Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mirë moderatorin gjerman, po për Djokoviç pse nuk reagon Rama?

Mirë moderatorin gjerman, po për Djokoviç pse nuk reagon Rama?

Nga Enton Palushi - 25/01/2020

Markus Lanz është ‘italiani’ i preferuar i gjermanëve.

Moderatori i programit me emrin e tij në ZDF, kishte ftuar në studio ministrin gjerman të transporteve, një personazh të cilin gazetarët duan ta ‘hanë të gjallë’.

Në bisedë e sipër, Markus i drejtohet atij duke i thënë se ky koment është e nivelit të lojtarëve mashtrues shqiptarë. Ai i referohej lojës me kupa, e famshme për hileqarët.

Komentet e tij përfunduan në faqen e parë të gazetës së njohur për shqiptarët, BILD. Ajo i quajti këto fyerje raciste dhe ksenofobike. Ato që thuhen nëpër programet televizive në Gjermani nuk para përfundojnë nëpër portalet e lajmeve, siç ndodh rëndom këtu në Shqipëri.

Natyrisht edhe programet e mbrëmjeve politike në Gjermani nuk krahasohen askund me zallamahinë televizive në Shqipëri, sidomos të enjteve, kur nuk e merr vesh i pari të dytin dhe kur lajm bëhesh vetëm kur e ngre zërin dhe kur shan tjetrin.

Por edhe në Gjermani ka një shqetësim në rritje, siç thekson Instituti Gëte, se emisionet politike po kthehen më shumë në spektakle argëtimi, duke e humbur thelbin e tyre. Prandaj është Marks Lanz ka më shumë statusin e një prezantuesi argëtues.

Kjo duhet të jetë edhe arsyeja se përse ai përfundoi në faqen e gazetës BILD pas komenteve për shqiptarët.

Ajo që të dhemb në këtë histori është fakti se salla duartrokiti pasi ai bëri komentet fyese për shqiptarët. A është ky tregues se atyre u pëlqeu mënyra se si ishte ndërtuar batuta për ministrin? Apo është diçka më e thellë, një ndjenjë përçmimi dhe racizmi ndaj shqiptarëve?

Kjo nuk mund të thuhet me saktësi. Fakt është se imazhi i shqiptarëve në Perëndim nuk është i mirë dhe për këtë mund të bëhen dhjetëra analiza. Edhe etiketimet raciste ndaj shqiptarëve në media nuk janë gjë e re. Para disa kohësh kam bërë një shkrim bazuar tek këto krahasime me natyrë raciste që i bëhen Shqipërisë nga mediat e huaja, duke thënë se jemi bërë etalon i së keqes.

Një praktikë e tillë ekziston edhe në median dhe politikën shqiptare, por këtu nuk bie shumë në sy. Për shembull, kur publikohet një raport ndërkombëtar dhe kur shohim renditjen e Shqipërisë, fjalët e para në tituj janë se Shqipëria është më keq se Afrika, se kemi rënë poshtë Etiopisë, se jemi më rëndë se Haiti, etj.

Pikërisht në kulmin e zhurmës për komentet e Markus Lanz, ai që reagoi i pari, ishte kryeministri shqiptar. Natyrisht një kryeministër duhet të mbrojë imazhin e shqiptarëve dhe këtu nuk ka asgjë të keqe.

Sikundër një kryeministër ka ndoshta barrën më të madhe për të përmirësuar imazhin e shqiptarëve dhe pa kurrfarë dyshimi mund të thuhet se askush më shumë se ai nuk ka bërë kaq shumë për të prishur imazhin e Shqipërisë. Prej tij e kemi etiketmin si narkoshtet, prej tij Shqipëria është një regjim autokratik dhe prej tij sot integrimi është në një situatë anadollake.

Prapë është kaq ironike të shohësh Edi Ramën të reagojë për çështjen e Markus Lanz në Gjermani dhe të mos flasë asnjë fjalë për ushtrinë e kryebashkiakëve të inkriminuar që ka zgjedhur vetë për të marrë pjesë në votime pa garë. Pyetja që lind është se çfarë presioni kishte ai për të zgjedhur kaq shumë kriminelë në një votim ku ishte vetëm partia e tij?

Pastaj gjithë opinioni publik po zien për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

Videoja ku thuhet se ai po merr kokainë, ka shokuar shqiptarët.

Le të supozojmë se atij nuk po i bëhet vonë për atë se çfarë ndodh në Shqipëri.

Po nëse i pëlqen që të kapet me personazhe të famshëm, për të marrë pak nga fama e tyre në këto reagime, atëherë pse nuk e tha asgjë për tenistin serb, Novak Djokoviç, që u filmua duke kënduar kundër Kosovës me tone nacionaliste primitive?

Historia e tij bëri bujë ku e ku më shumë se kjo deklaratë e Markus Lanz, të cilin në Shqipëri nuk e njeh më shumë se një grusht njerëzish.

Reagimi ndaj Djokoviç do ishte edhe në momentin e duhur, kur e gjithë klasa politike kosovare e ka lëçitur dhe opinioni publik atje nuk duan t’ia shohin sytë Edi Ramës. Tashmë që homologu i tij e akuzon për tradhti, mund të kishte thënë ndonjë fjalë edhe për koret raciste ndaj shqiptarëve në Beograd, njësoj si me koret naziste ndaj hebrenjve.

Asgjë, asnjë fjalë.

Se përse nuk e bën këtë gjë, jeni të lirë ta komentoni si të doni. Por një gjë është e sigurt.

Mos mendoni se e ka merakun shumë te imazhi i shqiptarëve.

Aq më tepër ta ketë mendjen te hallet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

lomi25/01/2020 23:54

shkurt fare osht pro serb

Selman Dervishi-Mani,USA.poet25/01/2020 22:54

ËËËH,MIRË MODERATORIN GJERMAN;POR,PËR GJOKOVIÇ,PSE NUK REAGON RAMA;
NGRIRË TORADORIN DERMAN;HORË,VRER GJOKOVIÇ OH,PSE NUK REAGON DRAMA;
DRAMA PRAGJIKE;RAMA TRAGJIKE;NJË BARI BUDALLË,TUTALLË;GJËJA PËR T'PASUR
NJË QEN,T'I BIE UJKUT MBI SHIPNË,QE KUDRËN E KISHTE KRYQËZUAR ME UJKUN;AH
POR,AI AS QENË,AS UJK;KISH NGJARË,SHKARË;MË SHUMË UJK SE SA QEN BAGËTIE;
DHE,ATIJ BARIU,ME ULURIMË,KULURIMË;IA KISHTE SJELLUR,NDJELLUR;MU,N'SHTËPI
SHQIPERI,TERË LUKURINË E UJËQËVE,EDHE BASHKË ME UJQË,DHE QENI SHTEPISË,
KISHTIN PRERË TERË KOPENË E DELEVE TË SHTEPISË,SHTEGVRRISË;A,TANI BARIU, MË I ZIU;PO DEKLARON,REKLAMON;UNË JAM FAJËTOR Q'PËRZIVA ME LUKURI UJQË,
N'KRYQËZIME ME UJKUN;TANI KY,MË SHUMË UJK,SESA QEN BAGËTIE,MA ÇFARROSI
TERË KOPËN ME DELË;TROFENË AH,KUKU LELË MANXHE,NGELË KANXHE!MANI,USA.

Daj Jaku25/01/2020 16:44

E Drama reagoi për bythën e vet, ndërsa për koret e nacional komunistëve serbë kundër Kosovës atij nuk i plas bytha fare. Sepse në fakt aE Drama i urren kosovarët më keq se sa nacional komunistët serbë. Kosova i ka vënë taksë mallrave serbe qê tê fitojë Shqipëria, ndërsa E Drama i ka vënë taksë Kosovës (rruga e kombit) ndërsa i ka heq taksat Serbisë duke mbytur tregun shqiptar me mallra serbe të cilët kanë falimentuar prodhuesit dhe fermerët shqiptarë, sepse E Drama urren edhe shqiptarët, si dikur babai i tij shpirtëror dullveri, barba spiro, babai dhe mëma biollogjikë.

pa emer25/01/2020 16:25

Rama vete deklaroi qe Shqiperia eshte Vendi i Prostitutave dhe trafikut ilegal.
e konfirmoi ne hardtalk ne BBC ne 2013.
Po nuk e mbante mend Vitin

Lani25/01/2020 13:35

Gazetari M. Lanz ne bisede ju drejtua nje minister dhe kuptimi ishte per nivele te ngjashme
administrative ne Shqiperi qe dmth mos bej si ATA kane te drejten e medias ne SHQIPERI !
DHE PUBLIKU DUARTROKITI DUKE IMAGJINUAR POLITIKANET SHQIPATAR QE AKTUALISHT JANE TE NJOHTUR NEPER GAZETAT GJERMANE ! Kjo ska te beje me popullin Shqipetar !
Nje politikan aktual i Shqiperise eshte i pa pranushem dhe i pa imagjinushem ne Gjermani !
Vete ne Shqipetaret thmi qe qeveritaret tane jane mashtrues !

Shto koment

Denonco