Rama, akt-padia e turpit me Haradinajn

Rama, akt-padia e turpit me Haradinajn

Nga Doan Gjyzeli - 17/01/2020

Ka mjaft habi me padinë e Kryeministrit Rama kundrejt homologut të tij kosovar, Haradinajt. Dhe në fakt është e drejtë kjo habi për faktin se shumëkush beson se qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë duhet të shohin dhe shtojnë vlerat dhe rrugët që na bashkojnë. Dhe besoj se gjithkush ka shprehuar dëshirën se këto rrugë do vijnë duke u zgjeruar, pasi shpirtërisht, kulturalisht dhe gjuhësisht kemi thuajse zero kufij që na ndajnë.

Mirëpo na rezulton se kjo është një hipotezë ideale, nëse kujtojmë se në Tiranë, në pushtet janë ish-pasuesit e komunistëve shqiptarë, që kanë qëllim vetëm pushtetin dhe që çdo kufi përtej pushtetit të tyre poltik e shohin ose të rrezikshëm për ta ose vetëm si një mjet për të forcuar interesat e veta.

E duke qenë se rënia e prestigjit të Ramës në Kosovë mund të jetë ngjitëse shumë edhe në Tiranë, për shkak se lajmet tashmë lexohen thuajse njëlloj, atëherë Rama gjen zgjidhje të nisë një betejë ligjore, që duartrokitet lehtësisht nga Beogradi.

Po përse e kishte të nevojshme Rama këtë akt-padi?

Dështimi i versionit që Kryeministri Rama pati mbështetur, në mënyrë shumë tinëzare, pa u prononcuar shumë në Tiranë, por i investuar tek ndërkombëtarët, i hoqi atij ëndrrën e heroit të marrëveshjeve që ai pretendonte se mbështeste në Ballkan. Por pas mbetën akuzat e Haradinajt për tradhti të çështjes dhe shumë prej marrëveshjeve pezull që vetë Rama firmosi me bujë në katër mbledhjet e përbashkëta ndërqeveritare nën moton “Një tokë, Një popull, Një ëndërr”. Dhe ai ka nevojë të tregojë një anë tjetër, atë të mbështetjes gjoja te ligji, duke e kthyer çështjen nga politike në personale – ashtu siç edhe ka menduar dhe përdorur edhe PS-në dhe Shqipërinë që prej vitit 2013.

Ai me këtë gjyq kërkon t’ia faturojë Haradinajt gjithë dështimet mbi premtimet që bëri në katër mbledhjet ndërqeveritare, e sidomos në atë të diplomacisë ku ka dështuar përballë Beogradit për të frenuar politikën e tërheqjes së njohjeve të Pavarësisë së Kosovës apo edhe njohjeve të reja. Në fakt, gjatë kohës si kryeministër, në vend të motos për “Një ëndërr”, Rama funksionoi me moton “Një makth për të ardhmen!”, duke anashkaluar Prishtinën e duke vendosur në epiqendër të politikës së tij Beogradin. Kjo qasje gati vandale doli në sipërfaqe në mospërmbajtjen e nervave të tij kur kryeministri Haradinaj e akuzoi për shantazh në Berlin që ai të pranonte tërheqjen nga “Taksa 100 %” me Serbinë.

Të dhënat më të fundit, sidomos me të ashtëquajturën “Minishengen”, treguan se Rama ka anashkaluar krejtësisht Prishtinën që të kthente Tiranën në qëndrën e diskutimit për të ardhmen e Kosovës. Por, me sa duket i ka bërë llogaritë gabim, pasi Haradinaj i përket shtëpisë së luftës, me dëshmorë për atë Kosovën e sotme. Mund të ketë ndodhur që Haradinaj të ketë bërë shumë marrëveshje ekonomike të nxituara, por jo marrëveshje që kanë të bëjnë me gjakun, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e Luftës që i dha Lirinë Kosovës. Këtu, ish-lojtari i basketbollit që bënte 5 faulle personale për pesë minuta kur futej në ndeshje si zëvendësues, nxori në pah vandalizmin e tij politik me qeverinë e Kosovës. Ai me këtë lëvizje kërkon të barazojë autokracinë e tij në Tiranë me autokracinë edhe në Kosovë, që shqiptarët në të dy anët e kufirit, në qeveri apo opozitë qofshin, të marrin modelin e tij.

Por, reagimet e gjithë klasës politike dhe intelektuale në Kosovë, pavarësisht dallimeve, treguan se ata mund të grinden për shumëçka, por jo për krenarinë e tyre të Luftës. E si për ironi, Ramën e tradhtojnë si lider të shqiptarizmës edhe duartrokitjet e nxehta që vijnë nga Beogradi. Por, kushdo që habitet se përse Rama e dërgoi “vëllain” e tij Haradinaj në gjykatë, mjafton t’i hedhi një sy të shkuarës së tij, ku nuk e ka pasur aspak problem të dërgojë në gjyq edhe babain e tij me akuza që do t’i vinte turp kujtdo.

Ndaj, Haradinaj bën mirë ta sfidojë Ramën me qetësi, siç edhe ka sfiduar gjer më sot kundërshtarët e tij kur ai ka mbrojtur Kosovën, pasi akt-padia e Ramës nuk është ajo e një politikani që kërkon të shohë bashkë shqiptarët duke ecur drejt një rruge që i bashkon, por është akt-padia e turpit të një njeriu që nuk e kuptoi kurrë se qeverisja nuk është basketbolli i tij i gabimeve që ia falnin trajnerët për shkak të babait, por është e burrave që dinë të mendojnë edhe me zemër, edhe me mendje.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kuti 18/01/2020 15:59

Une as habitem e as pres gje te mire nga nje i deshtuar fizikisht, njerezisht e intelektualisht! Po, ka nje merite; kurveron me gjuhen si askush!!! ( ne fakt kurvelleku eshte ne genin e tije )

kuti 18/01/2020 15:36

Une as habitem e as pres gje te mire nga nje i deshtuar fizikisht, njerezisht e intelektualisht! Po, ka nje merite; kurveron me gjuhen si askush!!! ( ne faktk eshte ne genin e tije kurvelleku)

Cx17/01/2020 19:59

Te lumte dora dhe mendja

Selman Dervishi-Mani,USA.poet17/01/2020 19:54

SIKUR DIKUR,KUR IDEOLOGU DHE PRIJETARI I PARI;KRYELEGJENDARI,VEPRIMTARI
I PAVARËSISË DHE LIRISË MBARË SHQIPTARE 1912 NË TAKIM ME BASHKËVEPRIMTA-
RËT NË SHQIPËRI;DUKE U KONSULTUAR PËR TË IA KRISUR LUFTËS ÇLIRIMTARE KU-
NDËR ARMIQVE,PËR COPËTIM DHE ROBËRIM,TË TERË TROJEVE MBARË SHQIPTARE,
KUR VËREN CA BASHKËKOMBËTARË SHQIPTARË,DUKE U TËRHEQUR O,NGA BETIMI
PËR LUFTËS TË RIBASHKIMIT O RITRASHËGIMIT;MBARË TROJEVE SHQIPTARE;AI DEL
NË BINË DHE,I SHPETOJNË LOTËT,DUKE QAJTË ME ZË;KUR E PYESIN:PSE PO QAN O
I DASHURI Z.HASAN PRISHTINA!";AI PËRGJEGJEJ SE:UNË RRJEDHË MU,NGA POLACI
I DRENICËS,QË ME TRADITË MBARË SHQIPTARE,E KEMI TRASHËGIM;QË POJA LE TË
MBETËT PO;PËR GJITHMONË TË JETËS,DHE BESËS;PO,NËSE ËSHTË NEVOJA,EDHE
DUKE PAGUAR ME VEDKJE;ËËËH,PO VËREJ KËTU SE CA BASHKËLUFTËTARË QË PO
LUJANË ME FJALËN E BESËN;DHE IDEALËN O SHPRESËN;PËR FATIN TERË POPULL-
KOMBIT MBARË KOMBËTARË,MBARË SHQIPTARË!!"O,SHUMË T'FALA NGA MANI,USA.

Shto koment

Denonco