2019, viti i arrestimit të gazetarëve dhe deputetëve

2019, viti i arrestimit të gazetarëve dhe deputetëve

Nga Bujar Nishani - 28/12/2019

Viti 2019 që po shkon do të mbahet mend gjatë në memorien tonë kolektive si një prej viteve më dëshpërues që prej fillim viteve ‘90 kur shqiptarët besuan e shpresuan në ndërtimin e një realiteti mbi mundësitë, vlerat, normalitetin në jetën e tyre.

Dekadat e përshkuara deri në fundin e këtij viti kanë prodhuar plot realitete kontroverse, kanë sjellë zhvillime por dhe dështime, arritje por dhe ngecje, zhgënjime por edhe shpresë.

Viti që po lëmë pas qendërzoi gjithë mbrapshtinë e akumuluar në 6 vite prej revanshit që morën ; antivlerat ndaj vlerave, modeli i të ligut fuqizuar me pushtet ndaj dhunimit të qytetarit në mëshirën e fatit, të tradhëtisë maskuar ekranesh ndaj plagës ende pambyllur të genocidit, të makutërisë zhvatëse të xhahilëve ndaj nevojës për mbijetesë shqiptarësh në spitale skandaloze, shkolla e kopshte mjerane, rroga e pensione që rrudhen, të babëzisë së të ligut ndaj shpresës së vrarë.

Një vit i realitetit të trishtë, që si për ta “noterizuar” mbrapshtinë e tij konkludoi me pabesinë e natës së 26 nëntorit për mijëra familje shqiptare.

Ne po lëmë pas një vit ku shtetit ju ngjesh fort imazhi i gangsterrit që grabit, vret, gjobit, shantazhon, dhunon e trafikon me fuqinë e pushtetit që fytyra nuk i nxihet për asgjë.

2019-ta do të mbajë mbi vete shembullin e shëmtuar se si kërcënimi, mashtrimi, korrupsioni ndau, përçau, kompleksoi dhe rrënoi d’lirësinë, besimin dhe vizionin e protestës së rinisë studentore.

Megjithëse ky ishte viti i protestave në mbarë botën, në Shqipëri nxiu dhuna policore e gazit helmues mbi qytetarët dhe shtretërit e fëmijjve të parritur mu në mes të gjumit nën kulmin e shtëpive të tyre ngritur me dhimbje të gjakut e sakrificës.

2019-ta, na tregoi se si mund të degradojë pushteti më i lartë, Parlamenti, nga një drejtues, kontrollues e korrigjues i paudhësive qeveritare në një ombrellë dhe maskë e fshehjes së vjedhjeve që pushteti i bën popullit.

Viti i mbrapshtë që po lemë pas ishte radiografia e shtetit të shpartalluar kur mijëra qytetarë në administratën publike prej muajsh nuk ju paguheshin sigurimet shoqerore.

Vetëm në rregjimin e rilindsve ndodhi që shteti vjedh shtetin duke vjedhur dhe pleqërinë e qytetarëve të vet.

Me atë akt skandaloz nuk “shkëlqen” vetëm vjedhja e shtetit por dhe humbja e disa viteve të së drejtës për pensionin e pleqërisë atyre mijëra shqiptarëve.

Ky do të kujtohet përherë si viti i arrestimeve politike të deputetëve të opozitës dhe gazetarëve të medias prej prokurorëve xhahilë të gjyqeve politike në diktaturën hoxhiste që sot ngjiten përsëri në majat e gjoja drejtësisë.

Rasti kriminal i arrestimit policor të një besimtareje të devotëshme katolike pse përcillte rrjetet informative të Vatikanit mbi rreziqet e mundëshme të pas tërmetit, nuk do të mund të harrohet asnjëherë.

Ky ishte viti i shpërthimit të tradhëtisë kombëtare prej të kapurve peng nga qarqet më barbare shqiptarofobe, furia e urrejtjes së të cilëve ja fluturojë edhe maskën e kapur fort me thonjë korrupsioni mbi fytyrën e tradhëtarëve.

Po shkon viti i varfërisë, depersonalizimit, vrasjes së shpresës dhe përzënies masive të shqiptarëve prej votrës !

Një vit i ri kalendarik po vjen.

Shansi i tij i vetëm do të jetë; nëse paudhësitë, mbrapshtësitë, ligësitë që na shkaktuan barbarët vitin që po shkon, të na kthehen në mësime për të projektuar një rrugëtim ndryshe 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kuti 29/12/2019 14:45

Si gjithmone, mullah çimi, nuki publikon komentet qe prekin te verteten; dmth qe klasa politike shqiptare eshte e degjeneruar dhe opoziçka nuk egziston! Menyra me e mire e me e sigurte kunder çensures eshte te çensurojme komentuesit, jo te leme debatin!

Shofer Petro29/12/2019 09:27

kete delenxhi s'e ka marre seriozisht asnje edhe ne shtepine e tij, edhe kur ishte president. Debil infantil. S'ja vlen te harxhosh kohe me te...e t'i lexosh asnje rrjesht

Shto koment

Denonco