Vrasje, grabitje, dhunë, Shqipëria ime, ku je katandisur…

Vrasje, grabitje, dhunë, Shqipëria ime, ku je katandisur…

Nga Avni Nezaj - 21/01/2020

Kur dita nis e zhurmshme dhe e mbushur me lajme te zeza, as kohë nuk ke të mendosh nëse ka fajtorë për këtë situatë. Sepse fajtorët i ke përballë, dalin përditë në faqen e parë të gazetave dhe në ekranet “Plat” me kohë të plotë të televizorëve cilësorë.

Në mëngjes nis dita me nje grabitje në Korçë. U kanë zënë pritë emigrantëve, u kanë marrë ç’kanë pasur të vlefshme.

“Korçë, grabitën dhe dhunuan një grup refugjatësh sirianë, 4 të arrestuar”….

Një natë më parë Tirana u trondit nga krimi i radhës, por sot në mëngjes policia thotë se: “Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes tek ‘Astiri’”….

Urojmë të jetë e vërtetë.

“Maskat grabisin karburantin në Bilisht”, thotë një lajm tjetër. Prapë grabitje. Të gjithë shohim e dëgjojmë. Po na bëhen si normalitet këto ngjarje. E kjo është frikshme jo vetëm për ne, por sidomos për fëmijët tanë.

Dy ditë më parë maskat hynë në shtëpinë e një biznesmeni në Tiranë dhe i futën plumbin edhe atij, edhe gruas së tij. Donin lekë, u zhdukën ne drejtim të paditur. Policia po i kërkon.

“Dy persona grabisin xhiron ditore të një lokali në Krujë”. Lajm tjetër për një grabitje tejtër. Njëri nga autorët qenka shoqëruar e kishte dy pistoleta në brez. Duket sikur është bërë grabitja si, “hajde pime noj gotë”. Policia edhe s’ka faj, nuk hyn dot në trurin e grabitësit që ta parandalojë.

Në fakt, ta hajë dreqi shumë janë shtuar. Por edhe kur shikojnë që kapet me vjedhje për një Km rrugë me 22 milione euro e asnjë zyrtar nuk sheh derën e policies, se të burgut jo e jo, edhe grabitësi thotë me vete, “Kap ça të Kapësh”. Nga burgu do të dal edhe po u arrestova. Të gjithë po dalin nga burgu sot…

“Masakroi me thikë 37-vjeçarin në Tiranë”. Ky është lajmi i radhës, pa kaluar as 15 minuta nga grabitja e fundit një i ri ka nxjerrë thikën dhe ka sulmuar tjetrin.

Lajmi tjetër që vjen nga qyteti bregdetar: “Zbardhen detaje nga përdhunimi i adoleshentes”. Ja çfarë po ndodh, nuk ka parashikim të qartë të situatës, por as vlerësim të qartë të asaj çfarë po ndodh. Gjithë këto ngjarje anti-njeri, anti-ligj, ndërkohë që drejtësinë e kanë bërë çorape bariu.

Pak më poshtë dalin detaje të reja të një vrasje makabre e ndodhur ndërmjet shqiptarëve adoloshentë në Itali. “Vrasja makabre e Erion Morinës ndodhi për 50 euro”, vaj medet.

Pak minuta me vonë, policia paska arrestuar edhe pronarin e lokalit edhe kamarierin, kishin krijuar një strehëz të vogël për të shitur ‘i çik hashash “bio’’. Nuk bëhet nami, kur ka klientë...

“Shisnin drogë në lokal, prangoset pronari dhe kamerieri”, kurse “snajperisti” i Rrëshenit nuk ka as gjurmë.

Fati i zi i tyre. “Përdornin Shqipërinë si rrugë tranzit, ndalohen 13 emigrantë mes tyre gra e fëmijë”, është lajmi i radhës. Nuk po kapim dot as vrasësit, as grabitësit, as dhunuesit, as mashtruesit, por këtyre ju bëjmë gjëmën, nuk kanë nga na ikin. E ata të shkretët, rrugët nuk i dinë se do të kishin ikur,  në drejtim të paditur si shumë ikanakë të tjerë që krimin e kanë ku e ku më të madh e më të rëndë se ky i këtyre njerëzve që ikin nga lufta e duan të shkojnë në paqe. Se këtu nuk qëndrojnë ata jo, se i lexojnë lajmet.

“Misteri i pengmarrjes në Kamëz/ Familjarët ‘kyçin’ gojën, dy pistat kryesore ku po heton policia”. Ky është lajmi i radhës që shpjegon enigmat e një ngjarje te rëndë ndodhur pak kilometra nga kryeqyteti. Njeriu nuk dihet ku është, u zhduk në mes të ditës, e përpiu dheu. Kjo është situata vetëm në Shqipërinë e mesme, se në veri dhe ne jug këto shtetarët që kemi avash, avash as nuk do të munden që të shkojnë.

“Të plastë gjaku tani, të q...r… unë ty”, dhunonte në mënyrë ç’njerëzore vajzën e saj, arrestohet nëna në Sarandë. E tmerrshme se si mund të shëndërrohet një nënë në një monster që masakron pjellën e saj. Çfarë po ndodh. Rilindja e ka pllakosur në stres këtë vend.

“Dy vite më parë i grabitën banesën, sot iu shkrumbua/ U kthye nga Greqia për të investuar: Këtu është për të ikur natën…”. Lajmi i radhës ka brenda edhe kobin e zi që këtu nuk jetohet. 400 mijë shqiptarë ikën nga vendi vetëm në 7 vitet e qeverisjes së Rilindjes. Zullumi është shtuar edhe më shumë, e nëse lexon lajmin e mësipërm, të shtohet edhe më shumë dëshira të “investosh” në Shqipëri.

“U kapën me një sasi të madhe droge, kush janë 6 të arrestuarit në Memaliaj, mes tyre një femër”, lajmi i radhës kësaj here është si buka me djadhë. Kishte kohë që nuk po ngacmoheshin, por siç duket ka afruar koha e mbjelljes e duhet t’u kujtohet kultivuesve edhe gjoba që do të japin për “ushtarët e Saimirt”.

E si për mbyllje është edhe një lajm i ‘bëshëm’ edhe politik, edhe kronikë, edhe sociale, por edhe ndërkombëtar mund të jetë. Këtu ndodhin çudi pas çudive.

“A duhej kandiduar gardisti i 21 Janarit për Bashkinë? Avokati e thotë prerë: Dënimi që ka marrë…”, ky është pazari i lajmit. E kjo ka të bëjë më një kandidat të rilindjes që ka qenë edhe në grupin e zjrrit të Gardës kur u vranë katër mitingashë të paguar të rilindjes në sheshin para selisë së qeverisë, 9 vjet më parë. E se ç’më thotë nje mendje se gjithçka paska qenë e organizuar që të dukej si krim, një tentativë e pastër për grusht shteti e organizuar hollë e qartë edhe deri në detaje. Pasi gazetarët shpesh herë të përdorur si lecka e këpucëve, kishin zënë pikat nevralgjike që të kapnin momentin e “madh” të vrasjes së “protestuesve” që nuk e dinin pse kishin ardhur aty, e vinin era alkool. Ky tani është kryetar bashkie pikërisht i propozuar nga ata që sollën në protestë ata që u vranë. Por atë ditë ai ishte në ‘mbrojtje’ të institucioneve e sot Rilindas në krye të bashkisë.

Si për embëlsirë, lajmi i fundit erdhi, “Digjet furgoni në Shkodër, pronari: Isha tek mjeku, nuk kam konflikt me njeri”.

Faleminderit mediave që na tregojnë se çfarë po ndodh në vendin tonë. Faleminderit edhe qeverisë që nuk u bën reklamë grupeve kriminale.

Dhe të me falin disa nga grabitësit, vrasësit apo dhunuesit që nuk u kam përfshirë në këtë shënim aksionet e tyre. Punë të mbarë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet24/01/2020 00:01

ËH,VRASJE,GRABITJE,DHUNË,OJ,SHQIPTARIA IME;KU JE KANTANDISUR;HË,PLASJE,
TRANDVRITJE,PËRDHUNË;SHKRIPKAVRRIA TRIME,ZUKE BATAKRISUR;SI UDHËHEQJE,
KURTHËDRQJE;SERVILË ANALFABET,STERILË KANALTRAGET;BASHKË UDB-ËN JUGO-
SLLAVE,TUGOSHKAVË;DUKE TERRORIZUAR,THERRORIZUAR;AKCIONE MBLEDHJE TË
ARMEVË;FRAKCIONE DREDHJE TË THARBEVË;PËR ÇFARROJE,ÇRRANOSJE,TË TERË
SHQIPTARISË;SHTIPKAKRISË;A,NJË FSHATARI URDHËROJNË TË UA PREJ NJË QINGJ
PËR DREKË;AI SERVILI,STERILI,DEBILI;MBI SOFËR SHTRUAR KËRKONTE RRCOKUN,SI
MISH I VEÇANTË;TERË ATA,PËR HATA;PO I THONË NGADALË NË VESH;PSE KY ËSHTË
MISHI I QINGJIT,EDHE,NUK ËSHTË MISH I PULËS;SE VETËM PULA KA RRCOK,OUH,NA BERË HORË,DHE REZILE,MOJ E MJERA SKILE;A,KUR RA GJAKPIRËSI RANKOVIQ; AI SI VIQ,O,HIQ,KIQ;MBETI I IZOLUAR,INJORUAR;I FRIGUAR,SHTRIGUAR;NGA FRIGA EDHE
PANIKA;EDHE,FEMIJËT ME FAMILJEN E TIJ,NË PSIKOZË,FRIKDOZË;A,NJË DJALË I TIJ LUJATI MENDËSH,DUKE U TËRBUAR,DUKE U TMERRUAR;AI NUK SHEROHEJ DOT NGA
KRIZA PSIQIKE;DUKE SHKUAR NË VARRE;DHE,DUKE U DESHUR LAKURIQ;EDHE,DUKE
URINUAR DHE KRYER NEVOJËN E MADHE,MBI VARRE;DUKE BRITË E PISKATË;O DHE,
DUKE SHARË BABËN E VETË,QË NA KA LENË EDHE PA VARRE,NËN ZJARRE,QE EDHE
VARRET DO NA MALLKOJNË,DO NA SHKALLMOJNË;PËR TRAGJEDINË,PRAGJEGRINË, TRADHTINË,KATRANDINË;OUUUH,TERRORIZIMIN,THERRORIZIMIN,TË MBARË POPULL
KOMBIT,MBARË KOMBËTARË,MBARË SHQIPTARË;MBARË KOMBËTARË SHQIPTARË!!!"
MANI,USA.

Gramoz21/01/2020 17:39

Prognoze e zymte por e vertete, jetojme ne kohen e koleres edveriste. Shqiperia po lengon nen peshen e krimit dhe te pasigurise per jeten, nen krizen e thelle te papunesise. Rinia ka marr rruget e botes vetem te iki nga syt kembet, larg vendlindjes qe nuk jep asnje shenje shprese. Vendi udhehiqet nga nje bande kriminale qe çuditerisht e etiketojne veten si rilindas! O Zot çfar kohe jetojme! Jetojme nen rilindjen e krimit, jetojme nen ringjalljen e sigurimit te Enver dylberit, jetojme ne nje kohe kur ne zyrat e shtetit jane ulur kembekryq lloj e soj kriminelesh te denuar per krime te ndryshme, qe nga vjedhja, droga, perdhunimi e deri tek vrasja, bile disa syresh u bene edhe deputet, sigurisht me ardhjen ne pushtet te rilindasve ose nga ata qe erdhen ne pushtet nga krimi dhe po punojne per krimin!

Shto koment

Denonco