Ju kujtohet filmi kur armiqtë festonin bashkë Krishtlindjen?

Ju kujtohet filmi kur armiqtë festonin bashkë Krishtlindjen?

Nga Agim Xhafka - 15/01/2020

Sot në jetën shqiptare u shpërndanë dy lajme.

1- Në vitin 2100 në vendin tonë do të jetojnë 500 mijë persona, ngaqë emigracioni nuk po njeh ulje, por rritje. Madje po largohen edhe pjesëtarë të shtresës së mesme, ata që kanë një rrogë relativisht të mirë dhe që ia arrijnë të bëjnë një jetë normale.

Por nuk e lëvizi njeri qerpikun nga kjo gjëmë. Nuk u shqetësua askush. Kafet mbushur plot, indiferenca në kulm. A thua se po bëhej fjalë për ndonjë ngastër toke në Antarktidë e jo për vatrën tonë ku kemi lerë.

2- Fill pas kësaj u lëshua me zë dhe figurë lajmi se dy perfaqësues të opozitës u ulën në tavolinë për rregullimin e kodit zgjedhor sipas rekomandimeve të ODIHR. Nuk u mbush sekonda dhe nisi furia e sharjeve, fyerjeve, memeve, kërcënimeve e më pas u nxorën nga arkiva qëndrimet, premtimet, betimet e Lulzim Bashës duke u parë qartë një moskoherencë e tij. E këtu ndali rrebeshi. U stakua te pérfundimi se kryetari i PD rren, mashtron, madje nuk qenë pak ata që e quajtën tradhtar, pazarxhi,të shitur.

I solla dy faktet se ato lidhen mes tyre. Një shtet me grindje, konflikt, ku vidhet vota dhe pushteti sjell pasiguri e frikë, si rrjedhojë anëtarët e shoqërisë vrapojnë nëpër glob për jetë më të mirë, për të ardhura më shumë, për kujdes shëndetësor e arsimim cilësor.

Ndaj ulja e opozitës me pozitën për kodin zgjedhor duhej të ishte një ngjarje e gëzueshme, sinjal se politika iu kthye logjikës, dialogut, marrëveshjeve, mirëkuptimit.

Sa e mësova, m’u kujtua një film i hershëm. Që bënte fjalë për luftë mes dy ushtrive të forta në Evropë. Por një mëngjes, që përkonte me Krishtlindjen, dikush nga ushtarët ngriti një shami të bardhë. Sinjal që kërkonte armëpushim atë ditë. Nga pala tjetër erdhi përgjigja shpejt. U ngrit flamur i bardhë edhe andej. Më pas dolën të dy ushtritë nga llogoret, u takuan në fushë të hapur me armiqtë, hapën shampanjat dhe uruan njëri-tjetrin, u përqafuan dhe festuan deri në agim.

Takimi për krijimin e tavolinës zgjedhore është një zgjidhje e ngërçit. Të gjatë e të lodhshëm, që e drobiti vendin, që e sakatoi ekonominë. Pérfshihen në dialog ata brenda parlamentit, por edhe ata jashtë. Thirren ekspertë ndérkombëtarë, bëhet gati ligji dhe nis gara. Nuk duket askund pazar, sherr, tradhti. Shoh më në fund pérgjegjësi. E kur këtë po e realizon klasa jonë politike, më vjen mirë. Po krijohet klima që stopon ikjen, eksodin. Besoj se shpejt do kemi lajm të ri: Në vitin 2100 Shqipëria do të ketë mbi 5 milionë shqiptarë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar15/01/2020 18:27

E shoh shumë të goditur shkrimin e z. Xhafka, ku ve përballë indiferencën e shqiptarëve për një parashikim të OKB se në vitin 2100 Shqipëria mund të ketë diku deri në 500 mijë banorë, me lajmin tjetër që opozita ulet në bisedime me mazhorancën për reformën zgjedhore, e asaj i turren me tërbim media e qytetarë duke e akuzuar se me këtë veprim paskej "tradhëtuar" elektoratin demokrat.
Mund të krijohet përshtypja në dukje, se këto lajme nuk kanë lidhje me njera tjetrën, por në fakt është krejtë e kundërta.
Studimi i OKB është bazuar në ritmet e emigrimit të shqiptarëve këto vitet e fundit pikërisht në situatën e krizës së thellë politike, kur opozita duke mos pasur mbështetjen e një pjese të nëdrkombëtarëve, që i kushtonin për hir të interesave të tyre , rëndësi më të madhe stabilitetit politik në Shqipëri, mbyllnin sytë për korrupsionin e qeverisë.
Siç ndodh shpesh në politikën ndërkombëtare (le të kujtojmë në fillim edhe qëndrimin ndaj lëvizjes së popullit shqiptar për pamvarësi në Kosovë, që u etiketua thuajse si lëvizje terroriste e më vonë dihet si mbaroi ajo histori me bombardimin e Serbisë nga NATO) edhe opozita shqiptare u dënua që bëri veprimin "e pa precedentë" të largimit nga parlamenti, e janë mediat botërore ato që i sjellin në realitet politikanët ndërkombëtarë.
Luajtën padyshim një rol të rëndësishëm protestat e fuqishme të opozitës në viitin e kaluar, për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve për marrëzitë e Ramës, por rolin më të madh e luajtën mediat prestigjioze të mëdha si Zëri i Amerikës apo Bild-i gjerman me publikimin e skandaleve korruptive në zgjedhjet në Shqipëri.
.Manierën shqiptare për të kundërshtuar kërkesat e shteteve të fuqishme të perëndimit për të futur politikën në dialog, e shoh si një zgjatim të mendësisë që u rrënjos gjatë dekadave të diktaturës , kur Shqipëria u izolua nga gjithë bota..

ktvut15/01/2020 15:54

"rroge relativishte te mire dhe qe bejne jete normale"...si urdheron. ketu kupton qe rama ja ka dal te fitoje thell fare kur sheh qe ka gjunjezuar opozitar profesor analist e filantrop deri ne piken sa te leshojne keshtu lloj perlash. me mire mos flisni se me keq na beni ne e me shume fresk i beni rames o brez mendje ndriturish.

ktvut15/01/2020 15:53

"rroge relativishte te mire dhe qe bejne jete normale"...si urdheron. ketu kupton qe rama ja ka dal te fitoje thell fare kur sheh qe ka gjunjezuar opozitar profesor analist e filantrop deri ne piken sa te leshojne keshtu lloj perlash. me mire mos flisni se me keq na beni ne e me shume fresk i beni rames o brez mendje ndriturish.

FILANTROPI DT. 15 janar 202015/01/2020 14:15

Ke bërë një rezyme të shumë të mirë o i madhi Gim Xhafka kur vlerson me nota pozitive dakortësinë për tu ulur në tavolinë maxhorancë - opozitë për vendosur më në fund për reformën zgjedhore që të kemi sa më shpejt zgjedhje të rregullta dhe të ndershme...

Askushi15/01/2020 13:00

Sigurisht qe duhet dialog, dhe zgjidhja e ngercit eshte shume pozitive. Por nuk jane grindjet politike qe po largojne shqiptaret.
Shqiptaret po largohen, se ekonomija ka shkuar keq, se nuk jetohet mire, se nuk ka te ardheme, se mjeksia eshte zero, se arsimi eshte zero, nuk ka pune, nuk ka investimi, nuk ka ligje qe stimulojne investimet, por ka vetem rritje taxash, vendi u kanabizua, droga ne plane te pare, pastrim parash, korrupsioni ka arritur majat, nga 10% ka shkuar ne 30%. Nuk ka gare tdnderat i ndane kryetari, firmat e rregullta po falimentojne. Njk ka drejtesi, ajo edhte e kapur totalisht nga Rama. Te gjitha institucionet jane kapur nga Rama. Nuk zgjedhje te lira, blihen votat, kercenohen votuesti, . Asnjd nga ata qe folen ne pergjime, nuk u ndershkua, qofte dhe me qendrime politike. Perkundrazi, ata drejtojne refoff Rf men zgjedhore. Perse te pakten te hiqej gjiknuri d te vihej majko. Kjo do te ishte nje reagim i Rames per te dhend besim. Nga kjo tavoline nuk dhoh asnje drite jeshile. Shoh vetem opoziten qe ka hequr breket dhe ka ngritur kembet para Rames.

t15/01/2020 12:51

Do ti kete o profesor,por vetem kur te kete nje elite politike te ndergjegjeshme dhe qe nuk ka lidhje me te shkuaren,por ate ta kete nje pasqyre ku te shikohet here pas here

Shto koment

Denonco