Sus, se je grua!

Sus, se je grua!

Nga Elona Caslli - 28/12/2019

Sus, se je grua!
Sus, se gratë nuk munden! Sus, se gratë nuk flasin! Sus, gjithmonë sus! Pambarimisht , sus!

Në vendin tim, të qenurit grua shihet si një gjymtim. Sikur diçka të mungon. Sikur që në lindje, Zoti diçka ka bërë gabim me ty. Sikur nuk ka qenë po aq i kujdesshëm, sa kur krijoi burrat.

Madje edhe punët në vendin tim, ndahen në dy kategori: punë burrash dhe punë grash.
Punët e grave përfshijnë gjithmonë ato aktivitete që kryhen në heshtje në shërbim të dikujt. Gjithmonë një grua duhet të shërbejë. T’i shërbejë kujtdo në heshtje vetëm se është e grua. T’i nënshtrohet kujtdo në heshtje vetëm se është grua.

Duket se mitra, ai organ në trajtë dardhe, ku zihet e zhvillohet foshnja-vajzë, paralelisht me foshnjen, zhvillon edhe heshtjen edhe nënshtrimin gjatë nëntë muajve.

Dhe nëna gjatë aktit të dhimbshëm të lindjes, i dhuron botës foshnjen, nënshtrimin dhe heshtjen.
Dhe nëna mëkon çdo ditë 3 foshnje. Thithat e gjinjve mbahen në gojë për një kohë të gjatë derisa të vijë çasti që prej tyre nuk pikon më asgjë.

Dhe aty fillon udha e gjatë e të qenurit grua!
Sus, se je gocë! Sus, se je vajzë! Sus se je grua!

Post scriptum- Sus, se tashmë ke vdekur!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco