Loja e Albinit

Loja e Albinit

Nga Çim Peka - 29/12/2019

Pas fitores në zgjedhje, Albin Kurti po manovron me dinakëri në terrenin e minuar politik të Kosovës dhe jo vetëm. Duke pasur përballë një LDK të kontaminuar, lideri i Vetëvendosjes me lehtësi po e shtyn procesin, aty ku me gjasë e ka planifikuar herët.

Falë ngërçit të krijuar në bisedimet me Isa Mustafën, (për një post për të cilin të dy partitë bashkë nuk i kanë votat) është shtyrë për një periudhë të pacaktuar formimi i qeverisë së re kosovare. Albini me mjeshtëri, u shfaq përmes një videomesazhi në opinionin publik, duke e nxjerrë LDK-në, një parti aspak parimore. Mbi të gjitha, fajtore për dështimin e negociatave disamujore.

Megjithate, as VV-ja nuk po del dhe aq subjekt i udhëhequr nga parimet. Me një deputet më shumë se Lidhja Demokratike, Kurti është i vetëdijshëm se duhet të japë goxha pushtet, që të zgjedhet kryeministër. Por, në një nga momentet e radhës së dobësisë së Mustafës, VV e kapitalizoi me shpejtësi manovrën e parë.

Zgjedhja e Glauk Konjufcës kryetar Kuvendi, i ktheu negociatat për ekzekutivin në pikën zero. Sërish fitore për Lëvizjen. Kujt më shumë se asaj, nuk i duhet kohë shtesë. Sa më gjatë të jetë e mundshme. Arsyeja është e thjeshtë.

Patatja e nxehtë është në dorën e kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit. SHBA e BE e prisnin me padurim formimin e qeverisë së re, për ta finalizuar marrëveshjen me Serbinë. Sado kombëtar e inteligjent të jetë kryeministri i ri, në këtë finale të rrezikshme dialogu, do të jetë i rrethuar nga mbështetësit e ndarjes së Kosovës.

Njëri është president i Kosovës, tjetri kryeministër i Shqipërisë. Hashim Thaçi e Edi Rama i kanë bërë pazaret me Aleksandër Vuciçin, por janë bllokuar nga kryeneçësia e Ramush Haradinajt që dha dorëheqje nga kreu i qeverisë.

Plani i ndarjes është pezulluar, por në tavolinë mbetet. Të fitosh kohë tani, është imperative i Albin Kurtit. Ai e dinte se amerikanëve dhe evropianëve do t’u humbiste durimi. Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk do të jetë më prioritet kryesor së paku për dy vjet.

Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria dhe Kosova mund të lëvizin përpara politikisht. Të zhytur në kalbësinë e regjimit korruptiv që kanë krijuar, dy partnerët e ngushtë, Rama e Thaçi, nuk do të jenë më në pushtet. I pari është në përfundimin e sundimit të tij, i dyti mund të ketë telashe së shpejti me Gjykatën Speciale në Hagë, ose në rastin më të mirë i cliruar prej saj pas dy a tri viteve. Gjithmonë nëse ka vepruar vetëm si peng i Hagës dhe nuk ka pasur arsye të tjera edhe më të pista.

Me shtyrjen e marrëveshjes së dëmshme mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe krijimin e rrethanave të përshtatshme politike në Tiranë e Prishtinë, për të arritur një marrëveshje të re dhe të dobishme për shqiptarët, Albin Kurti mund t’i japë një epilog pozitiv lojës së nisur tashmë.

Pritjet për “revolucionarët” e VV-së kanë qenë të mëdha, e tash janë në zbehje, pas zvarritjes së formimit të qeverisë. Megjithatë, duke e goditur pandalshëm LDK-në, Kurti mbetet më i mbështeturi.

Në variantin që nuk përjashtohet, zgjedhjet e reja, ai do ta rriste elektoratin, ndërsa e kundërta do të ndodhte me partinë e Isa Mustafës, e vënë në lojë prej liderit të VV-së.

Mes një subjekti të kalbur, me paterica e një partie ‘che-guevariste’, njerëzit në Kosovë, të etur për ndryshim, ka gjasa qe sërish do t’i besonin Albinit, edhe pse kesaj radhe jo me entuziazmin e parë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar02/01/2020 18:07

O Skrapari ! A e ke të kjartë kuptimin e fjalës "elokuencë" ?
Elokuencën nuk mund ta konsiderosh gjithmonë si një dhunti pozitive.
Ka shumë politikanë që e kanë aftësinë e rrjedhshërinë e të folurit, por ama përmabajtja e këtij të foluri është demagogji, gënjeshtra e mashtrim publik. Edhe kjo mënyrë e prezantimit në publik quhet elokuencë.
Ka edhe një takëm pseudo intelektualësh që i "zubukurojnë" llomotitjet e tyre duke përdorur vend e pa vend fjalë të huaja për tu dukur si euridit, (të ditur) e që kur kurdisen për të folur nuk ndalen si gramafoni i prishur. Këtë lloj elokuence unë e kam quajtur "pordhacëri intelektuale"
Elokuencë idiote quaj unë edhe manierën e komanduar nga Rama të disa servilëve të tij, si Spiropali, Peza etj, q[ nuk ju ndalet e folura në studiot televizive, vetëm me qëllimin idiot se kështu mund të zhrumojnë debatin që zbulon të vërtetat. Ky është soji më i neveritshëm i "elokuentëve".
Në shqip, elokuenca bosh pa përmbajtje ka kuptimin e llapazanërisë apo "mjeshtërisë" për të fshehur të vërtetat me gënjeshtra.

Skrapari30/12/2019 13:47

Cuditem me komentuesit qe bejne krahasime midis lidereve te Shqiperise e Kosoves. Rama seshte lider, Albini i paprovuar, Haradinaj patriot. Askush prej tyre smund dhe nuk do te mundet te krahasohet me Gjigandin Profesor Doktor Sali Berishen, per cfare Ai ka bere per Kombin Shqiptar. Sa per elokuence askush nuk i afrohet ketij burri trim, patriot, dhe shume i lexuar ne cdo fushe.

shqiptar30/12/2019 11:42

Ndryshe nga si e komenton krasasi i Tepelenës, më duket se z Peka në shkrimin e tij, me "Che Guavarën", identifikon LDK. Sëpaiu kështu kuptohet përmbajtja e paragrafit të fundit.
Në fakt megjithë euforinë që sollën zgjedhjet e fundit në Kosovë e me "suksesin e madh të Albin Kurtit" që sikut u hiperbolizua shumë, ajo që duhet përshëndetur për politikën e Kosovës, është dorheqja e Haradinajt si një shembull që duhet ndjekur nga liderët shqiptarë në të dy anët e kufirit.
Në përzgjedhjen midis patriotizmit "socialist" e patriotizmit të sinqertë popullor të Haradinajt, do të preferoja këtë të fundit..
Jo gjithmonë ju duhet besuar patriotizmave që mbështeten në elokuencat e në fjalët e bukura. Nuk shquhet vërtetë Haradinaj për elokuencë, por si kryeministër i Kosovës ka bërë veprime kjartësisht në interes të shtetit të pamvarur të Kosovës.
Ndonëse Berisha është një intelektual i shquar e me tituj të lartë shkencorë, doktor profesor, edhe ai nuk shquhet për elokuencë, por ama për çështjen kombëtare, ai ka qenë më i angazjuari e më i kjarti ndër gjithë politikanët e Shqipërisë.
Si Rama edhe Kurti, duhet pranuar se janë që të dy politikanë "elokuentë" dhe luajnë goxha bukur me fjalën.
Besoj ju kujtohet të gjithëve, që ai e përdori me sukses elokuencën e tij në Beograd, kur me "trimëri të madhe" ja përplasi Vuçiçit të vërtetën që ja kishin përplasur të gjithë politikanët shqiptarë e të vendeve demokratike të botës, se Kosova është tashmë një vend i pavarur e nukështë pjesë e Serbisë.
Një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare e të gjithë komunistët e Shqipërisë, e bënë Edvin Ramën hero kombëtar për ate deklaratë rutinë, duke haruar se ky politikan, asnjëherë në jetën e tij nuk është shquar për patriotizëm.
Nëse ju kujtohet, serbet patën akuzuar vëllain e tij për dronin e hedhur në stadiumin e Beogradit, e deklarata e tij më shumë se një trimëri patriotike, ishte një reagim inatçor me motive personale familjare., në mbrojtje të vëllait.
Çfarë lidhje ka kjo me Albin Kurtin ?
Rama tashmë thuajse e ka realizuar tërësisht parullën bollshevike "të gjitha pushtetet sovjetëve"
Z. Kurti, akoma pa u provuar në pushtet, me qëndrimet e fundit me partinë në koalicion, LDK, po jep shenjat se ai i do të gjitha pushtetet, të tre institucionet më të larta të shtetit, qeverinë, kuvendin e presidencën., ndonëse ka vetëm një deputet më shumë se LDK.
Por nëse VV do të kishte fituarpo me po aq vota sa PS e Ramës, çfarë do të bënte z.Kurti ?

00730/12/2019 01:13

Franca dhe Izraeli e me Vatikanin e kapur nga Musabi po nxisin lufte civile ne Shqiperi,me qellim uljen e pazarit,dhe te bejne vete rehat ne mjegullen e luftes vrasje masive per intesat e tyre....

Selman Dervishi-Mani,USA.poet29/12/2019 21:16

DITË DASME;PRITË QASMË;NUSJA POSA KISHTE MBËRRITË;SHKUESJA HORZA ISHTE
STËRRVITË;KURSHQËRIA,TRUSHQËRIA;KENGË E AHENGJË,BRENGË KRAHDRENGJË;
NJË BUDALLAJ,DY KUALË QERRËS,KISHTE MBAJTUR TEPËR;KËCENIN,LUANIN SIKUR
LEPËR;DUKE U GRINDË O,KACAYTË,NËN DIZGJINA E FREJË TË QERRËS SË NUSËS;A, KUR PAPRITMAS,QASBRITMAS;DY KUALËT TURTHUROHËN,KURTHURUHËN;O,NEPËR
DIZGJINA FREJË,DUKE KACAFYTUR;GRI ME DHËMBË NJERI TJETRIN,MJERI VJETRIN;
KUR THIRRJA,QË DOJNË TË PLASIN KUALËT;VRAPOJNË TË GJITHË NË NDIHMË,EDHE
DHENDËRRI PORSA AFROHEJ,NJËRI KALI E KAFSHOI PAKËZ NË DORË,DHE,I VJETRI
THOTË;TI DHENDËRR LARGOU,SE KËTA KUALËT LAZDRANË,T'KAFSHOJNË PAK PARA
SE ME COFË,QË FURËN O,THURËN,NË DIZGJINA E FREJË TË VETË;ËH,KJO VERTETË,
BUDALLAJT QË ME KËTA KUALË UA NGRENI BUKËN TERË FAMILJES;A,TANI RREZIK O,
MIK;TË UA FIKU EDHE DRITEN E KANDILJES;AHIII OR,DRITËN E KANDILJES! MANI,USA.

Balo Bna29/12/2019 19:26

Po që ja fut kot fare ti e di?
Të lumtë që merr para me gomarllëqe...

krasasi tp29/12/2019 17:57

A mund te konsiderohet Albini nje "CHE" vetem se perdori nje arsenal 'armesh' luftarake' ne parlament ,te ngjashme me ato qe perdori PD ne seancen kur u zgjodh Kryeprokurorja e Pergjithshme e Perkohshme Znj.Marku.Nese Albin "CHE" fitoj i vetem kunder te gjtheve, me dy kauza te medha ,
1.S'ka ndarje dhe pazar me sovranitetin territorial te shtetit te Kosoves dhe:
2.Lufta kunder korrupsionit dhe kriminalitetit,por dhe qe nuk pranon te bej kompromise duke shkelur mbi premtimet dhene qytetareve,pra jo pazar ne shkembim te pushtetit,Sidoqe midis te 'thenes dhe te beres qendron ne mes nje det i tere', nuk kemi pse e paragjykojme Albinin.Suksesi i Albinit eshte nje goditje per klasen politike ketej dhe andej kufirit dhe nxit nje levizje antiestabilishment edhe ne vende te tjera ne Ballkan.Mirpo zhvillimi dhe integrimi jane qellimi. te tjerat jane mjetet.

Shto koment

Denonco