INSTAT paçavurja

INSTAT paçavurja

Nga Klodian Tomorri - 29/01/2020

Ka një perceptim publik tashmë gjerësisht të përhapur. Kjo është administrata më e paaftë dhe më e shpartalluar që ka patur ndonjëherë shteti shqiptar. Është perceptim i drejtë.

Jo vetëm tek institucionet qendrore, por edhe ato të pavarura.

Pesë ditë më parë i kam nisur Instat-it një kërkesë zyrtare për një të dhënë. Bëhet fjalë për një tek shifër, pra një numër të vetëm.

Çfarë ndodhi?

Tre ditë ju deshën specialistit përkatës për të përgatitur përgjigjen. Jo është në takim, jo ka orar të ngjeshur, jo është pak pa qejf. Dmth nga këto arsyetimet që bëjnë nëpunësit e shtetit.

Pas tre ditëve të specialistit, dy ditë u desh të merrej konfirmimi tek drejtoresha.

Mbasi më në fund u mor konfirmimi i drejtoreshës, vjen përgjigja.

Dhe e dini cila ishte përgjigja?

Të dhënën që ju na keni kërkuar ne nuk e disponojmë.

Dmth, ekspertit të INSTAT ju deshën tre ditë të shkruante që nuk e kemi këtë shifër. Dhe në vend që të më kthenin përgjigje ‘ore çun ik se nuk e kemi këtë shifrën’, e çojnë për konfirmim te drejtoresha. Dmth u deshën dhe dy ditë të tjera të merrej konfirmimi i drejtoreshës për fjalinë; që nuk e kemi shifrën.

Zot i Madh ku jetojme.

Tani, ne këtë shtetin dhe administratën tonë ne kemi parë çudira. Kemi pare kriminelë, kemi parë të paaftë, kemi parë hajvanë.

Por kjo është kryevepra e budallëkut. Shkurt ky lloj institucioni, quhet institucion tutkun.

Dhe është tutkun që ka kushtuar shtrenjtë. Janë me dhjetëra milionë euro, qe taksapaguesit shqiptare kanë paguar për ata INSTAT-in.

Për çfarë?

Që të bëjë çudira. Si ajo që e nxori Serbinë më të varfër se Shqipëria. Si ajo që ndenji 7 vjet pa matur varferinë.

Apo si kjo tjetra qe ju deshën 5 ditë për të kthyer një përgjigje, që këtë shifrën nuk e kemi.

Ky është INSTAT paçavurja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet29/01/2020 22:02

HEU,INSTAT PAÇAVURE;EU,GRIMZAT KAÇAHURE;BYRYTJE,SI AI DEMI TARAK;FYRYTJE
SHI,AI XEMI HARAK;FERRË KAÇE,TERRË PLAÇE;PAÇAVURJA,PLAÇAHURJA;PLAÇE OJ,
SARKAZMA;GJAQET O,KRRAKAZMA;KORRUPCIONI MAJE KULMI;HORRUKZIONI RKAJE
NGULMI;ASNJË SHERBIM PAPARE;QASNJË SHBËRBLIM PAQARE,ASFARE;A,TAK PARE,
CAK LARE,DARE;HAPNI KULETËN,DIASPORA;KAPNE PRURJETËN,PRISDORA;NA U KA
THARË FYTI,NA U KA ZVARË SHQYTI;QË NA SHYTI,NA MBYTI;VARËFËRIA EKSTREMË,
KRATËRGRIA FEKSDREMË;OUUU,PA PARE,NUK HYP AS HOXHA NË MINARE;HJAGARE
TUK LYP,CA GOXHA HAJZINARE;KUJE,KUJE,SHKUNDE XHEPIN;VUJE,VUJE;OR,TUNDE KEPIN;THEPI MAJE SHKËMBI BJESHKË;KEPI RMAJE RREMBI KRESHKE;KORBI KURRË,
NUK BEHËJ SHQIPE;KOMBI BURRË,TUK SHKREHËJ SHKRIPE;TË FALA NGA MANI,USA.

Shqiptari29/01/2020 19:05

Po cfare shifre kerkove?
Mbase e kam une.

Shto koment

Denonco