Me çfarë mënyrash e godet Edi Rama, PD-në?

Me çfarë mënyrash e godet Edi Rama, PD-në?

Nga Nga Indrit Vokshi - 11/01/2020

Diversioni, dizinformacioni, fajësimi i PD “se na la në ketë gjendje”, kërkimi tek PD i të pamundurës, tentativat për dublimin e opozitës etj... Të gjitha këto janë mënyrat universale me të cilat një autokrat, kudo qoftë, godet kundërshtarin e vet – për t’i thënë opinionit se opozita nuk vlen.

Prandaj, demokratë, kudo ku të shihni persona që i aplikojnë ato metoda, merrini me rezervë, mos i konsideroni hiç. Mendimi i sinqertë, propozimi akademik, dallohen qartë, sepse nuk janë agresivë.

Marrja e tyre me rezervë s’ka lidhje me “mospranim të mendimit ndryshe” nga opozita.

Opozita s’ka për detyrë t’u nënshtrohet “mendimeve ndryshe” të individëve, thjesht se këtyre u mbushet mendja se janë të ditur. Ose, më rëndë, nxiten nga banalitete, ose s’kanë kaçik për t’u marrë me Edi Ramën se Rama ua kap kokën në darë, ndaj merren me atë që e quajnë më të dobët e s’u bën gjë.

Opozita ka axhendën e vet, adopton atë mendim që i konvenon dhe nuk adopton atë që nuk i konvenon. Ka rëndësi që opozita, kur të jetë në qeveri, të mos përdorë forcën për të kufizuar shprehjen e lirë të mendimit nga individët. Kaq. Nuk është opozita dado e çdo fëmije politik në qarkullim.

Vjedh Rama, na thuhet ka faj PD që e lejon!

Po si ta ndalojë PD?!

Ka ushtri e polici, PD? Shemb Rama - shtëpitë, na thuhet e ka fajin PD që nuk e ndalon!

Ka trupa militare PD, për të ndaluar RENEA-n?! S’ka.

Lëshon PD deklarata, thonë “opozitë me llafe”!

Hedh PD molotov, thonë “opozitë vandale”, ka dalë kundër Palmerit!

Ata që fajësojnë PD janë njerëz, të cilët nuk janë bashkuar në aksionet e PD. T’i mbrojë PD, po unë do rri në kafe!

Prandaj, miqësisht i porosis demokratët t’i përçmojnë këto metoda e këta persona.

PD ka paraqitur “kartat e saj”, dihet tashmë çfarë synon PD nesër si qeveri.

Na pëlqejnë, s’na pëlqejnë, PD gjykohet prej atyre propozimeve. Jo vjedh Rama, por fajin e ka PD që e lejon.

E paimagjinueshme dhe budallëk i nivelit të lartë!

 Fajin e ka prokuroria, nëse s’e kanë harruar si institucion. Jo PD.

Si ta ndalojë PD, me tank, me antitank, me raketë?!

Jo po alternativa... alternativa aty është.

Opsionale, me opsione është kjo punë.

Kemi dy opsione për kryeministër: Edi Rama, Lulzim Basha.

Nëse defektet e Lulzim Bashës janë aq të rënda sa të na çojnë drejt vendimit për të mbajtur dhe duruar në pushtet Edi Ramën, le të vazhdojmë.

Për mua defektet e Lulzim Bashës, nuk janë aq të rënda sa për të duruar një krijesë skandaloze, një turp kombëtar dhe një psikopat si Edi Rama.

Këta të dy janë sot për sot.

Jezu Krishti kandidat, s’ka për të ardhur... se e rikryqëzon ky milet. Kështu që duhet të jemi të qartë.

Kjo është gjendja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku11/01/2020 14:58

Keni shumë të drejtë me këtë artikull. Veçse nuk sqaroni se si do të bëhet kryeministër Luli si i vetmi opsion ndaj E Dramës. (Shqipëria ka të paktën 100.000 opsione për kryeministër më të mirë ose më pak të këqinj se E Drama, si psh ata heronjtë e Teatrit Kombëtar). E akuzoni E Dramën si diktator që blen dhe vjedh votat, që ka kap të gjitha pushtetet. Po përse i ka kap, për ti ja dhuruar Lulit kur të mërzitet në pushtet? E ka më kollaj t'ja dhurojë Tualetit ose Ermutit. Atëherë si do të vijë Luli kryeministër? Ku e keni parë që një diktator të largohet me votë nga pushteti? Vetëm me mobilizimin e protestave masive popullore të pandalëshme arrihet rrëzimi. Pushtetet kapen për të përjetuar sundimin, votat vet i organizon dhe vet i numëron. Përse nuk e rrëzuan Enverin me votë shqiptarët? Pritën derisa vdiq, pastaj pranuan Ramishin edhe nja 6 vjet të tjerë. Ndoshta edhe Luli këtë po pret, ndoshta ka informacion që E Drama është me kancer prandaj ka vendos me ja kursyer gazin helmues atij gjeneral malsorit, meqë jemi në vite skamjeje nga tërmeti? Mos më konsidero nga ata që përshkruan në artikull si kafepirës, i kam dalë Lulit nëpër çadra e nëpër protesta më shumë se ç'ka dalë ai vetë, kam shiju edhe goxha gaz, pastaj heshtje e plotë, asgjë të re nga fronti i perëndimit. Opozita nuk ka armë, as policë të armatosur, as renea, por ka popullin e pakënaqur, të shtypur, të inatosur, të rrevoltuar, ka rininë, ka studentët, ka artistët e TK, .... apo ndoshta as nuk i ka fare, i ka humbur. Si do ti marrë votat atëherë? E Drama mori 10% të votave në 30 Qershor, të tjerat i vodhi edhe pse pa kundërshtar .. kush e siguron Lulin që do marrë 11% të votave në votimet e rradhës. Do hyjë apo nuk do hyjë, kjo është çështja. Do ta detyrojë ai Fekalestaini? Kush e merr vesh Lulin se çfarë ka në mëndje përderisa nuk na e thotë troç e me transparencë se si e ka strategjinë dhe taktikën e veprimit opozitar. Akoma me Ndokën, Dukën, Shehin, Mediun, Monika Kokmadhin, magar edhe Gjuzin e konservatorëve do shkojë në votime (se zgjedhje me E Dramën nuk ka) . Bëhuni pak më seriozë e realistë në apollogjitë tuaja. Një ditë një mik më tha: "Të thuhet e vërteta e fjalës së përsosur". Sepse e vërteta shëron.

I deleguari11/01/2020 13:24

Ata qe nuk dine si behet edhe pa krishtlin jane shume, ata qe dijne jan pak, bile jane mjaft te rralle! Shembulli me i afert eshte Albin Kurti, por edhe Ai eshte shume larg krahasuar me Profesor Doktor SALI BERISHEN! Eshte e pa pranueshme, bile e turpshme kur Berisha thote ;”kur me pyesin, jap mendimin tim” ! Pyeteni Berishen, pyeteni Albinin, pyetini ata qe dijne, mos lejoni te bini ne fatalitetin e të shiturve ose te tarallakeve! E tmerreshme ishte 1997, por shqiptaret i mbante shpresa tek ndershmeria dhe aftesite gjeniale te Sali Berishes, prandaj nuk e braktisen vendin, ndersa sot statistikat jane uleritese, ikin per gjithe naten edhe zbathur, sepse opozita e Lulzimi Olandezit nuk jep asnje fije shprese! Brockulla per të mbajtur ne kembe nje kryetar nuk jane ne të mire të popullit, perkundrazi zavendesimi i Lulzim Bashes qofte me nje kryesi vendim marrese , (per të zavendsu ata qe nuk dijne), do të ishte shpetim per të gjithe!

Shto koment

Denonco