Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Këshilli Kombëtar 1920 dhe Parlamenti këpëratë 2020

Këshilli Kombëtar 1920 dhe Parlamenti këpëratë 2020

Nga Ndriçim Mehmeti - 24/01/2020

100 vite më parë në Lushnjë burra që kishin qëllim të mbanin në këmbë Shqipërinë dhe ta fusnin vendin në rrugën e shtet formimit. Ishin ata burra që në pjesën më të madhe të tyre, nuk pranuan rrogën si parlamentar, duke deklaruar se ‘rroga ime ka me i kalue buxhetit të kabinetit’.

Këshilli Kombëtar në një rrugëtim të shkurtër dha një shembull atë shquar të jetës parlamentare, të miratimit të ligjeve dhe kushtetutës së parë të quajtur ‘Statuti i Lushnjës’, i cili vendoste në shina ligjore jetën politike,m administrative, social e gjyqësore të vendit.

Kreu i shtetit përfaqësohej nga katër patriot, njerëz të shkolluar dhe të nderuar në mbarë vendin për kontributin e tyre: Aqif Biçaku (Elbsasani), Abdi Toptatni dhe dr. Mihal Turtulli. Pushteti legjislativ përfaqësohej Senati si një dhomë e vetme.

Senati ishte tranzitor, por shumë i mirë organizuar. Kishte në përbërjen e tij 37 anëtarë që përfaqësonin gati 20 mijë qytetarë. Ai do të kishte atribute legjislative deri në mbledhjen e Asamblesë kushtetuese. Në mbledhjen e marsit 1920, atij ju dha emri Këshilli Kombëtar dhe funksionoi me këtë emër deri më 1924.

Po tani Shqipni pa më thue si je?

Me një grup njerëzish pa identitet, pa ide, pa shkollë, pa atdhedashuri, pa integritet, por që për çudinë e madhe të jetës politike shqiptare quhen deputetë. Vendin e Hilë Mosit, Dhimitër Kacimbrës, Qazim Koculit, Adem Gjinishit, Bajram Curri, Bektash Cakrani, Fazlli Frashrit etj, e kanë zënë biznesmen, trafikantë, të dyshuar për lidhje me botën e krimit, ata që kanë ndryshuar emrin 4 a 5 herë, të cilët në jetën e vet nuk kanë shkuar kurrë një fjali.

Tani në parlamentin e 2020, me ligj dhe me vulë, të gjithë bëhen garant të hajdutërisë, duke shpresuar se në këmbim do të lëpijnë ndonjë kockë që do të hidhet për ta nga koncensionet dhe PPP e panumërta. Nuk kam ndërmend të përmend asnjë emër të anëtarëve të parlamentit, jo për frikë, porse nuk dua ti bëj reklamë të keqes.

Në 1920, Këshilli Kombëtar kishte në krye një teolog të shquar, Xhemal Nailin e më pas intelektualin patriot Dhimitë Kacimbrën, sot pas 100 vitesh kemi ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit të periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri. Kishim për kryeministër Sulejman Delvinën dhe pas 100 vitesh kemi Edi Ramën, i vetë deklaruar si një mësues i rëndomtë i vizatimit.

Kishim për ministër arsimi Spiro Pecin, sot kemi Besën, kishim ministër të jashtëm Iljaz Vrionin sot Gent Cakën, kishim ministër finance Ndoc Çobën dhe ne 100 vite më pas kemi një ministër që as vetë nuk e di se ku po shkojnë financat dhe ekonomia e vendit.

Në ditët më të vështira të Shqipërisë më 1920, detajohej me shumë përkushtim e përgjegjësi buxheti i shtetit, ndërsa sot parlamenti ngre dorën njëherazi, për të mos investuar në shëndetësi dhe arsim, vetëm që disa njerëz mos të humbasin milionat që shkojnë në xhepat e tyre, pikërisht nga bekimi që kanë marrë prej këtij parlamenti.

Pra pas 100 vitesh ne jemi në ditën e kiametit, si shoqëri, si jetë politike, apo edhe ekonomike. Në 1920, parlamenti kujdesej për çdo ankimim të popullit, si për shembull për taksën e kripës, duke e detyruar qeverinë që ta ulte këtë taksë me qëllim lehtësimin e buxhetit të familjeve të varfra shqiptare dhe të uljes së kontrabandës së këtij malli.

Ndërsa sot parlamentarët janë shumë të interesuar për rritjen e barrës fiskale në kurriz të popullit, ndërsa vetë shtojnë pagat, privilegjet, kërkojnë zyra e shtëpi me kredi zero dhe së shpejti do të kërkojnë edhe burra e gra, me garanci, për të shijuar jetën e tyre si politikan modern. Parlamenti i 1920, bëri një presion të jashtëzakonshëm që qeveria të zgjidhte çështjen e Vlorës dhe të mos pranonte asnjë kompromis me italianët në kurriz të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Nuk u pranua asnjë kujdestari, asnjë protektorat, asnjë lëshim, veç lirimit të tokave shqiptare nga ushtritë e huaja.

Jo vetëm kaq por Kongresi i Lushnjës i kërkonte me vendim të shpallur botërisht, Fuqive të Mëdha, të rishikonin vendimin në lidhje me Kosovën dhe ta përfshinin brenda territorit shqiptar. Sot kryeministri hap hartën me homologët e tij në Serbi dhe vendos se ku duhet të jenë kufijtë e Kosovës dhe si mund të ndahet në të mirë të Serbisë e në kurriz të shqiptarëve. 100 vite më parë kur ishim gjysmë të pushtuar , ende pa kufij të përcaktuar, pa një qeveri të qëndrueshme, pa shumë mjete që i duhen një shteti për të ekzistuar, ishim të zot të tregonim botës, se nuk i trembeshim as varfërisë e as vështirësive dhe pasojave që la Lufta e Parë Botërore.

Plot dinjitet dhe integritet, përgjegjësi dhe atdhetari treguam se jemi të denjë për të qenë një shtet, si të gjithë të tjerët në Evropë. Sot na përplasin derën në fytyrë. Na tregojnë tonelatat e drogës, numrin e bandave të krimit të organizuar, korrupsionin galopant dhe e kanë krahasuar vendin tonë si model narko-shteti në mes të Evropës. Nuk bëjmë dot zgjedhje të lira, pas 100 vitesh. Përpara 100 vitesh parlamenti ishte gati të vetë shkarkohej e shpërndahej në të paktën dy raste, ndërkaq që sot janë kapur pas karrigeve, rrogës së majme të deputetit, shëtisin studio më studio, duke folur se për çfarë, askush nuk i kupton.

Përpara 100 vitesh kërkohej Komision Ndërkombëtar për të shpëtuar tokat shqiptare prej pushtimit nga të huajt, sot kërkohet ndihma ndërkombëtare të shpëtojmë nga një grup shqiptarësh që kanë uzurpuar gjithçka: Ekonominë, politikën, pronat, financat, asetet e shtetit e që vendosin si t’ju dojë qejfi për jetët tona. Çfarë mund të thuash për një parlament, nga fjalimet e të cilit pak përdoret fjalori shqip, shumë pak flitet për ekonominë, asnjë fjalë për arsimin e shëndetësinë.

Por ama kryetari i parlamentit e ka merak të madh kodin e veshjes në seancë parlamentare, pasi ka mësuar shumë prej shijes së veçantë të fisnikut të pa shoq në sjellje e veshje, z. Kryeministër. Parlamenti i 2020 të kënaq sa herë që dëgjon fjalimin mbi kërpëratën, ndërsa trishtohesh shumë kur lexon se parlamentarët e vitit 1920, merreshin edhe me kripën, alkoolin, vajgurin, pra me zgjidhjen e kërkesave bazike të popullatës, nga veriu në jug. Këshilli Kombëtar i bëri me dije ‘qeverisë se duhet të paraqiste projektin për rrugën Tiranë-Elbasan’, ndërsa në 2020, ministrja Balluku heq nga lista e ndërtimit rrugë që sipas saj ‘nuk përbëjnë ndonjë investim të domosdoshëm dhe nuk janë nevojë emergjente’.

E mbi të gjitha për tu tallur deri në fund me hedhjen e bazave të parlamentarizmit, flasin gjerë e gjatë për të ‘studiuesit e vërtetë’ të kësaj periudhe: Shefi i hipotekave dhe legalizimeve e padyshim deputeti i Lushnjës i kudondodhur nëpër studio. Për të nderuar parlamentin e parë shqiptar dhe fillesat e parlamentarizmit, ka menduar vetë Kryeministri:

Si një dhuratë për këtë 100 vjetor do të shohim live në TV, shkatërrimin e ndërtesës ku u mblodh Këshilli Kombëtar. Na duhen hapësira modern dhe jo vjetërsina, si godina e Teatrit të Kukullave? Sot parlamenti i 2020, duhet të kishte mbyllur dyert, të mos pipëtinte e jo të hapte dyert për qytetarët, për të cilët nuk mendon as edhe një ditë të vitit.

Por të gjitha këto nuk kanë pikë rëndësie. Nuk mund të presësh asgjë më shumë, prej një grupi njerëzish që as në ëndrrën më të bukur të jetës së tyre, nuk e kanë parë të ishin brigadier a përgjegjës komunale, sot kanë emrin e madh parlamentar.

Tani Komandanti do ti vendosi tritolin ndërtesës së vjetër të parlamenti, sikundër ke bërë me shumë objekte të trashëgimisë kulturore. Për këtë vendim do të kesh bekimin e Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore si dhe të historianit shumë dimensional, shef  aktual i ALUIZNIT dhe Kadastrës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ajo25/01/2020 19:38

Zoteria qe pretendon se gjuha letrare e njehsuar e ka shkaterruar gjuhen shqipe. Ky pretendim nuk eshte i vertete. E para, gegerishtja edhe sot e kesaj dite flitet lirisht dhe me deshire ( si edhe ne diktature) nga popullsia shqiptare mbi lumin Shkumbin e deri ne Kosove, pjese te Maqedonise se Veriut, Mal te Zi, Presheve dhe Medvegje. Pra nuk ka vdekur aspak. Se dyti, si ne cdo vend europian, pas krijimit te kombeve dhe shteteve perkatese ne shekullin e 19-te, lindi nevoja e krijimit te gjuheve te njehsuara me gramatike dhe sintakse te standartizuar, bazuar ne punen e gjuhetareve. Ne cdo vend europian, si baze eshte mare e folura e nje krahine te caktuar, e cila simbolizonte mbase te foluren me perbashkuese te secilit komb, por duke u ushqyer nga dialektet perberese te gjuhes se vendit.
Nuk eshte e vertete se gjuha letrare shqipe eshte bazuar teresisht ne toskerishten, gererishtja eshte pjese organike e saj. Une nuk jam gjuhetare, por jam perpjekur gjithmone te flas te shkruaj gjuhen e standartizuar. Ne krahinen e Korces dhe me gjere, njerezit kur flasin nuk e shqiptojne fare germen h si psh: korcaret thone e ehe dhe jo e hene, apo ne vend te mjaft, shpesh here thone mja. E plot e plot shembuj te tjere. Ose sic ne vend te ndajfoljes se vendit tek, perdorin ne..
Pra perdorimi i drejte i ketyre fjaleve ( dhe qe tingellojne aq bukur!) vijne nga gererishtja. Prandaj nuk eshte i drejte pretendimi se u favorizua toskerishtja vetem e vetem se Enver Hoxha dhe pjesa derrmuese e udhehqjes komuniste vinte nga Toskeria. Per te standartizuar gjuhen shqipe kane punuar gjuhetare te shquar dhe akademike te vertete. Kosova dhe shqiptaret e viseve jashte Shqiperise e perqafuan me plot deshire variantin e standartizuar, si shprehja me e larte e modernizimit dhe ruajtjes se gjuhes shqipe ne perputhje me zhvillimin ekonomik, social, politik dhe kulturor te vendit ne shekullin e 20-te.

ai25/01/2020 18:48

Keq me shpalljen e pamvarësisë, keq me Kongresin e Lushnjes, keq me mbretin Zog, mos më keq akoma me mbretin diktator Enver e tash me parlamentin e kërpëratës së Ramës.
Sipas këtij shokut nga Tepelena, "shqiptarët tani duhet ti djegin etapat, të kalojnë ylberin e të hyjnë në BE për tu bërë europianë"
Të ishte kaq lehtë për ti kaluar këto etapa, ne shqiptarët sot mund të ishim kombi më i fuqishëm në Europë.
A nuk i kaloi Gjergj Kastrioti para mbi 500 vitesh gjithë etapat, bashkoi gjithë principatat e feudalët shqiptarë të asaj kohe, e i doli për 25 vjet përballë perandorisë më të fuqishme pas asaj romake e bizantine, preandorisë turke ?
Ate që arriti të bëjë Skënderbeu nuk arritën ta bëjnë as gjermanisht folësit që ngelën të copëtuar në mbretëri e principata , bile që luftonin me njera tjetrën, edhe pas disa shekujsh
Edhe Italisë, ish perandorisë romake përballë, ju desh që të vinte Garibaldi që të krijonte shtetin e pamvarur italian.
Lerini o të uruar shqiptarë këtë autofobine e marrëzinë për të sharë vetveten.
Ne jemi në Europë e jemi ndër kombet më të vjetra të saj.
Nuk ka qenë sigurisht kaq e lehtë që pasi kemi qenë 500 vite nën robërinë turke me një histori me vetëm 100 vjet krijimi të një shteti, të shkëputemi nga ndikimet e kulturës lindore, po aq sa është e pamundur që pas 50 vitesh diktaturë komuniste, të shkëputemi plotësisht nga ajo ideologji për 30 vite

Shpellar,lab,lal,laluc,malok25/01/2020 00:50

Me falni Ju komentuesit(shprehesit me shkrim te mendimeve)e mesiperm,mendoni se kongresi i drejtshkrimit ruajti gjuhen shqipe?! Eah??!!Jo or miq! Ai kongres shkaterroi gjuhen e vjeter dhe te vertete shqipe.Zhduku perfundimisht dialektin autokton(verior-vendas)GEGE.
Ndodhi thjesht per t'i ba qefin PPSH-se,dhe diktatorit nga servilet e tij....!!!Rreth 80% e popullsis shqiptare,SHQIPNI E VERIUT-KOSOVE-MALI I ZI-MAQEDONI,DISPORE iu ndalu (jo me force) perdorimi i shqipes te vjeter mijravjecare.
Verioret duken qesharake kur perpiqen me pershtat(me ndryshu) dialektin e tyne.
Ky asht turpi i jone!!!
Pervec gjuhes shkaterruam edhe historine tue pershtat me interesat e kohes.Dhe sot Ne cilesohemi POPULL MASHTRUES......!

krasasi tp24/01/2020 17:05

Shpesh,politikanët për të justifikuar mos arritjet në shtetbërje dhe në prosperitertin e shoqërisë,dështimet i mbulojnë me demagogji patriotike.Interesat e mëdha të kombit ja nënështrojnë interesave të tyre personale dhe klanore.Këtij 'rregulli' nuk ju shmang dot as qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës, as qeveritë e 1923 plot 5 të tilla, për 1 vit.As qeveritë zogiste."Metodika"ishte e gabuar.'Kanunit të përtashëm' të Shtetit, ju ofrua 'Statuti i Lushnjës".Zhvillimi shoqëror historik,natyral,ekonomik u ndërpre brutalisht, duke mbjell farën e përçarjes në shoqëri,ndaj edhe përpjekjet për ta 'rregullu'për së jashtmi, atë që e kishit katranosur për së brëndshmi,nuk mund të jepte frutet e dëshiruara, që kongresistët lushnjarë e dëshironin sigurisht.Mesa duket, në vënd të një date të themelimit të shtetit shqiptar,na sygjeroni një datë të tretë themelimi, se datën e dytë të themelimit do ta pretendonte po të ishte gjallë, Essat Pash Toptani.Ne jemi mësuar të djegim etapat,të mos meremi vesh mes vedi,e të qëndrojmë, as andej e as këtej,as lindje as perëndim.Momenti për ta 'kapërxy' ylberin është tani.Të gjithë për integrim në BE.

Ajo24/01/2020 14:06

Duke u munduar te shpreh keqardhjen time per masakrimin qe po i behet gjuhes shqipe cdo dite prej pothuaj te gjithe qytetareve shqiptare, ne nxitim e siper ndersa udhetoj me tren per ne pune dhe duke shkruar ne ekranin vogel te iphone-it tim padashur bera shume gabime gramatikore. Pasi e postova komentin tim dhe e lexova me pas, e turperuar nga vetja bera kete koment te dyte. Ju lutem te gjithe njerezve publike, gazetareve, mesuesve, artisteve dhe sidomos politikaneve, te cilet kane nje ndikim shume te madh tek te rinjte ne vecanti tek masat e gjera te popullit ne pergjithesi, te kujdesen me shume per te shprehurit ne menyre te sakte dhe shqip! Nuk kemi nevoje as per fjale latine, angleze, turke apo italiane per te shprehur mendimet tona kur ne fare mire mund te perdorim fjale shqipe qe egzistojne ne fjalorin tone dhe na lejojne te shprehim me mire kuptimin e asaj qe dusm te themi.
Ruajtja e gjuhes ametare e paster tregon respekt ndaj vetes dhe identitetit tend! Sot, fatkeqesisht une nuk e njoh me gjuhen shqipe. Ajo eshte shnderruar ne nje gjuhe hibride, ku bashkejetojne ne nje simbioze te cuditshme fjale shqipe ( shpesh te keqshqiptuara apo te keqshkruara ) me fjale angleze apo italiane dhe “ te lezetuara” me ca fjale turke neper te,si psh: kismet, inshallah, etj. Nje gje qe nuk kuptoj eshte se si ka mundesi qe shqiptaret nuk lakojne me emrat apo mbiemrat e njerezve. Po shkaterrojne shqipen duke kopjuar gjuhen angleze ne kete rast.

Ajo 24/01/2020 13:40

Z. Mehmeti.
Me sa kam kuptuar nga shkrimet tuaja dhe daljet ne televizionet publike, ju i perkisni fushes se arsimit. I vleresoj idete qe ju parashtroni, por ajo qe nuk kuptoj dhe nuk mund ta toleroj jane gabime shume te renda si ne sintakse ashtu dhe ne gramatike. Nuk e di, te jem e sinqerte se as nuk dua ta besoj se ju nuk e njihni mire gjuhen e standartizuar shqipe, por jam shume e acaruar kur shoh se qe pas vitit 1991shtypi i shkruar dhe televizionet publike ne menyre te vazhdueshme dhe pa meshire kane masakruar gjuhen shqipe! Nese ka patur nje merite qe duhet t’ja njohim regjimit komunist, ka qene vullneti dhe kembengulja per ta ruajtur te paster gjuhen shqipe, pastruar ate nga barbarizmat dhe mos lejimin te pakten ne shtypin e shkruar dhe zyrtar cenimin e regullave te gjuhes letrare te sanksionuara ne kongresin e drejtshkrimit te vitit 1972. Dike lexuar shkrimin tuaj, nuk mundem dot te perqendrohem tek idete tuaja, kur ne cdo dy- tre fjale has nje gabim gramatikor, mos lakim emrash apo mbiemrash te pervecem, mungesa zanoresh ne fund te fjales, si psh: nuk thuhet kurre ne shqip “ kater patriot” por “ kater patriote”. Ju lutem shikoni me kujdes fjaline hapese te ketij shkrimi: a nuk eshte ajo e paplotesuar logjikisht?

Shto koment

Denonco