Shqipëria ka nevojë për OSBE… OSBE ka nevojë për Liderin Global…

Shqipëria ka nevojë për OSBE… OSBE ka nevojë për Liderin Global…

Nga Kastriot Islami - 12/01/2020

Shqipëria, vendi kandidat i BE dhe anëtar i Nato është vendi i vetëm nën monitormin e OSBE për shkak të problemeve të shumta e qeverisjes së korruptuar e të inkriminuar dhe që mesa duket për mrekulli të Liderit Global apo të Guide Supreme, gjendet në krye të OSBE.

Ky duhet konsideruar momenti ndoshta më legjendar dhe me shpresë i vetëm në historinë e OSBE. Moment të cilin 57 vendet e OSBE duhet ta shfrytëzojnë me efikasitet maksimal se s’ju vjen më asnjëherë tjetër në dorë.

Më konkretisht, vendet e OSBE kanë nevojë të mësojnë nga Lideri Global sesi të:

• ndihmon diplomacia e havjarit, marijuanës, kokainës e parave të pista për tu bërë Lider Global e drejtues i OSBE…

• kthehet në drejtues të OSBE një vend antidemokratik, I korruptuar dhe në krizë e që s’bën dot zgjedhje të lira…

• shpërfillësh mendimet e bashkëbiseduesve duke bërë zhgarravina e duke mos i dëgjuar asnjëherë…

• mahnitësh drejtuesit e OSBE me ekspozitat e zhgarravinave, koshin e basketbollit apo modelin e mjekrës

• argëtosh me batuta bajate e barcaleta banale drejtuesit e vendeve të OSBE në drekat e tyre zyrtare…

• paraqitesh me atlete e brekushe në ceremonitë zyrtare drejtuesit e lartë të vendeve të OSBE…

• transformohet në moderator e lider të krizave globale drejtuesi i një qeverie të dështuar e qesharake…

• kërcënohet siguria e destabilizohet rajoni duke bërë aleanca me strongmenët e vendeve të tjera…

 dhe që për më tepër që lidershipi i saj ka treguar me prova e fakte të pakundërshtueshme sesi të:

 • pengohet një vënd për të avancuar në rrugën e anëtarësimit në BE…

• shpërfillë vendimet e organizmave ndërkombëtarë duke ato kërcënuar me projekte ultranacionaliste..

• hedhë në erë sigurinë e stabilitetin e rajonit për interesat e karriges së tij…

Për më tepër OSBE ka nevojë të mësojë për sa i përket zgjedhjeve të lira e të ndershme sesi të:

• blihen votat dhe sesi kërcënohen votuesit për më shumë siguri e stabilitet…

• manipulohet disa herë rezultati i zgjedhjeve dhe asgjë të mos ndodhë…

• kontrollohet shumica në parlament dhe si krijohet opozita fasadë…

• bëhen zgjedhjet pa kandidatët opozitarë e fitohen 100% të bashkive…

• ofendohen e goditen fizikisht në parlament deputetët e opozitës për t’ju mbyllur gojën…

• futen në parlament dhe vendosen në krye të bashkive kriminelët e banditët për më shumë siguri…

• rrihen e gjakosen protestuesit dhe ju hidhet gaz paralizues grave e fëmijëve që të mos reagojnë

• mashtrohen e gënjehen qytetarët më premtime elektorale e shfaqje prej klouni…

• nxiten qytetarët të emigrojnë për të shpëtuar popullsinë e vjetruar të vendeve perëndimore…

Në fushën e transparencës së qeverisjes e promovimit të fjalës së lirë, vëndet e OSBE duhet të mësojnë sesi të:

 • akuzohet media kazan, ofendohen analistët si kadrinjë, mbyllen portalet e censurohet media…

• hapet një televizion kryeministror që përmes gjuhës së urrejtjes s’lejon askënd tjetër të flasë…

• gatuhet në kuzhinën kryeministrore i gjithë dezinformimi që ju shpërndahet medias klienteliste…

• vendoset nën kontroll media e ngrihen polet klienteliste të drejtuara nga manjatët e medias…

Kurse për të mësuar sesi të garantojnë stabilitet e siguri vendet e OSBE duhet mësojnë sesi të:

• vihen nën kontroll bizneset, media e shoqëria civile, për tu drejtuar nga një dorë të vetme…

• vihet nën kontroll sistemi gjyqsor për të më shumë drejtësi për të ndëshkuar kundërshtarët…

• lihet vëndi pa kushtetutë e pa gjykatë të lartë, dhe i hiqen kompetencat presidentit…

• vihen nën kontroll të gjithë institucionet kushtetuese…

• lejohen drejtuesit e lartë të shtetit të bëjnë jetë luksoze pa ju futur një gjemb në këmbë..

• goditen e margjinalizohen njerëzit e aftë e të ndershëm nga injorantët, hajdutët, kriminelët, kukullat…

• pastrohen paratë e pista nga drejtuesit e korruptuar në bashkëpunim me mafian ndërkombëtare…

• maskohet një qeveritar i akuzuar nga OSBE si miliarder për tu shfaqur as i varfër e as i pasur…

• kultivohet drogë në të gjithë vendin, madje edhe me ndihmën e policisë, dhe askush nuk flet…

• kthehet në vend kryesor i trafikut të drogave të forta me ndihmën e qeveritarëve të lartë e policisë…

• shkatërrohet sistemi shëndetësor përmes PPP-ve e tenderëve korruptivë…

• vidhet prona publike e buxheti i shtetit përmes PPP-vë për më shumë siguri e stabilitet ekonomik…

• pasurohen oligarkët dhe varfërohen varfrit për të nënshtruar qytetarët…

*Autori është ish-ministër i Jashtëm në vitet 2003-2005

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

t12/01/2020 15:06

Kryesimi i osbe nga rama eshte kulmi i zhgenjimit per rolin qe luajne keto organizme ne zhvillimin e demokracise te vendeve te ndryshme

Shto koment

Denonco