjetër, filloi gradualisht duke i ulur profilin negociator Osmanit, anipse ajo përveç të tjerave, kishte rezultuar edhe si personi më i votuar në radhët e LDK-së.

Lutfi Haziri dhe Agim Veliu janë jo vetëm pesha të rënda brenda LDK-së dhe kundërshtarë të Osmanit, por njihen edhe për afërsinë e tyre historike me Hashim Thaçin. Madje, Haziri ishte ndër të paktët eksponentë të LDK, i cili mbështeti pa kushte idenë e Hashim Thaçit për ndarjen, korrigjimin e apo shkëmbimin e territorit të Kosovës.  Nuk u mor vesh asnjëherë nësë Haziri ishtë mbështetës për arsye elektorale si kryetar i Gjilanit apo për hir të Hashim Thaçit?...

Gjithësesi, përpos tregimit të një aftësie të madhe negociuese, qendrimi i LDK duket qartë se synon dështimin e përpjekjes së Albin Kurtit për tu bërë Kryeministër, duke materializuar synimin edhe të Hashim Thaçit. Qëndrimi i Isa Mustafës nuk është vetëm kundër Kurtit e Osmanit, por është edhe kundër interesave të vetë LDK, dhe Kosovës.  Në kushtet kur Kosova dhe partnerët po presin formimin e qeverisë së re në mënyrë që të finalizohet marrëveshje finale me Serbinë, sabotimi që Mustafa i bën konstituimit të qeverisë shkon përtej një loje politike bizantine.

Është fakt i njohur që Hashim Thaçi ka bërë çdo përpjekje që eshtrat e Isa Boletinit të mos varroseshin në Mitrovicën Veriore. Ndarja e mbështetur nga Thaçi kishte këtë  ngërç dhe më vonë do ju dëshmojë një përfshirje të tmerrshme të Edi Ramës pikërisht për këtë shqetësim. 

Si përfundim, “Paterica” e Mustafës po rrezikon të lerë jashtë Kosovës varrin e Isës... /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet01/02/2020 01:00

OH,PATERICA E MUSTAFES PO LË JASHTË KOSOVËS VARRIN E ISES;A,KRATERSPICA
E MUSTAFES DO LË RRASHTË HORRPROVËS ZJARRIN E KRIZES;OUUUH,THËRRASIN
OR,BËRTASIN;VARRE MASIVE,ZJARRE MARRËZIVE;ANËMBANË,ZANËMZANË,TROJEVE
MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;VRARË KOBËTARË,VRARË SHTIPFARE;Q'NA
FLAKËROJË FLAKA,OUH,NA KALTËROJË QË DALKA,FALKA;LARTË MË LARTË;SHTATË PALË BREZE QIELLI;ZJARRTË MË ZJARRTË,SHTATË VALË RREZE DIELLI;SI EDHE OUH,
THELLË MË THELLË,KËSHTJELLË MË KËSHTJELLË;SHATTË PALË GJENË TOKË;OREEE
SHTATË VALË OOOJ NËNË LOKË;QË SI PËRJETËMOT,EDHE SOT,DO NA GJEGJI I ZOTI KËTI DHEU;OUH,GJERGJI KASTRIOTI SKËNDËRBEU,BASHKA,DASHKA;HYREGJENDA,
OU KRYLEGJENDA;UÇK+USA+NATO+DIASPORA SHQIPTARE+MBARË TROJET ETNIKE
SHQIPTARE;SI EDHE,Q'NA PËRGJEGJKA NË TANDEMA;GJERGJA MË ADEMA;GJERGJA
MË ADEMA;OUUU HEEEJ;GJERGJA MË ADEMA!!.OUH,SHUMË TË FALA NGA MANI,USA.

krasasi tp31/01/2020 21:17

Nëse Tavarish Isa Mustafa nuk pranon të bashkëqeveris me LW,Albin Kurti në datën 3 Shkurt duhet ta paraqes qeverinë e tij të minorancës.Mbështetja do ti vij nga partnerët ndëkombëtar dhe qytetarët e Kosovës.Cdo provokim i zgjedhjeve të parakohshme, veç do forcojë LW, duke forcuar edhe krahun reformator e progresist në partitë politike të rrënuara si rezultat i keq qeverisjeve në bashkëpunim.

Adi31/01/2020 17:28

O Çim çimi. Po qysh je allahile? Po a jini mirë krejt ej? Mos ja ke dhanë me kry najkah apo "mos ke goditur me kokë ndonjë gjësend" siq kishe thënë ti ? Çimi duhet ta dijë që është e vertetuar që shoku Ramush i ka than shokut shkja, rri në kishë të deqanit se nuk guxon kush me të prekë. Kjo është e vertetuar me video dhe me shkrim e vertetim nga Vëllezërit Kariq që kan bë kërdi në kohen e paraluftës në Kosovë. Nuk është Ramushi i atij kalibri që të mbroj diçka. Ramushi ka vra shqiptarë nëse aludoni që është patriot, ai ka vjedhë pasuri, nëse aludoni që e don Kosovën, Ramushi është analfabet nëse aludoni që është i shkolluar dhe në fund vetëm mendojeni që në Zvicër ka qenë në diskoteka si selekcionues i njerzëve që hyjnë brenda, ja ky është ramushi. Ramushi e ka pritë në zyrën e taksapaguesve kosovarë, shkjaun që ndjeket me interpol për Krime në Kosovë. Ramushi sitën që është ba Kryeminister i Kosovës i ka pritë me tepih të kuq nanen dhe kunatat e motrat e veta me percjellje shtetërore natyrisht. Ramushi është HAJVAN. Mirpo Ramushi ka diçka që i kish hy në punë shum Çimit, e që e vetmja mundësi është të bëhet i pasur si Alfred Peza.

Shto koment

Denonco