Kritikat irracionale ndaj Bashës

Kritikat irracionale ndaj Bashës

Nga Klodian Tomorri - 15/01/2020

Kritikat ndaj Lulzim Bashës se pse e uli opozitën në reformën zgjedhore janë ushqim i mirë për turmat. Por politikisht, rikthimi i Partisë Demokratike në rrugen institucionale ishte gjeja më racionale për t’u bërë.

Sot qeveria e ka humbur maxhorancën në popull. Në këto kushte opozita duhet të ketë vetëm një mision dhe qëllim. Të çojë vendin sa më shpejt në zgjedhje.

A ka rrugë tjetër që një parti politike të vijë në pushtet përveç zgjedhjeve? Sigurisht që po. Pushteti mund të merret përmes dhunës, revolucionit ose grushtit të shtetit. Dhe një parti që kërkon të marrë qeverinë në këtë formë, nuk ka pse të ulet në tryezën zgjedhore. Thjesht armatos popullsinë dhe vë shqiptarët të vriten me shqiptarët.

Nëse kjo është ajo që kërkojnë militantët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, atëherë Lul Basha duhet të japë dorëheqjen sepse ai nuk përfaqëson më vullnetin e mbështetësve të PD-së. Zgjidhet një kryetar i ri me background të fortësh dhe opozita ka të gjithë të drejtën e saj për t’i hyrë aventurave të rrezikshme.

Kjo është rruga që mund të eksitojë radikalët. Rruga tjetër është ajo e zgjedhjeve paqësore. Dhe një opozitë mund të shkojë në zgjedhje në dy mënyra. Ose duke pranuar totalisht rregullat që i vendos kundërshtari, ose duke thënë- e madje imponuar fjalën e saj në tryezën ku vendosen rregullat.

Këtë bëri opozita një ditë më parë. Dhe politikisht, matematikisht kjo ishte gjëja më racionale që mund të bënte.

Kritikat ndaj opozitës mund të qëndrojnë në çdo kohë. Gjithsekush ka të drejtë të kritikoje. Por sot opozita dhe Lulzim Basha kanë vetëm një mision. Të çojnë vendin në zgjedhje duke pasur maksimumin e garancive që zgjedhjet do jenë të lira dhe të ndershme. Aventurat i eksperimentoi një herë në zgjedhjet e shkuara lokale. Dhe edhe pse ai vendim i eksitoi radikalët njësoj siç mund t’i eksitojë bojkoti i reformës zgjedhore sot, rezultatin e panë të gjithë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

albana16/01/2020 13:33

te gjykosh eshte shume e thjesht, dhe ne pergjithesi e bejne parazitaret dhe mendjeshkurterit qe kane shume kohe ne dispozicion. para se te gjykoni lulin, mendoni dhe sygjeroni menyren se si mund te shporret Rama...pastaj flisni per gabimet apo jo te Lulit.

Edvin15/01/2020 23:57

Po,po!Beji qefin qafirit...sepse eshte ne rregull ai.U bene "ligje","reforma",koncesione antishqiptare,prej "radikaleve" sigurisht.Do iki nje soroist dhe do vije nje tjeter,jo krejt ,krejt si ai....pas vitit 2020 sigurisht.

I deleguari15/01/2020 23:25

“O fol e mba, o dhit e ha” thote populli per të keshilluar maturi per njerezit e thjeshte e jo udheheqesin, qe pretendon të drejtoje makinen shteterore!
I nderuar zoti Klodian Tomorri, të me falni por duhet tju kujtoj se zoti Basha, vec të tjerash, pra pervec se shef i opozites, ka qene edhe 4 vjet k/bashkie dhe asokohe deshtimin e tij total kishim deshire ta justifikonim me sabotimin nga PS! Por sot lypset t’i bashkojme zotime dhe premtimet utopike të zotit Basha per të gjykuar drejt, si DRAMI I atehershem e tjere, me zotime si _”do behet minister kur te hypi mbi trupat tane “, ose o Thoma Gellci , do të të terheqim zvarre ( sepse levizi nga posti Rajna Kovacin), ose prioritet yne nga qeveri teknik pa Edi Ramen, ne berja e reformes zgjedhore e sa e sa teza të tjera si impulse adoleshentesh! A nuk eshte femijenore t’i kerkosh krye mafjozit Edvin Noriega “të hapi krahun “per të miren e Shqiperise? A nuk eshte skandaloze qe Lul Basha dhe të tijet krenohen se kane arritur te ndergjegjesojne nderkombetaret per mafjen shteterore,e kur ,pas 6 vjetesh skandale shkaterruese per gjithe shqiperine, ne vend se të turperohen qe s’e kane bere dot me pare! Shembullin e kish dhene Sali Berisha kur me dosje nen sqetull sqaronte të gjithe autoritetet vendim marrese të Europes per skandalet e Fatos Nanos, qe s’kane te krahasuar me thagmat e Edvin Mafise! Keto jane arsye esencjale qe detyrojne cdo udheheqes ta meritoje postin vetem pas nje votebesimi, perjashto Edvin Ranen! Basha duhet ta kerkoje votbesimin edhe sikur askush ne PD ta quaje të nevojshem, per ndryshe kot ka bere shkolle ne perendim! Deri atehere ne PD vendimet duhet t’i marre nje kryesi prej 4-5 të zgjedhurish!

t15/01/2020 21:17

A mund te kete zgjedhje te lira e te ndershme me ramen km?
Sigurisht qe jo.atehere si do e arrije luli kete?Çfare garancie na jep?asgje.atehere pse u dashka justifikuar

Shto koment

Denonco