Gazeta 'Bild' piratohet për disa orë nga banda 'Edi Rama'

Gazeta 'Bild' piratohet për disa orë nga banda 'Edi Rama'

Nga Erl Kodra - 20/01/2020

Bild fshin shkrimin e MotherF...

Shpesh kam menduar se kjo botë është banale. Sidomos në mjetet që përdoren në luftërat e ndyra të propagandës, veçanërisht në epokën tonë të internetit. Si gjithmonë, ndyrësia "triumfon" edhe nga era e rëndë.

Të dielën në mbrëmje, ndyrësia e Kryeministrit Edi Rama ia doli të triumfojë për disa orë; gazeta Bild, më e madhja në Europë, publikoi një artikull të MotherJones (mars 2018), pa autor.

Shkrimi i MotherJones qëndroi vetëm disa orë, për t'u fshirë diku pas mesnate. Ndërkohë, adrenalina e motherf... në Tiranë, shpërtheu si vullkan qelbi. Ekstazë, emfazë dhe gëlbazë u hodhën pa hesap kundër Lulzim Bashës.

Vrulli u ndal disi nga gjumi i mesnatës, për të rifilluar përsëri sot. Por gazeta më e madhe në Europë, gjermania Bild ua dogji skenarët: shkrimi i Motherfuck.. nuk gjendet më në faqet e saj. Sepse Bild nuk mund të publikojë tekste të paverifikuara, sidomos përkthime, veçanërisht tekste të futura kontrabandë, të paguara.

Gazeta Bild nuk është vrasëse me pagesë.

Gjermania Bild nuk mund të bëjë luftën e ndyrë të Edi Ramës. Në të vërtetë, ajo është në luftë me vet Edi Ramën.

Teksti i gazetarit Peter Tiede për krimet e bandës Edi Rama gjendet online, bashkë me përgjimet e krimeve të tyre. Prova është tronditëse, asgjësuese. Por, me sa duket derrat duan plumba të kalibrave të rëndë. Dhe do t'i kenë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Krist20/01/2020 17:31

Ne fakt,Zoti Din,ne na ka marre Dreqi.

Din Duraku20/01/2020 12:25

I nderuar Erl shkrim shume i qëlluar,kjo Propagandë e fëlliqur Neokomuniste po tenton me çdo kusht ta pengojë demokratizimin e Shqipëtarëve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, e sa i përket shkrimit tuaj që Derrat duan Plumba të Kalibrit të rëndë si duket neve ende nuk jemi zgjuar nga Agonia e rëndë që na ka kapluar . Së pari duhet Vetëdijësim i Ndërgjegjjes Shqipëtare o Vëlla dhe duhen Burra te Kalibrit te Bajram Currit,Avni Rrustemit ,Hasan Prishtinës e shumë te tjerë se përndryshe na ka marrë Dreqi

Shto koment

Denonco