Le të plasin në mllefin e tyre

Le të plasin në mllefin e tyre

Nga Fitim Zekthi - 18/01/2020

Në vitet 70-të në Kubë, një qytetar amerikan që ishte aty në punë të vet e gjeti veten i akuzuar nga policia si pjesë e një rrjeti armiqësor të sofistikuar për të vrarë Fidel Kastron. Ai u habit nga gjë por vonë e kuptoi se në regjime të tilla inskenime të tilla janë të zakonshme. Sot, një ditë pushimi, kur ti ke qenë gjithë ditën i ç'interesuar për shtypin dhe lajmet, të dërgopjnë mesazhe dhe të thonë se disa portale po shkruajnë se ti je emëruar në një zyrë propagande që ka ngritur PD-ja së bashku me disa të tjerë.

Portalet shkruajnë, veç të tjerash, se kryatri i PD-së i ka premtuar këtyre për tu bërë deputetë, se këta (pra ne) do të bëjnë profile fallso në internet etj se këta janë kështu dhe ashtu. Shpifjet nga më të ulëtat, mashtrime nga më të ndytat i gjen në këto shkrime.

Në të vërtetë kur sfera publike ka degraduar kaq rëndë sa komunikimi ka zbritur në këto rrena të trasha ajo që i vret vret më shumë shpifësit është vetëm indiferenca dhe unë kam kohë që as e di që ekzistojnë portale si këto. Kam qenë me idenë se ata duhen lënë siç thonë shkrimet e shenjta "të plasin në mllefin e tyre" dhe këtë kam bërë.

Unë e di se aktiviteti politik dhe ideologjia politike mund të jenë eksituese, por këto në vetvete nuk e ushqejnë kurrë thellë shpirtin e njeriut. Tek ne shumë politikanë dhe njerëzit që luftojnë për këto interesa, sidomos në portale si këto, kanë një shpellë në shpirtrat e tyre, të cilën përpiqen ta mbushin me obsesionin e tyre për politikën. Disa nga nevojat tona mund të mbushen vetëm nga Zoti dhe këta e kanë kot këtë punë. Prandaj ata nuk ngopen, shpifin, shajnë, urrejnë, nuk kanë asnjë parim.

Unë kurrë nuk kam qenë në ndonjë zyrë propagande dhe as jam emëruar në ndonjë të tillë. Kurrë nuk kam shkruar apo thënë diçka se atë e kërkon ky apo ai, se këtë e kërkon ky kryetar apo kjo parti. Unë kam neveri për të gjithë ata që e kanë bërë këtë gjë, kam neveri për atë frymë të poshtër që vjen nga komunizmi, për atë frymë që e kam vuajtur vetë në atë kohë (para viteve 90-të) familjarisht në kurriz, kam vuajtur spiunimet, servilizmat dhe krimet e komunistëve.

Bindjet e mia të djathta dhe konservatore nuk kanë të bëjnë fare as me Lulzim Bashën dhe as me PD-në, ato janë pasojë e origjinës time familjare dhe e formimit tim në shkollë, në universitet dhe e përvojës time si besimtar.

Kam shpresuar që ky vend një ditë do të bëjë një diferencë duke u larguar nga llumi, e pista, e keqja. Besoj se në shumicë e ka bërë. Gjithsesi ka ngelur ende një frymë e vjetër që endet vëdallë sadoperiferike.

Për mua portale si këto le të vazhdojnë edhe më shumë, edhe me thellë me këtë qasje, le ta shtojne shpifjen dhe sharjen. Unë them le të plasin në mlllefin e tyre, le të dërrmohen nga urrejtja dhe inati. Raporti ynë nuk është me ta por me të drejtën dhe me Zotin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp20/01/2020 12:41

Bënça,kur Fitimi rropatej në fshatrat e Gramshit në mos gaboj,në fushatën e 2017, unë postova në këtë portal, dy komente në mbështetje të tij.Ti ku ishe.Sigurisht qe nuk mund të ishe as fizikisht,as "shkresërisht"as shpirtërisht,pas një intelektuali që në paragrafin e tretë nga fundi, i shkrimit të mësipërm nënvizon se"Bindjet e mija të djathta dhe konservatore, nuk kanë të bëjnë fare as me Lulëzim Bashën e as me PD-në ato janë pasojë e origjinës time familjare dhe e formimit tim në shkollë,në universitet dhe e formimit tim si besimtar".(F.Z).Bënça, besoj se je nga ajo kategoria e militantëve që rri te dera e partisë dhe ju buzëqesh udhëheqsëve dhe deputetëve kalimtar,që të fiksojnë e të kenë në konsideratë,kur të administrojnë pushtet.Ti vetëm i dobishëm për PD-në dhe për të djathtën nuk je .Por, as për Lulëzim Bashën.

Benca19/01/2020 22:04

Fitim mos u shqeteso mha krasasi tp sepse ai eshte njeri nga ata shpifesit e Edi Rames qe sillet verdalle nga nje portal ne tjetrin per te hedhur helm dhe transmetuar mashtrimet qe i prodhon makineria e Edi Rames dhe endri Fuges. ky eshte nje kriptorilindas nga tepelena qe ka lidhje me Ramen dhe Gramoz Rucin, nje zgjebe qe kerkon te beje pis te gjithe ata njerez te ndershem qe jane ta angazhuar kunder edi rames. Une bashkohem me ju Fitim: lete te plase nga mllefi krasasi tp.

shqiptar19/01/2020 13:37

Nuk ka sepse komentuesi krasasi nga Tepelena. të provokojë z Zekthi se PD e paskej lënë "jashtë listave fituese" të saj.
Është tashmë e ditur se kjo mazhorancë erdhi në pushtet me një numur shumë të madh votash të blera me para droge, apo në trysninë e bandave kriminale të lidhur me PS.
Vetëm dy nga të mandatuarit si kandidatë për deputetë të PD, Rudina Hajdari e Murrizi arritën të marin mandatin. Pjesa më e madhe e atyre që pretendohet se ishin në listat e PD e PS i rekrutoi si "opozitë e re", vinin nga partitë e vogla aleate të PD.
Të mos harojmë se vendin e mandatit për deputet të liderit të PD, z Basha, jo pa qëllim Taot e Ramës ja rezervuan të famëshmes "deputete të kërpëratës" që vinte nga një partiçke fare e vogël e ishte qesharake ta konsiderosh si pjesë e listave të PD
A ka bërë gabim PD që e zgjeroi spektrin e partive aleate në opozitë ?
Kjo po, është e diskutueshme, por është idiotësi të thuhet se këta farë deputetësh që rekrutuan Taot, paskan qenë pjesë e listës që ka përzgjedhur Basha siç abuzohet me të madhe.
A ishte gabim futja në listën e kandidatëve për deputetë të bijës se heroit të demokracisë, Azem Hajdarit ?
Por cilit demokrat të orëve të para do ti shkonte mëndja se ajo do të votonte për ligjet e Edi Ramës e Gramoz Rruçit veç faktit që do të ishte më armiqësore me partinë e babait të vet sesa me socialistët .?
Veç kundërshtarëve të tërbuar socialistë kundër PD, të mos harojmë se pati edhe një grup qejfmbetësish karrieristë si Patozi me shokë, që u bënë pjese e propogandave të mediave të majta, që e nënvlerësonin politikanin e ri Basha dhe e sulmonin ate me urrejtje.
Të mos harojmë gjithashtu se propoganda socialiste, kur ishin në opozitë, si objektin numër dy të sulmeve të tyre pas Berishës, kishin Bashën.
Përse e sulmonin Bashën kaq shumë ?
Sepse shihnin tek ai liderin e ardhshëm të PD, që shquante për aftësi ndër të tjerët..
Me thënë të drejtën, krejtë ndryshe nga një pjesë jo e vogël e mashtruar nga propogandat socialiste e demagogjitë e ca demokratëve të dështuar, duke parë një sulm frontal e një mosbesim të hapur pas kalimit të drejtimit të PD, nga lideri i saj karizmatik Berisha, tek i riu Basha, kisha ndjesinë se ai nuk do ta përballonte këtë presion.
Por ndodhi i kundërta.
Ai përballoi gjithë lukuninë e kundërshtarëve politikë të PD e gjithë sulmet e renegatëve të kësaj partie, e tash ndonjë kërkes për "dorheqjen" e ti si lider i PD pa i gjetur personin konkurues, ngjan me një idiotësi të llojit Tao Palla., një mga personazjet më ordinere e negative të politikës shqiptare.

krasasi tp19/01/2020 12:13

Z.Zekthi,sa herë shkëmbehemi në rrugë,unë ju përshëndes dhe ju ma ktheni përshëndetjen megjithëse nuk njifemi.Unë nuk kam asnjë mllef pse PD ulet me mazhorancën qeverisëse në çfarëdo formati dhe për çdo çështje,Një mllef të vogël e kam, meqë ra llafi.Pse Ju,intelektual,profesionist dhe përfaqësues të denjë të tjerë të së djathtës, nuk u përfshitë në listat fituese të PD.

shqiptar19/01/2020 10:07

Lexoj sot në një shkrim të shoqëruar me foto , në një nga gazetat më të mëdha të Shqipërisë, se dy përfaqësuesit e opozitës, z.Bylykbashi e z,Vasili qenkan "nxituar" që të ulen në tryezën e bisedimeve me Gjiknurin bile duke "i shtërnguar duartë".
I dhënë ky "lajm" në këtë mënyrë, duke injoruar faktin se publikisht që të dy përfaqësuesit e opozitës , ja kanë përplasur në sy Gjiknurit se ti duhet të jesh objekt i drejtësisë, sigurisht që do të krijojë në opinionin pubik iluzionin se opozita "po përqafohet" me qeverinë e korruptuar të Ramës.
Jam i bindur se mediat shqiptare kanë në arkivat e tyre fotografi e video të takimeve e shtërngimeve të duarve të udhëheqësve të BE e SHBA, me Sadamin, Mubarakun, Kadafin e deri Asadin e Sirisë, në takimet protokollare të bisedimeve dipllomatike.
Por a mos do të thotë kjo se këta diktatorë kanë qenë miq të udhëheqësve perëndimorë ?
Obama është takuar disa herë me Putinin e kanë shkëmbyer biseda të gjata telefonike midis tyre. Përse mediat kryesisht të majta nuk janë "shqetësuar" asnjëherë për këtë "miqësi" ?
Është takuar edhe presidenti Trump me Putinin e bile deri me diktatorin "vogëlush" kapadai të Koresë së Veriut Kim Jong.
Mediat me orientim të majtë kanë vënë kujën se presidenti Trump po "flirton me Rusinë e me Korenë e Veriut, kur në fakt, pikërisht në periudhën e presidencës Trump, SHBA i ka përkeqësuar më shumë marëdhëniet me Putinin e Korenë e Veriut,duke e dobësuar rolin e Rusisë në politikën ndërkombëtare e duke e riforcuar pozicionin e SHBA si shtetin më të fuqishëm demokratik në botë.
Edhe Rama me Taot e tij, po bën çmos që të krijojë përshtypjen se PD qenka e lidhur me Rusinë, gje që e bëri edhe "komunistin e sinqertë" Majko, të thotë se kjo është qesharake se jemi ne komunistët që historikisht i kemi pasur sytë tek Rusia.. E majta nuk heq dorë nga strategjia e Stalinit se mbrojtja më e mirë është sulmi.
Pra e thjeshtësuar me fillozofinë popullore, hajduti të bëjë thirrje për të kapur hajdutin.

Shto koment

Denonco