Pas Gjinushit, Rama katapulton në Akademi edhe persekutorin e mediave

Pas Gjinushit, Rama katapulton në Akademi edhe persekutorin e mediave

Nga Luçiano Boçi - 24/12/2019

Gjinushi i padekretuar dhe i papranuar nga opinioni shkencor, ngatërron me dashje drejtimin e partisë së tij me drejtimin e Akademisë. Pa konkurrim, pa parime e standarte, pa konsultime në të gjitha nivelet, pa kritere shkencore, me një grusht besnikësh politikë ka bërë emërimin e Komisioneve dhe drejtuesve të tyre.

E kjo është, as më shumë e as më pak, çimentosje e uzurpimit dhe fundosje e akademizmit. Ajo që bie në sy është nepotizmi politik majtist e familjar po i tillë, duke klonuar kështu Akademinë e dikurshme moniste.

Në Shqipëri tani nuk trashëgohet vetëm prona, jo. Trashëgohet dhe Akademia. Aty tani gjen djalin ose vajzën, pse jo dhe dhëndrin, e X-it ose Y-it, të kohës “së qepës”, jashtë çdo kriteri diplomimi, titulli apo standarti.

Politika sot nuk të jep vetëm post administrativ. Tani me Gjinushin merr si shpërblim dhe post akademik dhe Akademia është një “qoshe e ngrohtë” ku paraja publike “rrjedh shumë e për lumë”, më saktë “për xhep”.

Gjinushi është treguar dhe “kodosh i madh”. Me disa emërime të vogla, të parëndësishme, kërkon të bërtasë nesër se ka emëruar dhe nga krahu i kundërt politik. Sepse ky është mentaliteti i tij për akademinë. Mentalitet krejtësisht politik.

E ka bërë për të mbuluar “qokat” e mëdha politike që vijnë me urdhër nga lart.

Ndër të tjera bie në sy emri i Thomas Frashërit, ish-shefi i protokollit të Ramës, i graduar pak më parë “persekutori i AKEP”, i cili do të jetë dhe dora e zgjatur e hekurt e Ramës, për t’i mbyllur gojën fjalës së lirë të mediave online, sipas paketës anti-shpifje.

Për “merita të veçanta”, pa titull shkencor përkatës, por për shërbime politike, katapultohet dhe në Akademi.

Ish-shefi i stafit të një tjetri hierarku majtist Gramoz Ruçit, Bajraba futet në komisionin e sociologjisë pa pasur drejtimin e duhur të diplomimit, por ama ka drejtimin e duhur politik.

E kështu me radhë, çfarë nuk gjen aty brenda të së ashtuquajturës tanimë Akademi të Gjinushit se e Shkencave vështirë ta thuash. Jo vetëm kaq. Vendimet e Gjinushit shkojnë akoma më larg.

Në petkun e përshtatjes së Akademisë me tendencat e kohës, por realisht për të diktuar rrjepjen e parasë publike, ngre njësi kërkimi që dublojnë institucionet ekzistuese dhe i atashon kompetenca ekstra akademike.

Njësia e kërkim-studimit p.sh. në fushën e gjeofizikës e sizmiologjisë, kërkon të tejkalojë e të rrëmbejë kompetencat e Institutit të Gjeoshkencave.E njëjta gjë ka ndodhur dhe me njësinë e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë.

Në vend të vetullave Gjinushi po i heq sytë Akademisë, për hir të politikës dhe interesave anti-shkencë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Onkezmi24/12/2019 18:49

Barjaba është hajduti i marketit në Kaliforni.Shihni vidion që qarkulloi një jave në Kaliforni(SHBA)

Shto koment

Denonco