Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Një tradhtar i kombit shqiptar

Një tradhtar i kombit shqiptar

Nga Harry Bajraktari - 25/12/2019

Samiti i ri rajonal mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në Durrës shënoi një tjetër nivel të ulët në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës.

Përgjegjësia për këtë bie plotësisht mbi Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë. Dhe atij duhet t’i vijë turp për këtë sjellje ndaj Kosovës.

Cili është problemi i Edi Ramës?

Ai duket se nuk mund të gëlltisë refuzimin e Kosovës për t’u bashkuar me mini-Jugosllavinë e re, që ai dhe diktatori i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë projektuar së bashku. Ata e kanë tërhequr Zoran Zaevin e Maqedonisë së Veriut në të, por të gjithë të tjerët në rajon po tregohen të ftohtë.

Rama po ngjan gjithmonë e më shumë me Vuçiçin së fundmi. Ashtu si miku i tij në Beograd, ai e ka rrethuar opozitën dhe është përballur prej mbi një viti me protesta në rrugë. Parlamenti është kthyer në lodrën e tij personale. Dhe zgjedhjet e parakohshme janë të nevojshme për të zgjidhur krizën, por ai e dashuron situatën, në të cilën Shqipëria është kthyer virtualisht në një sistem njëpartiak si në kohërat e errëta të komunizmit. Ligji i ri për median është një sulm i hapur ndaj lirisë së fjalës. Ai nuk është dikush që duron t’i thonë JO për asgjë.

Ai e hëngri karremin e Vuçiçit dhe tani po shfryn mbi Kosovën dhe po fyen liderët e Kosovës me të pavërteta që janë raportuar me entuziazëm nga mediat serbe.

Pse nuk dëshiron Kosova të anëtarësohet?

Kosovës i kërkohet të anëtarësohet në një klub dhe të hapë kufijtë me një vend që nuk e njeh ekzistencën e saj, dhe që punon në mënyrë intensive për të shkatërruar republikën e re, dhe që ka kryer krime të mëdha lufte kundër popullsisë civile, për të cilat as ka kërkuar falje dhe as ka pranuar të paguajë kompensime.

Kosova i është përgjigjur fushatës agresive të Serbisë për të hequr njohjet dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme duke vendosur një tarifë ndëshkuese 100 përqind për të gjitha produktet serbe në Kosovë.

Kjo masë është kritikuar, por Kosova po e mbron veten me ato pak mjete që ka në dorë. Ky mini-Shengeni i Ramës dhe Vuçic do të kërkojë nga Kosova që të anulojë tarifat, pa e detyruar Serbinë që të heqë dorë nga fushata dhe politikat e saj armiqësore diplomatike kundër Kosovës.

E vetmja mënyrë që Kosova të ulet në tavolinë është si anëtare e plotë, e njohur nga të gjitha vendet, përfshirë edhe Serbinë.

Për më tepër, Kosova nuk është e vetme në refuzimin e mini-Shengenit. Mali i Zi dhe Bosnja po mbajnë distancë. Edhe në Maqedoninë e Veriut, si një anëtare ‘themeluese’, ka shumë zyrtarë skeptikë për pjesëmarrjen e vendit të tyre. Kjo e bën sulmin e Edi Ramës ndaj Kosovës edhe më të çmendur.

Ballkani Perëndimor dëshiron të anëtarësohet në BE, jo në një union të nivelit B, as në Jugosllavinë e re dhe më të vogël që bën tregti me Slloveninë dhe Kroacinë. Edi Rama duhet të jetë duke tymosur duhanin e tij nëse beson se kjo do funksionojë.

Më i rëndë është refuzimi i hapur dhe publik i Edi Ramës për krimet kundër njerëzimit që Serbia ka kryer në Kosovë.

Vetëm pak ditë më parë, Vuçiç hodhi poshtë masakrën e Reçakut si një mashtrim. Ai sulmoi integritetin e ambasadorit të OSBE, William Walker dhe vëzhguesve që ishin dëshmitarë të krimit. Më shumë se 1 mijë shqiptarë janë akoma të humbur, të shpërndarë nëpër varrezat masive të fshehura në Serbi. Vuçiç ka qenë vetë në vitet ’90, udhëheqës në Partinë Radikale fashiste serbe. Ministri i tij i jashtëm ka qenë zëdhënësi personal i diktatorit dhe kriminelit të luftës, Sllobodal Millosheviç. Ata kanë treguar zero empati përgjatë këtyre viteve, dhe në vend që të bënin një falje zyrtare, kanë vazhduar të tallen me tragjedinë e popullit kosovar.

Kur u pyet në lidhje me kujtimet e dhimbshme të luftës, që janë ende të freskëta, si një arsye e mirë që Kosova të mos bashkohet me Serbinë në një iniciativë të tillë, Edi Rama i Shqipërisë e quajti pyetjen e gazetares ‘patetike’.

Në vend që të përdorte rastin për të mbrojtur të vërtetat historike, ai iu bashkua Vuçiçit në hedhjen poshtë të rëndësisë së tyre.

Edi Rama duhet të turpërohet për këtë përgjigje dhe për sulmet ndaj liderëve të Kosovës në një krizë publike që nuk do të harrohet. Ai nuk u soll si burrë shteti, por si një diktator që nuk mund të përballet me të vërtetën.

Ai është zemëruar sepse e di se tani nuk flet për Kosovën. Dhe sinqerisht, ai nuk flet as për Shqipërinë. Jo derisa të fitojë një palë zgjedhje të reja, ku të gjithë partitë politike të marrin pjesë në një klimë të lirë dhe të ndershme politike.

Çfarë po mendon Rama? Që Kosova do i harrojë mijëra civilë të vrarë, varret masive, 20 mijë gratë e përdhunuara, më shumë se gjysmën e popullsisë së deportuar me forcë nga vendi, burgjet, torturat, mohimin e shërbimeve shëndetësore, djegiet dhe plaçkitjet, vitet e gjata të ligjit ushtarak dhe diktaturës, tanket që shtypnin protestat e tyre paqësore dhe shumë gjëra që digjen në kujtesën tonë kolektive? Kosova është një vend sovran tani. Më shumë se 110 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë njohur pavarësinë e saj. Edhe nëse organizata të mëdha botërore, si Banka Botërore, FMN, FIFA, Komiteti Olimpik Ndërkombtar, Facebook e njohin Kosovën si të pavarur dhe të barabartë me vendet e tjera, atëherë kështu duhet të bëjë edhe ky projekt i gatuar në Beograd dhe i servirur për Tiranën dhe Shkupin.

*Harry Bajraktari është themelues dhe botues i gazetës Illyria, një lider i komunitetit shqiptaro-amerikan, filantrop dhe fitues i shumë çmimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Agron Demi26/12/2019 00:44

Prof. Dr. Eshref Ymeri: Kryeministri Rama ecën në gjurmët e Enver Hoxhës
Nga Gazeta Telegraf -24 Dhjetor, 201950
Share

Nisma e Aleksandër Vuçiçit, armikut të betuar të popullit shqiptar të Kosovës, për themelimin e minishengenit ballkanik, ka si qëllim rikrijimin e Jugosllavisë së re, me synimin djallëzor për përfshirjen në të të Shqipërisë Londineze dhe për zbehjen ca nga ca të pavarësisë së Kosovës, deri në shuarjen e saj. Në nismën e Vuçiçit sigurisht që nuk ka asgjë për t’u habitur. Ai, si përfaqësues i shovinizmit sllav në Ballkan dhe si argat i bindur i shovinizmit rusomadh, armikut tradicionalisht të betuar të kombit shqiptar, kërkon ta përfshijë Shqipërinë në vathën neojugosllave, duke ringjallur orekset e paraardhësve të tij shovinistë të periudhës para fillimit të Luftës së Parë Botërore, kur Beogradi kërkonte të siguronte një dalje në Adriatik nëpërmjet portit të Durrësit, përmes linjës hekurudhore Beograd-Durrës. Kryeministri Rama do të bënte mirë të lexonte librin “Shtëpia e Verdhë”, me autor Prof.dr. Flori Bruqin, akademik, në të cilin zbulohet lakuriq figura e kriminelit Aleksandër Vuçiç në qëndrimin ndaj Kosovës. Pra, synimet shoviniste të Vuçiçit jan fare të qarta. Por e habitshme është se si ka mundësi që nismës së Vuçiçit t’i bashkohet kryeministri Rama? Përgjigjja është e thjeshtë fare: kryeministri Rama është kreu i majtizmit në Shqipëri, majtizëm, i cili është trashëgimtar i drejtpërdrejtë i veprës tradhtare të Enver Hoxhës në marrëdhëniet me serbosllavizmin. Ishte pikërisht Enver Hoxha ai, i cili, nga hiç njeri, u peshkua me kohë e me vakt nga shërbimi sekret serb për t’u vënë në krye të Shqipërisë për interesat shoviniste të serbosllavizmit, me objektiv shndërrimin përfundimtar të saj në koloni të Serbisë, në kuadrin e republikës së shtatë, dhe për mbjelljen e farës së përçarjes tragjike ndërshqiptare. Si shërbëtor besnik i serbosllavizmit, Enver Hoxha nuk kishte absolutisht besim në energjitë krijuese të popullit shqiptar për rimëkëmbjen e vendit pas përfundimit të luftës. Prandaj ekzistencën e Republikës së Shqipërisë ai e shikonte të pamundur jashtë ombrellës shoviniste jugosllave. Në plenumin e Beratit të vitit 1944, emisari jugollav Velimir Stojniçi, i cili na paskej marrë në dorë frenat e të zotit të shtëpisë në një Shqipëri pa zot, deklaroi:

“Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë sepse imperializmi do ta gëlltiste;… e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konferderatë me Jugosllavinë…”

Tre vjet më vonë dhe pikërisht më 15 dhjetor 1947, Enver Hoxha, i mbrujtur mirë tashmë me kolaboracionizmin tradhtar me shovinizmin jugosllav, në mbledhjen e Byrosë Politike del me këtë deklaratë publike, duke vazhduar poshtërimin e vendit të vet, sipas shembullit të Velimir Stojniçit tre vjet më parë:

“Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë…”.

Nuk besoj se kishte fyerje më të rëndë dhe poshtërim më të madh se ky që tradhtari Enver Hoxha i bënte popullit shqiptar.

Po çfarë po bën kryeministri Rama, si pasardhës i Enver Hoxhës në krye të qeverisë majtiste? Në marrëveshje të plotë me Vuçiçin, po kërkon ta futë vendin tonë në minishengenin neojugosllav. Dhe nuk i bën përshtypje absolutisht fakti që pikërisht Vuçiçi është ai shovinist me damkë, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me të tillë kryeshovinistë, si Shesheli dhe Nikoliçi, në fund të viteve ’90 patën hartuar Platformën për spastrimin etnik të Kosovës përmes masakrimit të njerëzve, vrasjeve masive, shpërnguljeve me dhumë dhe shkatërrimeve tërësore të vendbanimeve të popullsisë dhe të ekonomisë së saj. Në reagimin e vet ndaj nismës vuçiçoramiane për krijimin e minishengenit ballkanik, akademiku prof.dr. Dibran Fylli, reagim që ai e ka përcjellë me titullin “Ai që nuk e njeh dhe ndien tragjedinë e kombit të vet, është argati më i keq i më të keqes”, të botuar në Portalin e nderuar “Agjencioni Floripress” të datës 22 dhjetor 2019, ka folur me gjuhën e fakteve dhe ka renditur një për një të gjitha krimet që shteti kriminal i Vuçiçit ka kryer në Kosovë në fundin e viteve ’90. Por kryeministrit Rama, çuditërisht, gjithë ato krime nuk i bëjnë përshtypje absolutisht. Madje s’e ka për gjë të ulet dhe të bisedojë shtruar me kriminelin Vuçiç dhe të bëhet mbështetje e fuqishme e tij për krijimin e minishengenit ballkanik. Kryeministri Rama është kryetar i një partie që është trashëgimtare e Partisë së Punës, e cila, më 12 qershor 1991, thjesht ndërroi emrin në Parti Socialiste, trashëgimtare e asaj partie, që e sundoi popullin shqiptar në mënyrën më të egër, çka s’ishte parë ndonjëherë në historinë e kombit shqiptar, e asaj partie, e cila qëndroi gatitu para një krimineli me damkë, si Enver Hoxha, duke soditur me qetësi krimet e tij të përbindshme kundër të ashtuquajturve armiq të klasës. Por partia e kryeministrit Rama, megjithëse kanë kaluar më shumë se 18 vjet që kur la emërtimin Parti e Punës dhe, me të njëjtën anëtarësi, mori emërtimin Parti Socialiste, as që e shkoi ndonjëherë nëpër mend që, si pasardhëse e partisë mëmë, të dilte me një pendesë publike dhe t’i kërkonte ndjesë popullit shqiptar për gjithë ato krime që ajo partia mëmë kreu kundër tij për gjysmë shekulli.

Në vitin 1992, Rama pati deklaruar:

Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’ mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 184). Kur u bë kryetar i Partisë Socialiste në vitin 2005, Rama “harroi” çfarë kishte deklaruar në vitin 1992. Pra, nuk e bëri “denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj”. Për pasojë, ai është kryetar i një partie të paligjshme. Kësisoj, duke mos dënuar krimet e Partisë së Punës, si paraardhëse e Partisë Socialiste, kryeministri Rama s’e ka për gjë t’i kalojë në heshtje edhe krimet e shovinizmit serb në Kosovë dhe personalisht të kriminelit Vuçiç. Kjo është edhe arsyeja që kryeministri Rama s’e ka për gjë të shkojë me kriminelin Vuçiç në Novi Sad, në Ohër dhe ta presë me nderime në Durrës. Kjo është edhe arsyeja që kryeministri Rama, si kryeministër i shtetit amë, nuk iu drejtua kurrë zyrtarisht Beogradit me kërkesën e vendosur për dënimin e krimeve që pati kryer në Kosovë Millosheviçi, në bashkëpunim të ngushtë me Arkanin, Sheshelin, Vuçiçin, Nikoliçin etj., për të kërkuar ndjesë publike para opinionit ndërkombëtar dhe për të dëmshpërblyer të gjitha shkatërrimet e ekonomisë kosovare.Me qëndrimin prej ortaku të Vuçiçit, në përpjekjet për jetësimin e minishengenit ballkanik, kryeministri Rama ka fituar urrejtjen e shumicës dërrmuese të popullit shqiptar të Kosovës. Për më tepër, Rama kërkon t’i japë leksione Kosovës se si duhet të sillet ndaj shovinizmit serbokriminal dhe të mos pranojë këshillat e Albin Kurtit për të hequr dorë nga bashkëpunimi me kriminelin Vuçiç, në dëm të interesave jetësore të Kosovës. Në këtë periudhë, kur nuk po krijohet ende qeveria e re e Kosovës, megjithëse kanë kaluar më shumë se dy muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të 06 tetorit, kryeministri Rama, si përfaqësues i shteti amë, duhej të ndodhej më afër se kurrë me Prishtinën. Por, me sa duket, “kontributet” e nëndheshme të Beogradit për moszyrtarizimin e përbërjes së qeverisë së re të Kosovës, duhet të jenë kolosale. Dhe pse të mos lindë dyshimi, që ato “kontribute” jepen edhe në bashkëpunim të ngushtë me kryeministrin Rama, me qëllim që presidenti i nesërm i Kosovës të jetë pikërisht Isa Mustafa, bashkëpunëtori i ngushtë i kryetradhtarit Hashim Thaçi, argatit tradicional të Beogradit. Ishin pikërisht Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ata që bashkëpunuan ngushtë me njëri-tjetrin për t’i bërë lëshime pas lëshimesh Beogradit, duke filluar nga 19 prilli i vitit 2013, pa e ngritur zërin as edhe një herë të vetme për kompensimin e shkatërrimeve kolosale që Serbia pati kryer në Kosovë. Kryeministri Rama po hesht për këtë zvarritje të qëllimshme të krijimit të qeverisë së re të Kosovës, në vend që të shkonte në Prishtinë dhe, si vëllai me vëllanë, të bisedonte shtruar me krerët e Vetëvendosjes dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe t’u rekomandonte atyre që e mira e të mirave do të ishte që presidente e ardhshme e Kosovës të jetë pikërisht Vjosa Osmani.

A duhet menduar se Rama nuk shkon në Prishtinë se nuk e ka për zemër? Mos vallë kjo është edhe arsyeja që ai vendosi në Kukës taksën për Rrugën e Kombit? Ajo taksë ka për qëllim pikërisht zhvatjen e vlerave monetare nga kosovarët që vijnë në atdheun amë. Prandaj kishte shumë të drejtë Albin Kurti kur deklaroi ca kohë më parë:

“Unë vij te Kastrioti, jo te Kastrati”.

Por ajo që të çudit edhe më shumë, është heshtja e mbarë opinionit publik në Tiranë, heshtja e të ashtuquajturës shoqëri e paqenë civile, heshtja e rinisë dhe e inteligjencies universitare për bashkëpunimin e ngushtë të kryeministrit Rama me kriminelin Vuçiç. Domosdo që do të heshtin se individualizmi dhe përçarja ndërshqiptare kanë traditë shumë të lashtë në historinë tonë kombëtare. Por edhe më skandaloze është heshtja e opozitës, me në krye Lulzim Bashën. Me sa duket, opozita e Bashës ka rënë në bark para kryeministrit Rama, i cili, si dikur Enver Hoxha, është dashuruar keq me pushtetin që prej shtatorit të vitit 2013. Ngjarjet e muajve të fundit dëshmojnë më së miri se në Shqipëri nuk ka opozitë burrërore, sepse lidhjet e nëndheshme të Lulzim Bashës me Edi Ramën janë “salduar’ përfundimisht në takimin e fshehtë disaorësh natën e shtatëmbëdhjetë duke u gdhirë tetëmbëdhjetë prilli i vitit 2017. Dhe gjasat tregojnë se opozita e Bashës do të shkojë në zgjedhjet e vitit 2021, me kryeministër Ramën, paçka se pas daljes së opozitës nga parlamenti, ai ka pasë lëshuar deklarata sa e sa herë nëpër mitingjet e protestave se nuk shkohet në zgjedhje me Ramën kryeministër, deklarata këto që rezultuan flluska sapuni.

Santa Barbara, Kaliforni

23 dhjetor 2019

Agron Demi26/12/2019 00:42

Shto koment

Denonco