Rama-Vuçiç, për Kosovën nuk ka... kambanë

Rama-Vuçiç, për Kosovën nuk ka... kambanë

Nga Doan Gjyzeli - 30/12/2019

‘Nuk jam unë tradhtari’ shkruante kryeministri Rama, duke u munduar të justifikojë mungesën e Kosovës si përgjegjësi e liderëve të Kosovës. Po a ka rëndësi më shumë se kush e ka fajin pse Kosova nuk është aty, apo gjetja e arsyeve se përse nuk u bë e mundur kjo gjë?

Parimisht përgjegjësia duhej të ishte diskutuar  përpara se të ndodhte tryeza, ku mes Tiranës e Prishtinës duhet të zienin tryezat dhe debatet. Tani që Kosova nuk ishte, nuk ka më justifikim.  Siç thoshte edhe ajo histori që tregohet në mënyrë popullore për arsyet e justifikimit, kur e pyetën priftin se përse nuk binte kambana e kishës së fshatit. ‘Ka 100 arsye’, u tha prifti. ‘Na thuaj, cilët janë këto arsye’, i thanë priftit.

Dhe ai e nisi: ‘E para, s’ka kambanë!...’. ‘Epo nuk na interesojnë arsyet e tjera’, i thanë. Ndaj, mungesa e Kosovës mjafton që të ndjehemi keq. Të tjera janë justifikime pa vlerë. Madje, edhe krijuese të një sherri të panevojshëm për dy anë ku flitet e mendohet shqip.

E aq më pak mund ta kërkojë këtë justifikim kryeministri Rama  që edhe me Kushtetutë ka detyrë të gjejë këtë ‘kambanë mirëkuptimi’, sepse e detyron Kushtetuta Shqiptare që të kujdeset për shqiptarët kudo që janë. Të gjitha turlillojet e deklaratave apo dëshirave të tallavave për kryeministrin nga kori i mbështetësve të marrive të tij politike janë një propagandë e keqe.

Ka edhe deklarata të llojit ‘Mero’, që kërkon të justifikojë gjithçka  me nisjen e kësaj marrëveshje kur në qeveri ishte Berisha. Patjetër, të gjitha të zezat e meroizuiara në atë kohë e kanë origjinën. Sidomos në kohën kur vetë Mero e humbi rolin e kryekëshilltarit që kishte mbajtur deri atë ditë pranë Berishës duke fabrikuar një lumë akuzash, por atë të cilit sot i shërben- Edi Ramës. Madje, i shërben edhe kur ky i fundit tallet publikisht duke i kujtuar se mban një shoqatë gazetarësh për të bërë deklarata sipas tekave të tij. Por Mero nuk thotë se kur e nisi Berisha ishte në tavolinë edhe Sejdiu. Pra, nuk ka krahasim, por devijim të debatit me qëllim që mos të duket Rama ‘i vetmi tradhtar’.

Ka marri edhe më tutje, kur besojnë se shpifjet ndj Ramës i shërbejnë Vuçiçit, duke harruar se sharjet e Ramës për liderët kosovarë janë në fakt kënaqësia e Presidentit serb, i cili nuk ngurroi të thoshte përpara gazetarëve se, ‘mbi gjithçka në këtë iniciativë kishte parë interesin e Serbisë!’

. Dhe me të drejtë, ai luan për popullin e tij. Dhe tallet edhe në mes tëTiarnës, duke parë plot nënqeshje shefin e qeverisë shqiptare që i hakërrehet liderëve të Kosovës se përse nuk i binden atij siç i bindet Partia Socialiste në Tiranë bashkë me qeverinë e tij. Apo edhe siç i binden oligarkët dhe pronarët e disa mediave në Tiarnë që mendojnë se Kosova është një PPP e re që mund ta marrin me konçension përmes kërkesës së tyre.

Por shumë nga aktorët politikë dhe mediatikë në Tiranë do të mjaftonte vetëm përpjekja e diplomacisë serbe për vitin 2019 ku u tërhoqën disa njohje të Pavarësisë së Kosovës, që Ramën ta detyronim që, më së paku, të ishte ndjerë i turpëruar, se si mund të ulej aq qetësisht me një njeri që kërkon t’i rrëmbejë sërish Kosovën, me lojëra ekonomike apo me copëtime trojesh.

Ajo që mund të bënin shkarashkruesit në Tiranë, do të ishte më e pakta që të mos e mbronin një njeri që kërkon të kapërcejë Prishtinën për të kaluar në Beograd.  Sepse asnjë marrëveshje pa Kosovën në tryezë nuk është as e ndershme e as me të ardhme për shqiptarët. Beogradi i ka dhënë faktet se i ka shpërfillur marrëveshjet që ka firmosur në Bruksel me Prishtinën. Siç njoftojnë mediat kosovare, Beogradi ka injoruar lëvizjen e tregtisë të firmosur në Bruksel, atje ku Rama i hakërrehej Hajadinajt se përse nuk këndonte siç këndonte kanakari i tij në krye të diplomacisë shqiptare, i riu i shumëlexuar por gjithnjë e më pak i ditur në diplomaci, Gent Cakaj.

Ndaj, për Ramën nuk duhet të gjendet kambanë justifikimi. Gjithçka kalon nga Prishtina dhe mungesa e saj në tryezë duhet të na e heqë çdo justifikim. Sa për etiketimin ‘tradhtar’ shpresojmë që tymos  jetë e vërtetë, sepse Kosova nuk ia ka borxh edhe një herë pasuesve të Enver Hoxhës ta shesin tek serbët.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

nik peta30/12/2019 14:12

Minishengeni Ballkanik me ose pa Kosoven nje ide e rrezikshme per kombin tone
Ne analiza shkrime te ndryshme nga politikane e gazetare te majte apo te djathte verehet se minishengeni ballkanik pa Kosoven eshte gjysmak, pra jo I plote.Nuk e kuptoj se si arrijne ne kete konkluzion politikane gazetare e analiste te te gjitha ngjyrave.Ne shume shkrime te pasqyruara si ne shtyp television kritikohet dhe denohet minishengeni ballkanik si ide e rrezishme.Me kete trajtim jam edhe une si qytetar.Por me rastin e vizites se Vucicit ne Shqiperi po na lind nje ide tjeter me shume e rrezikeshme se e para.Politikani I majte Paskal Milo hedh idene se minishengeni ballkanik pa MKosoven eshte gjysmak dhe jo I plote. Ta analizojme pak kete thenje te tij .Sipas tij minishengeni pa Kosoven eshte rrezik komb etar, por nqs merr pjese edhe Kosova, atehere minishengeni eshte I mire, nuk perben me rrezik per kombin tone.Me kete shprehje komunisti I vjeter dhe politikani Pskal Milo ben nje mbrojtjr djallezore, dhe nje justifikim te plote te Rames qe ka perkrahur kete ide. E keqja nuk qendron vetem tek te majtet, por edhe te te djathteve,Si ka mundesi qe minishengeni ballkanik qenka nje rrezik kombetar pa Kosoven, ndersa pot e bashkohet Kosova dhe Bosnja ,atehere ky minishengen qenka demokratik, I mire dhe perfitues per vendet pjesemarrese. Serbia dhe Vucic I kane bere llogatr mjafy mire, I kane llogaritur shume avantazhet per veten.Fakti I qe Serbia eshte nje shtet me I madh se ne, me popullsi me te madhe, me nje industry si civile dhe ushtarake shume me te zhvilluar se ne, do te thote se ne te tjeret do te jemi inferior nga cdo drejtim, Serbis me kete marreveshje ,kerkon te realizoje endren e saj te vjeter aksesin per te dale ne Adriatik, pra synon portin me te madh te vendit Durresin.Serbia deshiron te rrise tregun e saj per prodhimet e saj ne rajon.Serbia llogarit miljarda euro nga porti I Durreswit dhe nga shtrurja e tregut ne Rajpn. Me cfare produktesh qofte bujqesore, industrial do ti kunderpergjigjet Serbise? Se ndyti pervec perfitimebe ekonomuko financjare Serbia kerkon edhe perfitimin politik.Kembengulja si mushke e Vucicit per mos njohjen e Kosoves vazhdon dhe do vazhdoke per jete.Me idene e minishengenit dhe kembengulja e Vucdicit dhe e Rames qe te perfshihet edhe Kosova, Bosnja e te tjere vende ballkanike, automatikisht Kosova humbet pavaresine dhe sovranitetin e saj.Kosova do te mbetet perseri nen Serbine.Me kete ide Vucici dhe vici yne Rama Serbia realizon konfederaten Jugosllave. Prandaj une si qytetar pershendes refuzimin e Kosoves pewr tub ere pjese e kesaj tradhetie kometare.Na mjafton nje tradhetar Edi Rama.Une si nje qytetar teper I zakonshem I shikoj si propaganda ne favor te Rames nga cilido qe mendon edhe Kosoven si pjesmarrese ne kete samit famekeq.Asgje nuk I ndryshon qellimet e Serbise > Idioti yne Rama mendon dhe nju ka mbushur mendja se ky do jete lideri Ballkanik.Kete psikopat yre deklaruar e rren trahanaja se do te jete lider.

Shto koment

Denonco