Tragjikja e Edi Ramës!

Tragjikja e Edi Ramës!

Nga Bardhyl Mahmuti - 19/01/2020

Me padinë kundër Ramush Haradinajt ditën e përkujtimit të gjenicidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, Edi Rama arriti një qëllim të ulët.

Para 21 vjetësh, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, forcat e armatosura të Serbisë kryen një nga krimet më të tmerrshme të gjenocidit gjatë luftës në Kosovë: ekzekutuan dhe masakruan 45 civilë shqiptarë, të të dyja gjinive dhe të të gjitha moshave, duke filluar nga mosha 13-vjeçare (Halim Beqiri) e deri në moshën 82-vjeçare (Nazmi Imeri).

Cilësimi që i bëri këtij krimi përbindësh shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së për Kosovën, William Walker-i, i tërboi autoritetet në Beograd. Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, ministri i atëhershëm i Informatave, Aleksandar Vuçiq, i përkëdheluri i dikurshëm i Sllobodan Millosheviqit dhe miku aktual i Edi Ramës, bëri publik vendimin e qeverisë serbe, që e shpallte William Walker-in “persona non grata” dhe urdhëronte largimin e tij nga Jugosllavia brenda 48 orësh. Aleksandar Vuçiqi e akuzoi William Walker-in për shpifje dhe për deklarata patetike dhe e cilësoi si gënjeshtar.

Miku i Aleksandar Vuçiqit, Edi Rama, përdor të njëjtën logjikë dhe të njëjtën terminologji, duke i cilësuar si gënjeshtarë ata që nuk mendojnë si ai, apo duke i kualifikuar si deklarata patetike qëndrimet e atyre, që marrin guximin t’i përmendin gjenocidin që ka kryer Serbia në Kosovë.

Përballë mohimit të gjenocidit, që vjen nga Aleksandar Vuçiqi dhe miqtë e tij, populli shqiptar i Kosovës është duke bërë përpjekje që të pranohet botërisht fakti, se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Dikujt mund t’i duket si “qëllim i vendosur lart”, që, tani për tani, nuk mund të arrihet as në Shqipërinë e sunduar nga Edi Rama. “S’ka problem”! Ka shqiptarë që do të vazhdojmë këtë punë, derisa të ndriçohet tërësisht ky gjenocid.

Më 15 janar 2020, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, populli shqiptar i Kosovës ka pritur të shohë në Reçak edhe kryeministrin e Shqipërisë, përkundër divergjencave që mund të ketë me Ilir Metën, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn apo Albin Kurtin. Mirëpo jo vetëm që nuk erdhi në Reçak dhe nuk tha as një fjalë të vetme për gjenocidin që ka kryer Serbia, por Edi Rama, në frymën e “Mini-Shengenit serb”, vuri në “qarkullim të lirë edhe në Kosovë” mallin e tij të ashtuquajtur “ligj antishpifje”, dhe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, bëri padi kundër Ramush Haradinajn dhe e akuzoi për “shpifje”.

Disa orë pas arritjes së qëllimit, në faqen e tij të “Facebook”, Edi Rama publikoi fjalët e çmuara të Mikelanxhelos, artistit të madh të Rilindjes:

“S’ka problem kur e vendos qëllimin lart e s’e arrin dot, tragjike është kur arrin qëllimin e ulët”.

Image

Askush nuk do të kishte mundur ta ilustronte më bukur tragjiken e Edi Ramës! Vërtet ka arritur një qëllim të ulët!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

buli19/01/2020 22:01

gjithe jeten ka qene nje qenie e peshtire

AL19/01/2020 20:18

RAMUSH DJALI , TUNGJATJETA !

Greg andoni19/01/2020 19:04

Çka ky qe shperndan keto posterat ? A ja arriti qellimit te njihej ne bote si lider dhe te behej njekohesisht politikan miliarder ? Leri njerzit rehat, ik me merkelin dhe sorosin dhe beheni treshe. Po hyn ne jeten personale te njerzve dhe po i manipulon dhe mendien. Leri te qete. E kuptoje qe do te fshehesh tiranine e evropianeve por ske pse. Ose beje cpo te plas trapi. U talle qe u talle me njerzit kjo eshte nje pik ne oqean.

Parato19/01/2020 18:13

Vertet per te ardhur keq, eshte tragjike per shqiperine qe te sundohet ende nga shqiau shqip-foles, dhe teper komike eshte komenti ne fb...ate cka mundohet te fsheh ...e nxjerr ne shesh pa vete dije. Nuk besoj se nevojiten komente dhe argumenta per te vertetuar qellimin e tij te shitur.

Krist19/01/2020 17:39

A ka aresye,qe nje ligj i vendosur ne Shqiperi,te kete efekt edhe ne shtete te tjera?Nese TI e quan shpifje,nje deklarate te cilitdoqofte ai,Tjetri,e quan,jo vetem nderhyrje ne punet e tija,por edhe tradheti,per jo vetem fjalet,por edhe veprimet qe ben.

Shto koment

Denonco