Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Minishengeni, projekt artificial për t'ju dhuruar Serbisë

Minishengeni, projekt artificial për t'ju dhuruar Serbisë

Nga Adi Krasta - 27/01/2020

Marrëdhëniet mes eksponentëve aktualë të politikës së Shqipërisë e të Kosovës nuk e kanë as luksin dhe as kohën të degjenerojnë në zënka banale egosh narciziste. Do na duhet të pranojmë se të gjithë aktorët janë të përkohshëm. Kështu ishte Bolton. Vetë presidenti Trump është me mandat të përcaktuar. Kështu është i dërguari i posaçëm Grenell, i cili po aplikon sjelljen ambasadoreske prej skifteri të përshkruar saktësisht nga Paul Richter.

I përkohshëm, madje më shumë se të tjerët është kryeministri i Shqipërisë. Ai i Kosovës gjithashtu. Të momentit janë presidentë e negociatorë. 

Nuk duhet të na hutojë retorika bombastike dhe as takimet e ashtuquajtura të nivelit të lartë. Në fund vendimet duhet ti marrë populli i Kosovës. 

Serbia duhet të kërkojë falje zyrtarisht për krimet e të paktën 300 vjetëve të fundit ndaj shqiptarëve. Të pranojë pa asnjë kusht mëvetesinë e Kosovës. Pastaj le të flitet për marrëveshje të përbashkëta apo hyrje në BE.

Minishengeni eshte krijim artificial dhe nuk i behet si dhurate një vendi qe ka shkaktuar genocid. Kosova nuk fiton asgjë nga një Minishengen i perkohshem dhe i pajustifikuar. Shqiperia gjithashtu nuk fiton asgje qe nuk e ka. Prioriteti i Shqiperise eshte Kosova. Nuk mund të jetë asnjë vend tjetër.

Njerëzit e politikës së marrëveshjeve të shpejta nuk duhet të helmojnë marrëdhënien brenda Familjes Shqiptare. Nuk duhet tua lejojmë.

Në Shqipëri duhet të rritet fuqia kritike. Në Kosovë nuk duhet të bien pre’ e gjuhës së gjatë të politikanëve të përkohshëm. Është konfirmuar në shekuj se ata janë të aftë të shkaktojnë me egoizmin e tyre dëme të parregullueshme. 

Le të mbajmë sytë tek topi ynë dhe loja jonë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

sami28/01/2020 21:35

O Balo ( te hengert tenja ) Benca .Krenarine qe ndjen me "serbia eshte garanci(ti!!)........ E KE SHPREHUR SHUME QARTE QE JE NGA I NJEJTI BRUME I GARANTUAR (ndoshta nga yt ate ! Ne qofte se SHQIPETARET "kane vrare "njeri tejtrin ,ti o BALO e ndjen te udhes ti behesh krah KRIMEVE NJEREZORE qe e gjithe bota Euro-Atlantike i denon dhe i ndeshkon ushtarakisht (NATO) . Te besh listen se kush nga SHQIPETARET e do SHQIPERINE !!! O balo benca je nga soji keq !Cfar te ligash ke bere sot pervec keti komenti , ke komentuar si i doguar !

ktvut28/01/2020 15:56

marin mema hahahahahahaha me lot, pupupu ka njerez qe e marrin seriozisht

Balo Benca28/01/2020 06:39

Zoti Krasta!
Serbia është garanti i jetës dhe pasurisë te çdo udhëheqësi shqiptar ,të cilin nuk e do populli i tij!
Kështu ka qenë historikisht!
Nuk duhet që Serbia ti kërkoje falje askujt!Shqiptarët kanë vrarë njëri -tjetrin shumëfish më tepër sesa ndonjë i huaj ata, por duhet mbledhur mendja...se përherë ne e dhjesim...dhe përherë " fajin " e kanë...të huajt...
Masturbime të tilla nacionaliste nuk të shkojnë,se të dimë ndryshe nga...Marin Mema...

Nuri27/01/2020 23:02

Bravo

Shto koment

Denonco