I Love You, Arilena Ara!

I Love You, Arilena Ara!

Nga Erl Kodra - 26/12/2019

Se di pse, por nuk munda t'i shpëtoj tundimit për të shkruar diçka rreth Festivalit të Këngës. Megjithse shijet muzikore janë relative, si dashnor i madh muzikës, them se unë e kam edukuar veten me shije të mira muzikore. Ose më mirë të them, kam patur fatin që shumë herët të dëgjoj muzikë të njëmendtë. Shpesh më ndodhë që të "shoh" nëpërmjet tingujve magji të atilla, sa është e vështirë të shihen me sy, ose të përjetohen në forma të tjera të ndjesive njerëzore. Unë notoj që prej muzikës klasike, deri tek këngët hershme burimore. Youtube është një revolucion i vërtetë në këtë industri të pavdekshme.

Së pari, Festivali i Këngës presupozohet që është eskluzivitet i këngës shqiptare, jo i Eurovision Song Contest. Kjo do të thotë se, ky event i këngës shqiptare nuk ka asnjë arsye të kthehet në funksion të modës që mbizotëron në Festivalin Europian. Për më tepër duke patur parasysh se pavarësisht vlerave muzikore, në Eurosong zhvillohen votime të çuditshme gjeopolitike dhe kultivohen shije komerciale për muzikën. Shembujt e këngëve fituese e tregojnë më së miri këtë.

Në këtë kuptim, unë jam i sigurtë se Shqipëria kurrë nuk do të fitojë ndonjëherë Festivalin Europian. Maksimumi, ne mund të bëjmë një prezantim dinjitoz, me muzikë të mirë dhe këngëtarë të talentuar. Në fakt, ky duhet të jetë edhe synimi ynë me pjesëmarrjen në këtë event muzikor ndërkombëtar.

Arilena Ara është një vajzë plot talent dhe potencial të lartë vokal. Muzika e saj është e thellë, tronditëse; ajo mbartë një revoltë të jashtëzakonshme. Arilena nuk bën muzikë të lumtur, alegro; por të thellë dhe tragjike. Zëri i saj sikur buron nga çdo shpirtë që kërkon dinjitetin njerëzor si të drejtë të panegociueshme.

Mua kështu më vjen muzika e Arilena Ara. E fuqishme, e bukur dhe tragjike, njëkohësisht.

Si shqiptar, sivjet ndjehem mrekullisht mirë se vendi im do të përfaqësohet me Arilena Ara.

I Love You, Arilena Ara!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Zamira 26/12/2019 15:00

I love Arilena Ara

ai26/12/2019 08:48

Në zhanrin muzikor të këngës, të vetmit autorë krijues të saj sot, mund të quhen "kantautorët" apo repistët e që këta të fundit më shumë se krijues të muzikës, janë kryesisht krijues apo improvuzuesh tekstesh që muzikantë të tjerë profesionistë, kujdesen me orkestrim që të shfrytëzojnë ritmin e jo komponentin kryesor të muzikës që është melodia.
Që të quash një këngëtar si autor të këngës, siç është bërë zakon sot të quhen të gjithë këngëtarët, duke injoruar kompozitorët krijues të saj, është njëlloj si të quash poet një aktor që reciton poezinë e një poeti..
Përse ndodh kjo ?
Kjo ndodh pasi kënga si gjinia më e përhapur e muzikës, më shumë se një krijimtari kulmore profesionale muzikore, suksesin e ka tek gjetja e një motivi sa të thjeshtë, aq edhe edhe të kapshëm shpejtë nga veshi i dëgjuesit edhe më të rëndomtë,deri me shije vulgare apo primitive estetike për krijimtarinë artistike..
Një tjetër arsye që e injoron kompozitorin si krijues duke e konsideruar si autor të këngës këngëtarin, pra interpretuesin e saj, është fakti se në kontakt me publikun e gjërë, del këngëtari e jo krijuesi i këngës.
Kjo nuk është një dukuri shqiptare, por është sot një dukuri e përhapur në gjithë botën.
A luan rol të madh interpretimi vokal i një këngëtari në suksesin e një kënge ?
Padyshim që po, por ama një rol të madh në këtë sukses luajnë edhe muzikantët që orkestrojnë këngët e autorëve qoftë edhe diletantë, cilësia e lojës së instrumentistëve të orkestrës, e komponentë të tjerë si efektet e skenografisë apo koreografisë.
Le të kujtojmë kompozitorin e shquar të këngës italiane Battistin që solli me sukses një stil të ri të këngës në Itali.
Ai ka qenë edhe kantautor, por me cilësi vokale të dobëta.
Këngët e tij e shpërthyen suksesin, vetëm kur u interpretuan nga këngëtarë virtuozë si Mina..

Shto koment

Denonco