Albin e Isë...BOLL MA!

Albin e Isë...BOLL MA!

Nga Astrit Veliqi - 12/01/2020

Tashmë janë mbushur tre muaj që kur janë organizuar zgjedhjet e 6 tetorit, dhe ende nuk kemi qeveri të re.

Përveç të tjerave, në këtë mes tragjik, zhgënjimi i qytetarëve po rritet!

Dy partitë fituese të zgjedhjeve, Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdojnë me avazin e vjetër duke mos arritur deri të një kompromis për krijimin e qeverisë së re.

Kemi hyrë nën vitin 2020, të izoluar, pa lëvizje të lirë, me ngecje të shumta si në planin e integrimeve evropianeve ashtu edhe në planin e brendshëm, ku gjithçka pothuaj ka mbetur në vendnumëro.

Duke mos harruar, problemet dhe hallet e shumta të qytetarëve, por edhe problemet e shumta si në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik, e ku tjetër.

VV-ja me LDK-në përkundër takimeve të shumta, po e humbin shpresën e qytetarëve pothuaj çdo ditë e më shumë ngase vota e tyre ishte për ndryshim dhe ata e kanë harruar interesin e qytetarëve duke e kthyer në votë për pushtet.

Por tallja e tyre me sovranin nuk do të jetë e gjatë, ose duhet ta vulosin qeverinë e shpresës ose të lëshojnë rrugë, duke mos i përjashtuar edhe zgjedhjet e reja.

Por kjo e fundit përkundër që do të jetë e dhimbshme, ku do të sakatohet buxheti i shtetit, i cili edhe ashtu është në bankrot e sipër, do të jetë fatale edhe për VV-në dhe LDK-në, ngase do t'i ndëshkoj elektorati, duke rritur gjasat për rikthimin e PAN-it në pushtet.

Që nga e enjtja, krerët e VV-së dhe të LDK-së nuk janë takuar ende, ku pikërisht atë mbrëmje ata madje kanë ikur tinëzisht nga Kuvendi, pa u deklaruar aspak për media.

Por LDK-ja me një postim të varfër në facebook, pas dështimit në Kuvend ka treguar se gjoja kjo e fundit ia ka prezantuar ofertën e fundit për koalicion VV-së, por sot edhe lideri i VV-së ka treguar se ia ka bërë dy propozime Mustafës...!

Çka të themi, propozime e oferta sa të duash, por marrëveshje nuk ka...!

Këto dy subjekte për muaj të tërë ia kanë hedhur topin njëra-tjetrës për mungesë vullneti, mirëbesimi, e jo-serioziteti, e tash së fundi ‘përplasjet’ i kanë spostuar edhe në rrjete sociale e nga studio televizive.

E derisa VV-ja me LDK-në vazhdojnë me lojën e ‘cic-micit’ dhe talljen e tyre me qytetarët, ai që po bën presion tash është edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Thaçi i njohur me nofkën e luftës si 'gjarpri' po del të jetë i prerë.

 Në letrën e fundit, liderit të VV-së, Albin Kurti, ia ka bërë të qartë se koha po kalon dhe ai duhet të zgjedhë...ose ta pranoj mandatin ose ta refuzoj.

Por përkundër kësaj, heshtja po vazhdon dhe java e ardhshme duhet të jetë vendimtare për arritjen e marrëveshjes.

Durimi si duket po soset dhe vendit i duhet qeveria e re ngase shpresa gjithnjë e më shumë po fiket, për të mos thënë pashpresa po rritet.

E nëse nuk ndodh ndryshimi, 'bombat sociale' janë gati të shpërthejnë, sikurse bankroti i vendit dhe ikja masive e të rinjve nga ky vend i pashpresë.

Albin e Isë, BOLL MA!...mos luani me fatin tonë, fatin e popullit e keni ju në dorë, është koha e fundit për reflektim.

Kolltukët e pushtetit vetëm njëherë të vetme duhet t'i lëni pas interesave të vendit dhe zgjidhja shpejt del në horizont.

Dikur, megjithatë do të jetë vonë e 'bumerangu' do të jetë i pashmangshëm për ju!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet13/01/2020 01:37

SIÇ PATË THENË ISH PRESIDENTI USA BUSHI 2 PËR VIZITË N'SHQIPËRI,DUKE TËRHE-
QUR VREJTJEN PËR PAVARËSINË E KOSOVËS:ÇKA ËSHTË MJAFTË,OU,ËSHTË MJATË;
PAVARËSIA E KOSOVËS DUHEJ PRANUAR,SA MË SHPEJTË,QË ËSHTË MUNDUR";DHE,
PAVARËSIA U PRANUA;POR,PËR 20 VJETË,DUKE U ZHAGITUR,NDRAKSHKITUR;OH,NË
VEND TË PLOTËSOHEJ PAVARËSIA,POSHTËROHEJ TRAVARËZIA;NXJERRJE DHUNËN,
BJERRJE TRUNËN;BARAZOHEJ VIKTIMA SHEKULLORE,MË FRIKKRIMA ÇFERRSKURR-
ORE;DUKE DENUAR VIKTIMIN;A,DUKE KRENUAR KRIMKRIMEN;DUKE SAKRIFIKUAR O,
VIKTIMËN;A DUKE NA GRADUAR FRIK KRIMËN;DUKE GRADUAR TERRORIN;AHIII,PËR
GJENOCIDE MË GJENOCIDALË;AH,DUKE NA SHKATRRUAR THERRORIN ;TËRË ETNO-
CIDE,MË ETNOCIDALË;SE PAK U DUKËN,QË NA ZHDUKËN,MBI 80% PO,NA KËRKONIN,
TENTONIN;BASHKË SERVILË,DEBILË,STERILË MË KRYKRIMINELËT AH,SHKEKULLORË;
AHIII,100% T'ÇFARROSJES,ÇRRANOSJES;MË TOTALË,GLOBALË;ËËH,TRANDISHKALË; MË KANIBALË;SI NGA JASHTA,EDHE NGA BRËNDA;SHI,SA NDRASHTA,MË E TRËNTA;
KURRË HË,BURRË,A GRUA;NGA KJO GURRË,A KRUA,PËRRRUA;NUK DINË NGOPËN,
AS KOPËN;ME GJAK-PRAG SHQIPTARI;OUH,ME GJAK-PRAG SHQIPTARI!!. MANI,USA.

t12/01/2020 21:45

Shkurt,partite e qeverite shqiptare ne te dy anet e kufirit jane: "merre me lëng se mishi mbaroi".M...në njërën ane,kak ne tjetren

Shto koment

Denonco