Reforma zgjedhore/ Opozita, Rama dhe Bundestagu

Reforma zgjedhore/ Opozita, Rama dhe Bundestagu

Nga Kastriot Islami - 14/01/2020

 Prej disa kohësh opozita kërkon zgjedhje të lira e të ndershme të cilat s’janë zhvilluar asnjëherë pas vitit 2013, me ardhjen e Ramës në krye të qeverisë; madje gjatë kësaj kohe të gjithë zgjedhjet janë shënuar nga blerja e votës dhe kërcënimi i votuesve. Manipulimi i zgjedhjeve, marrja dhe mbajtja e pushtetit, madje zgjerimi i tij deri ne kufijtë e zaptimit të të gjithë institucionave politike e kushtetuese vetëm nga një individ, ka cuar në një krizë të thellë politike, kushtetuese, institucionale e ekonomike që vecse thellohet vazhdimisht.

Opozita ka përcaktuar qëndrimin e saj: dalja nga kriza mund të ndodhë vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme, lira e të ndershme, të gjithë pranuara, pas kryerjes së reformës konsensuale zgjedhore. Kriza politike, ndër të tjera, ka penguar gjithashtu hapjen e negociatave me BE. Rama i ka shpërfillur qëndrimet e opozitës, duke mohuar krizën dhe rritur e zgjeruar pushtetin e tij personal, duke tentuar të kontrollojë edhe gjyqsorin që po përgatitet të godasë ashpërsisht korrupsionin e nivelit shumë të lartë.

Turpi më  madh është që qeverisë shqiptarë të drejtuar nga Rama i “besohet” drejtimi i OSBE në këto momente delicate për sigurinë dhe stabilitetin global. Ndoshta me një shpresë të vetme që është arritur “konsensusi” që së bashku me reformën zgjedhore të zhvillohen zgjedhjet vendore e të përgjithshme, të nevojshme edhe të përkohshme, për të larguar Ramën dhe Rilindjen nga drejtimi i qeverisjes qëndrore e vendore. Dhe pjesë e këtij “kompromisi” të diktuar nga Budestagu gjerman është edhe hedhja e hapit të parë të reformës zgjedhore përmes ngritjes së Këshillit Politik?!
 
BUNDESTAGU GJERMAN

Bundestagu gjerman ka orientuar një “udhërrëfyes” që Shqipëria të dalë nga kriza e thellë ku është zhytur. Janë 9 piketa në këtë “udhërrëfyes” që mund të cojnë në zgjidhjen e krizës përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, me “kushtin” e kryerjes fillimisht të një reforme zgjedhore konsensuale.

Në formatin e “konsensusit të gjërë” duket se është e gjykuar të përfshihen shumë elementë:

i) data e zgjedhjeve vendore (shumë probabël në 2020), që mund të shërbenin si test për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme të gjithëpranuara dhe po ashtu edhe si test për zbatimin e kodit zgjedhor të reformuar me konsensus;

ii) data e zgjedhjeve të përgjithshme (që sipas opiztës janë kërkuar të parakohshme) ;

iii) reformimi i përmbajtjes së kodit zgjedhor;

iv) shqyrtimi dhe ndryshimi eventual i sistemit zgjedhor, thënë ndryshe diskutimi i kësaj cështjeje delikate dhe dhënia e një përgjigje shteruese për të gjitha opsionet e shqyrtuara;

v) dërgimi në SPAK dhe ndëshkimi i dukurive të blerjes së votës dhe kërcënimit të votuesve;

vi) mekanizmi qeverisës dhe i administrimit të zgjedhjeve vendore e të përgjithshme.

Ky “udhërrëfyes” gjerman do të kthehej në një program/kalendar pune vetëm nëse politika shqiptare do të kishte vullnet politik për të pranuar me konsensus (gjë që mesa kuptohet është pranuar edhe nga Rama që ka kërkuar të kompensuar duke e lejuar të sorrollatet edhe një vit si drejtgues I Presindencës së OSBE) si se dalja nga kriza do të realizohet vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, të gjithëpranuara, vendore e të përgjithshme, racionalisht e të parakohshme që do të thotë ndryshe largim I Ramës dhe i Rilindjes nga qeverisja vendore e qëndrore.
 
OPOZITA DHE RAMA
 
Paraprakisht apo deri më sot, Rama dukei i painteresuar për këtë qasje duke mohuar prezencën e krizës, e për rrjedhojë duke refuzuar kërkesat për zgjedhje të parakohshme dhe e zvarritur reformën zgjedhore, pra konsensusin me opozitën të propozuar edhe nga Bundestagu gjerman. Por mesa duket qëndrimi i tij ka ndryshuar për shkak të qëndrimit/presionit të Bundestagut gjerman, sipas të cilit kërkohet angazhimi i të gjithë forcave politike për reformën zgjedhore duke nënkuptuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, fillimisht ato vendore e më tej ato të përgjithshme. Ndonëse Rama e ka marrë mesazhin shumë të qartë nga Bubdestagu gjerman,

Nga ana tjetër, opozita e bashkuar, për të nxjerrë vëndin nga kriza por edhe për të vënë në zbatim “udhërrëfyesin” gjerman, ka përgatitur edhe një platformë të plotë për realizimin e një reforme zgjedhore, që natyrisht mund të ishte vetëm një opsion fillestar. Arritja e një konsensusi për realizimin e kësaj reforme, si hapi i parë drejt zgjedhjeve të parakohshme, do të varej fuqimisht nga “presioni” gjerman.

Prandaj opozita duhet të angazhohet maksimalisht për të reformë zgjedhore të vërtetë e substanciale që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme dhe do ndihmonte në rindërtimin e një besimi minimal reciprok mes palëve. Dhe këtë qëndrim të saj duhet tja bëjë transparent publikut që ai të kutpojë përse opozita I ka dhënë më shumë prioritet konsensusit për reformën se vazhdimit të protestave që me shumë gjasa nuk janë lënë në harresë.
 
REFORMA ZGJEDHORE DHE BESIMI MES PALËVE
 
Reforma zgjedhore natyrisht duhet bërë domosdoshmërisht dhe jo për sy e faqe. Më shumë si një proces për ndërtimin e besimit mes palëve për zgjedhje të lira e të ndershme, të gjithëpranuara, sesa për përmbajtjen, e cila ka pa ashtu një rëndësi të madhe. Ndonëse përmbajtja e reformës zgjedhore ka shumë rëndësi, në rastin e Shqipërisë, eksperienca ka treguar se jo s’do domosdoshmërisht zgjedhjet mund të jenë të lira e të ndershme nëse kryhet një reformë zgjedhore pa konsensus që ndikon në ndërtimin e besimit reciprok mes palëve.

Eksperienca po ashtu ka treguar se s’do të thotë që përmes reformës zgjedhore do të shmangen të gjithë dukuritë negative sepse reforma zgjedhore edhe më e përkyera të bëhej, ajo e ka të pamundur mbyllë të gjitha hapsirat për aplikimin e marifeteve të reja e të sofistikuara për të kryer krimin elektoral të manipulimit të zgjedhjeve.

Arsyeja e thellë e këtij përfundimi lidhet me mungesën e vullnetit politik për të zbatuar ndershmërisht kodin elektoral dhe manisë për të ndryshuar rezultatin zgjedhor më lloj marifetesh për interesa të pushtetit personal.

Sidoqoftë Reforma Zgjedhore duhet kryer, sepse konsensusi për realizimin e saj do të ishte një hap i rëndësishëm për ndërtimin e besimit reciprok mes palëve, i cili nga ana e tij është fundamental për të garantuar një proces elektoral të ndershëm, zgjedhje të lira e të ndershme dhe rezultat të gjithëpranuar.
 
REFORMA ZGJEDHORE, PROCESI DHE PËRMBAJTJA
 
Ndërkohë që reforma zgjedhore do të kryhet në funksion të kryerjes së zgjedhjeve vendore e të përgjithshme, të lira e të ndershme, të njëkohshme apo njëra pas tjetrës, ajo do të duhet të mbështetej mbi dy shtylla:

i) së pari, procesi për të kryer reformën (qw mesa duket do të garantohet nga Këshilli Politik i ngritur në datën 14.01. 2020) dhe

ii) së dyti, përmbajtja e ndryshimeve në kodin zgjedhor.

Suksesi i kryerjes së reformës zgjedhore do të varej nga vullneti politik i të gjithë palëve, ndërtimi i besimit reciprok mes të gjithë aktorëve politikë dhe transparenca me publikun. Kjo është një sipërmarrje shumë komplekse dhe e komplikuar, por sidoqoftë e mundshme për të qënë e suksesshme.

Nga njëra anë, reforma zgjedhore për tu realizuar me konsensus do të kërkonte vullnetin e mirë dhe tolerancën e palëve, ndërkohë që nga ana tjetër, reforma zgjedhore konsensuale do të shërbente si mjeti më adekuat për ndërtimin e besimit reciprok mes palëve, i cili në kushtet aktuale të një krize të thellë shumëpërmasore që ka cuar në mosbesim e konflikt të ashpër politik duket shumë i dëmtuar.
 
Syri.net, 14 janar 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp16/01/2020 14:37

E vëmë një bast Profesor.Të gjitha do ecin fjoll,por pas zgjedhjeve, pala humbëse do kontestoj rezultatin.

Shto koment

Denonco