Pse Rama sulmoi Haradinajn pas takimit në Berlin?

Pse Rama sulmoi Haradinajn pas takimit në Berlin?

Nga Doan Gjyzeli - 27/01/2020

Pavarësisht se në zyrën e kancelares Merkel nuk diskutoi asgjë lidhur me shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, (siç pohoi edhe vetë në intervistën në Top-Channel me gazetarin Veliu), sërish Edi Rama duket se e ka ende peng denoncimin e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, për planin e dështuar. Prej kohësh nuk është sekret se kryeministri shqiptar ka mbështetur bashkë me presidentët Thaçi-Vuçiç, një marrëveshje ku përfshihen edhe ndryshimet e mundshme të kufijve.

Këtë e pohoi pak kohë më parë në një intervistë edhe ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit dhe ekspert me përvojë i Ballkanit, James Hooper, i cili deklaroi në një intervistë për “Zërin e Amerikës (13.07/2019) se në bisedimet Thaçi-Vuçiç thuajse ishte rënë dakord edhe për të diskutuar lidhur me çështjen e “elementit të territoreve”.

Hooper deklaroi se, marrëveshja u refuzua nga shqiptarët në Kosovë, me në krye kryeministrin Haradinaj, i cili u mbështet hapur edhe nga kancelarja Merkel.“…

Dhe kjo është diçka që përfitoj nga rasti ta them, edhe pse nuk ishte pjesë e drejtpërdrejt e diskutimeve të kancelares, që është për të ardhur keq madje për të qenë të dëshpëruar me këtë dyfytyrësi që nga një anë shfaq buzëqeshjen të zgjatur servile dhe nga ana tjetër shfaq dhëmbët kërcënues të një politike provinciale që për disa vota dhe për një popullaritet të përkohshëm është gati të hedhë baltë dhe të krijojë hendek me vendin si motër, si vëlla pjesë e të njëjtit komb”, tha z.Rama në fund të intervistës me Veliun, duke akuzuar Haradinajn se nuk po kuptonte identë e mëdha të kryeministrit shqiptar.

Madje, Rama deklaroi se, “ishte bërë një mrekulli duke bindur Vuçiçin që të pranonte lëvizjen e lirë”.

Ky qëndrim, jo vetëm qesharak, por edhe prej burracaku, që e ka kulmin e vet në hedhjen në gjyq të z. Haradinaj, tregon qartë se, dështimi i Ramës lidhur me projektin e përbashkët me Vuçiç do të ketë ndikim në të ardhmen e tij politike me Berlinin dhe ata që ndjekin atë. Dhe po të ndiqej me vëmendje z. Rama në intervistat pas takimit me kancelaren Merkel, dallohej që nuk kishte asnjë ton entuziazmi, siç ndodhte më parë kur endej me atlete dhe veshje adoloshentësh nëpër kancelaritë europiane.

Duket se brekushet e tij nuk janë më armë, pasi me shumë gjasa, në Berlin ia kanë ulur deri në fund të këmbëve për shkak të dy standardeve që ai ndoqi lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi. Ndaj, Ramës i ka mbetur vetëm mundësia që të mbërthejë mirë kostumin e njeriut serioz, për t’i dhënë më së paku ndërkombëtarëve idenë se është seriozisht personi i duhur për t’i kërkuar ndihmë për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e jo t’u tregojë dhëmbët e kërcënimit, siç bëri menjëherë pas mos-hapjes së negociatave me aleanca që më shumë vijnë era provincializëm, të një njeriu që nuk e ka problem që kur dështon të marrë me vete në humnerë edhe bashkëqytetarët e tij. (Deri më sot z. Rama, si kreu i qeverisë por edhe i diplomacisë, nuk ka paraqitur asnjë dokomunet ku të jenë parashikuar rezultatet ekonomike të mini-shengenit që ka startuar bashkë me Vuçiçin dhe pa Prishtinën.

Ndërkohë që Beogradi ka prej kohësh studime që i ka bërë publike se çfarë ndodh në ekonominë e tyre me këtë projekt kur të marrë jetë). Hapi i parë i qartë i prapaktheut të Ramës me projektin e tij për ndarjen e Kosovës, bashkë me Vuçiçin dhe Thaçin, ishte emërimi i kundërshtarit të kësaj ideje, ish ministrit Ditmir Bushtati, në postin përfaqësues si emëruari i kreut të rradhës së OSBE-së, që deri në fund të këtij viti është z. Rama.

Ky hap është mësuar se i është imponuar shefit të qeverisë shqiptare nga drejtuesit kryesorë të OSBE-së, dhe jo të ketë qenë zgjedhje e tij. Përndryshe, nëse do të ishte ide e tij, ai do ta prezantonte vetë në kryeministri apo në Vjenë, siç ka bërë me çdo çapaçul që ka ofruar në politikbërjen e tij të përdtitshme.

Gjithsesi, beteja e pashlyer me Ramushin do të jetë një hap që do e presim edhe në gjykatën e Prishtinës, pasi për kreun e qeverisë shqiptare, humbja e çdo reputacioni në Prishtinë nënkupton një humbje që do ketë rezultat edhe në zgjedhjet e ardhme në Tiranë, kurdo që të bëhen ato. Ndaj gjyqi me Haradinajn do jetë një inat i pashlyer edhe nëse magjistratët e Prishtinës do të kishin lëkundje për vendimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet27/01/2020 21:00

ËH,SEÇ NA ISHTE NJË POPULLKOMB,NDËR MË I PARI,NDËR MË I MBARI;TROJET MË
TË DASHURA,ME TROJET MË TË PASURA;POR,PASANIKËT,TRASHANIKËT;BOTËRORE,
SQOTËHORË;SI NGA LINDJA,NGA PARENDIMI;SI NGA BINDJA,NGA PRETENDIMI;DUKE
FUTË,MRUTË;NË GRINDJE VËLLAVRASJE,NË SHKITJE SHKAPLASJE;DUKE NDARË ËH,
PËRÇARË;TË NËNDA,MË E RËNDA;PAS SHEKUJ,QAS TEMPUJ;NGA HYREGJENDA,AH,
NGA KRYLEGJENDA;ME NDIHMËN UÇK+USA+NATO+DIASPORA+TROJET SHQIPTARE;
QË MEMXI ARRINË,JA MBËRRINË,NJËFARË LIRIE,PAVARËSIE,DEMOKRACIE E BRISHTË
TEK TRISHTË,PRISHTË;DUKE U NGATËRRUAR,SHANTAZHUAR;DY KRYMINISTRAT;O TY
FYKRIMISTRAT;QË NUK GUXOJNË,TA AKUZOJNË,AGRESORIN,KRATERHORIN;PORSE,
HORSE;Q'AKUZOJË,TRANDUAPLOJË;NJËRI TJETRIN,VËLLAU VËLLAUN,GJAKUT EDHE
T'PRAGUT;AH,DUKE PËRKRAHUR,FERRNDRAKUR;JO,VËLLAUN;PO,SHKAUN;ARMIKUN
QË NA FAIKUN;PAK PO DUKEN,QË NA ZHDUKËN;MBI 80% POR,KËRKOJNË,TENTOJNË,
100% DUKE UA FALUR,PA NDALUR,TERË SHQIPARINË;O,SHKRIPKAVËRRINË,QË NUK
NGOPËN,AS NUK KOPËN;KURRË,O BURRË A GRUA,ME GJAK,PRAG,TËRË SHQIPTARIT
OUUU HEEEJ,ME GJAK O PRAG TË SHQIPTARIT;SHKRIP VARRIT;O,ZJARRIT!"MANI,USA.

Shto koment

Denonco