Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Kur skena e madhe zien, Edi Rama si prostituta dhe kanibali politik

Kur skena e madhe zien, Edi Rama si prostituta dhe kanibali politik

Nga Erl Kodra - 24/12/2019

Për një qytetar europian, drama shqiptare mund të jetë një melodramë disi e ekzagjeruar. Për ne shqiptarët, drama shqiptare në fakt është tragjedia shqiptare.

Problemi nuk është se nuk e dimë se çka është drama jonë, problemi është se ne jemi të vegjël, të paditur dhe të varfër. Në të vërtetë kemi edhe cilësi të tjera, me të cilat nuk mund të krenohemi, por për këtë do të shkruaj pak më poshtë në një fusnotë të veçantë.

Cepi i skenës ku luhet drama jonë nuk është qendra e saj, domethënë, ne jemi diku në periferi, ku mundesh si nëpër terr t'i bësh të gjitha poshtërsitë njëherësh. Sepse ne jemi diçka e vogël, që edhe mund të vritet pa keqardhje.

Parimet vlejnë për të tjerët, çka është parimore, përkufizohet dhe përcaktohet nga të fuqishmit e botës.

Po i bie drejt.

Edi Rama është një individ i zgjuar dhe i poshtër njëkohësisht.  I zgjuar, sepse ai ka cilësi të veçanta për të përdorur gjithçka çfarë lëviz në faqe të dheut, në funksion të pushtetit të tij. I poshtër, pikërisht sepse ai nuk ndalon para asgjëje.

Edi Rama është një kanibal, që ha gjithçka për qëllime politike. Edhe kësaj pjese se çka është Edi Rama, do t'i rikthehem nga fundi i tekstit.

Fjala ishte tek skena, prandaj po vazhdoj me metaforën e skenës. Duket se perëndimi ashtu siç e kemi njohur nuk ekziston, diçka krejt e çuditshme po ia gërryen fuqinë politike, kohezionin, vlerat dhe pragmatizmin.

Pjesë të tjera të botës po ia dalin të bëhen violinë e parë në fuqinë ekonomike, ushtarake dhe politike. Ekspansioni kinez është realitet global që ka mbërritur që nga Porti i Pireut, në Beograd, në Shkup dhe Tiranë. Në anën tjetër, Rusia po e përmbyll linjën gjigante të gazit me të cilën do të ushqejë Europën.

Ishulli britanik po i shkëputet nga kontinenti, për të bërë tregti me balenat e Perëndimit, ndërsa Turqia po flirton hapur me Rusinë. Franca e Macron duket e shqetësuar, dhe në inat e sipër ia dha një flakareshë Shqipërisë.

Përmbledhtas: po lëvizin kolonat mbi të cilat janë mbështetur ekuilibrat globalë.

Shtetet e Bashkuara nuk janë më Shtetet e Bashkuara të Presidentit Bush dhe Clinton, Britania e Madhe nuk është më Britania e Madhe e Margaret Thatcher, Franca nuk është më Franca e Jacques Chirac dhe Turqia nuk është më Turqia e Süleyman Demirel.

Në të vërtetë, gjithçka është në lëvizje, por jo në lëvizje për vlera. Duket se bota është në një sezon ethesh, njësoj si ethet e arit. Më në fund, ia dolën të vënë në dyshim edhe referenca të jashtëzakonshme siç janë orientimet gjeostrategjike të Turqisë, që mbetet padyshim vendi më strategjik i planetit Tokë.

Kush mund ta besonte se Presidenti Erdogan do të kërcënonte hapur SHBA-të, me përzënien nga Baza Ajrore e Incirlik*?!

*Baza Ajrore e Incirlik është pjesë e Forcave Ajrore të SH.B.A.-së, me rreth pesë mijë avionë gjuajtës bombardues, gjithashtu në Incirlik gjenden edhe disa qindra avionë nga Royal Air Force dhe Air Force Turkey që nga fundi i vitit 2002.

Njësia parësore e vendosur në Bazën Ajrore të Incirlik është Krahu i 39-të i Bazës Ajrore (39 ABW) e Forcës Ajrore të SHBA. Baza Ajrore e Incirlik ka një pistë të gjatë 3,048 m, e vendosur midis rreth 57 vendstrehime avionësh. Në Bazën e Incirlik ruhen Armë bërthamore taktike, midis tyre 50 bomba bërthamore "deri në" 50 B61.

Kur skena e madhe zien nga aktorë të dorës së parë, për interesa të jashtëzakonshme, që ndajnë popuj, epoka dhe perandori, vende si Shqipëria shërbejnë si "monedha të vogla që shkëmbehen për kusure të mëdha".

Shtyllat mbi të cilat është ngritur perëndimi po lëkunden. Popuj dhe rajone të paana janë trazuar keq, ndërsa njerëzimi po qeveriset paturpësisht.

Për t'u rikthyer tek drama jonë, ajo mund të përmblidhet me vetëm një emër: Edi Rama.

A nuk thashë më sipër se ai është i zgjuar dhe i poshtër, njëkohësisht? Po e zhvilloj temën.

Edi Rama e ka kuptuar se çfarë po luhet në skenën e madhe. Në fakt ai aty ka qenë, nëpër këmbët e tyre.

I gjatë, burrë i pashëm, orator dhe piktor, ai ka ditur se çka është politika aktuale e Turqisë, çfarë kërkon Presidenti Erdogan, synimet e tij. Ndaj pa mëdyshje i është ofruar, si prostitutat.

Sipas rastit, ai nuk ka nguruar të përdorë gjithçka, në fakt asgjë nga trupi i tij prej prostitute politike, por nga trupi i Shqipërisë dhe interesat e saj strategjike.

Të njëjtën strategji ka ndjekur edhe me Bashkimin Europian, duke shfrytëzuar çdo mjet, kësaj here diçka më të fisme, si joshjet ekstravagante me veshje të çuditshme. Por në thelb pa i ofruar asgjë Europës, përkundrazi, duke blerë emisarët e saj me forma klasike korruptimi.

Në fakt, ideja e Edit me Europën ka qenë tjetër, domethënë, jo afrimi, por largimi nga Europa.

Edi Rama e ka kuptuar rëndësinë e Shqipërisë, jo të Shqipërisë si një shtet i vogël me rreth 2 milion banorë, por rëndësinë e shqiptarëve në Ballkan, si një ndër popujt më të rëndësishëm.

 Ai e ka kuptuar se për t'u bërë interesant për blerësin e shërbimeve të tij, ai duhet ta marrë në një lloj patronazhi Kosovën. Hashim Thaçin e kurdisi më së miri, bashkë me Baton Haxhiun.

Për Edi Ramën Kosova është diçka e parëndësishme, me të cilën mund të bësh deklarata patriotike në zemër të Serbisë, por edhe mund të biesh në ujdi dhe të përdorësh pjesë të saj për interesa "strategjike në politikën globale".

Edi Rama mundet, ai është miku i Erdogan, miku i Aleksandër Vuçiç, ai është Kalorës i Legjionit të Nderit, ai komandon në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Ai e di se në BE po fryjnë erëra të çuditshme hutie, i ka kuptuar shumë mirë rrethanat specifike në të cilat ndodhet Gjermania, Franca, Anglia dhe Italia dhe turbullirat që vijnë që prej Lindjes së Mesme, Turqisë, Rusisë dhe Kinës.

Edi Rama e ka parë se Emmanuel Macron po vdes për më shumë lidership europian, ndërsa flet për vdekje klinike të Aleancës Perëndimore.

 Ai e di se epokës Merkel po i vjen fundi i natyrshëm, ndërsa në shumë vende të Europës po fryjnë erëra populizmi pa thelb dhe ideologji. Edhe ishulli i Britanisë së Madhe ka ndezur motorët drejt askundit.

Çfarë mundë të shesë ose të bëjë tram Edi Rama përveç interesave të shqiptarëve në Ballkan? Që të quhet lojtarë i zoti, i rëndësishëm, sigurisht.

Kosova është bukur e mirë, por ka disa politikanë kokëshkretë.

Me Ramushin nuk mund të bësh asnjë ujdi. Ai duhet përjashtuar, fyer, mundësisht duhet eleminuar.

Me Thaçin merresh vesh, mund të bësh ujdi të mëdha, por, fatkeqësisht është në fund të fuqive politike.

Albin Kurti nuk është zyrtarisht Kryeministër, ndaj duhet vepruar shpejt. Gjërat e mëdha duan guxim, duan vendosmëri, cinizëm. Koha është e artë, dhe Edi i shfrytëzon të gjitha; tërmetin, varfërinë, gënjeshtrat, mashtrimet, vjedhjet, shitjet, blerjet, shkëmbimet, absurdin, grimasat, përqeshjet.

Opozita nuk është në Parlament, opozita nuk ka asnjë lloj pushteti, SHBA po zihen me BE-në, Gjermaninë, Francën, Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë.

"Është dimër, cepi i skenës ku luajmë unë dhe Aleksandri është i errët, shqiptarët nuk më ndalojnë dot, të mëdhenjtë po merren me hallet e tyre. Unë po ngre pazarin tim".

Ky është Edi Rama. Ai po bën kurvën dhe kanibalin politik, njëkohësisht.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ajo25/12/2019 16:35

Z .... Cak, askush nuk ia mohon keto merita Bashes dhe opozites. Gjithashtu te gjithe jemi te vetedijshem se BE dhe ambasada e USA e kane toleruar dhe mbeshtetur tej cdo logjike Ramen duke e izoluar aksionin politik te PD. Por vjen nje moment kur nuk behet me fjale per keqqeverisje nga Rama. Tani jane vene seriozisht ne rrezik demokracia ( packa se e brishte po eshte punuar per konsolidimin e saj pergjate 29 vjetesh nga te dy krahet politike te vendit), lirite themelore te njeriut dhe sovraniteti i vendit. Pa permendur minimin qe i eshte bere Kosoves si shtet sovran. Eshte pikerisht Rama dhe Thaci qe e sollen ne tryezen e bisedimeve me Serbine mundesine e shperberjes se Kosoves si shtet me kete konfiguracin gjeografik tepranuar nga mese 110 shtete dhe i vulosur nga gjykata e Strasburgut.
Pra ne keto momente PD po kufizohet thjesht ne konstatimin e fakteve. Tani o kurre ( besoj se eshte pak vone, por me mire vone se kurre) opozita duhej ti kunderpergjigjej shume fort Rames, me cdo mjet, pa pyetur se cfare mendojne me BE apo USA. Ne fund te fundit edhe UCK ne fillimet e saj u konsiderua organizate terroriste, por me pas ishin vete NATO, USA dhe BE qe u binden per kauzen e drejte te nje populli per liri dhe sovranitet dhe nderhyne per zgjidhjen e problemit duke nderruar edhe qendrim ndaj UCK- se.Nese shqiptaret nuk luftojne vete per demokracine e tyre, harrojeni se do ua beje luften e tyre dikush tjeter, per me teper kur je nje vend i vogel me rendesi gjeo- strategjike te paperfillshme.

cak25/12/2019 11:34

Shoh që në disa komente këtu, që duke pranuar të gjithë se e keqja më e madhe për Shqipërinë është ky kryeministër, ti përvishen liderit të opozitës se qenka ai që e paska fajin që Rama nuk e la karrigen e pushtetit.
Dëgjova Majlinda Bregun "demokraten" që ka sulmuar më së shumti z.Basha, që si një "përfaqesuese" rajonale e BE për Ballkanin, i doli në mbrojtje marëveshjes që unë e quaj marëveshje për krijimin e Serbisë së madhe, edhe me Shqipërinë mbrenda veç Kosovës..
Ky fakt më bën të dyshoj, se sulmet ndaj liderit të opozitës , z. Basha, si një "politikan që fle", janë pjesë e strategjisë propogandistike të Ramës.
Bëri ndoshta vërtetë gabim Basha që me garancinë e "ndërkombëtarëve", pranoi të ulej me Ramën pasi opozita kishte kërkuar me vendosmëri, dorheqjen e tij në vitin 2017..
Ka zëra të shumtë që akuzojnë edhe Berishën që "nuk i futi në burg" gjithë kriminelët e sigurimit apo hetuesit, prokurorët e gjykatësit, apo nuk e nxori PP të kthyer në PS për krimet e diktaturës enveriste.
Le ti kthehemi vitit 1990.
A ishte fillimisht lëvizja studentore e dhjetorit një lëvizje e mirfilltë politike antikomuniste ?
Studentët e të rijtë e sotëm nuk arijnë ta konceptojnë, se në diktaturën enveriste, përgjithësisht të drejtën e studimit në mënyre selektive e kishin kryesisht vetëm bijtë e bijat e familjeve komuniste.
Edhe "pedagogu" i arteve fihurative, bir i antarit të presidencës së Ramiz Alisë e nip i Spiro Kolekës,Edvin Rama, i bie gjoksit edhe sot me grushta për ta paraqitur veten si "antikomunist" e demokrat "liberal"
Të izoluar nga e gjithë bota, shqiptarët kujtonin në vitin 1990, se e gjithë politika e vendeve perëndimore ishte vetëm e djathtë, kur ndërkaq në shumë vende edhe të fuqishme të BE, në pushtet vinin me rotacion partitë socialiste.
Që në ditën që ish Partia e Punës e ktheu emrin në Parti socialiste, partitë socialiste europiane e quajtën PS shqiptare një aleate të tyre e ishte ndërhyrja e tyre, që në Shqipëri të mos ndëshkoheshin krimet e diktaturës enveriste..
Tani le të vijmë 29 vite më vonë, në .vitin 2019.
A nuk ishte opozita e "gjumashit" Basha që realizoi ligjin e dekriminalizimit ?
A nuk ishte ky "gjumash" që demaskoi me forcë kanabizimin e trafikun e tij në rekorde europiane, në kohën që Europa heshti tërësisht për këtë realitet ?
Përse harojmë që ministri socialist gjerman Gabriel, pjesë e koalicionit qeverisës me partinë e djathtë të Merkel CDU, i dha ultimatum opozitës shqiptare, se nëse ajo do të ngulte këmbë në dorheqjen e socialistit Rama, atëhere duke folur ky socialist në emër të gjithë qeverisë gjermane, deklaroi se vëndi i tij do të njohë zgjedhjet moniste vetëm me socialistët ?
Përse harojmë që BE nuk pati asnjë shqetësim që në drejtimin e parlamentit pluralist shqiptar, të vinte një ish ministër i sigurimit famëkeq të diktaturës enveriste ?
Përse u zgjodh pikërisht Shqipëria për të bërë eksperimentin e reformës në drejtësi duke ja varur mëlçitë ujkut, që këtë reformë ta drejtonte një ish jurist i diktaturës e adhurues i Enver Hoxhës, vëllai i një bosi të trafikut të drogës, Fatmir Xhafa ?
Sot na del se edhe SPAK-u i famshëm do të drejtohet nga një ish hetues i sigurimit

Selman Dervishi-Mani,USA.poet25/12/2019 07:08

ËH,PROSTITUTË DHE,KANIBAL POLITIK;HË,PORSI FUTË,NGRE TRANDIBAL GJOLIFIK;
NJË BARI KOKËKRISUR;BUSHTRËN,KUDRËN,E KISHTE NDËRSYER ME UJKUN,QË TË
KETË KËLYSHIN QEN;I CILI DO TA NDJEKË E DO TA MUND EDHE UJKUN;DHE KËSHTU,
NUK DO T'I RREZIKOJË BAGËTITË NGA BISHAT KANIBALË,UJKU GJAKATAR;PORSE,
HORSE;KËLYSHI DOLI MË SHUMË UJK,SE SA QEN BESNIK,PËR RUAJTJEN BAGËTIVE;
BARIJTË E MALËSISË,IA TËRHOQEN VREJTJEN QË,TA LARGOJË ATË QEN UJK;SE PO
RREZIKONTE TERË BAGËTINË E MALËSISË;AI ME KËMBËNGULJE;PSE KËLYSHI QEN
PO E NDJEK DHE,PO E MUND EDHE UJKUN;ËH,NJË NATË,AI QENI UJK,DUKE LURUAR
SOLLI UJQËT TRORISHTË,DUKE PRERË GJITHË KOPENË E DELEVE;BARITË MALËSOR
DUKE E NGUSHËLLUAR,EDHE DUKE I OFRUAR CA DELE TË VETA;QË TA RIBEJË PRAP
KOPENË E DELEVE;AI BARIU I ZIU,PO THOT:UNË NDIHEM SHUMË FAJTOR,SEPSE ATË
KËLYSHIN AS QEN AS UJK;VETË E RRITA,ME KASHFSHORE BUKËS TË GOJËS;NUK JU
BESOVA PËR KËLYSHIN;MË SHUMË UJK,SE SA QEN I BAGTIVE;DHE,AI I SOLLI UJQËT
NË TORISHTË;DHE BASHKË ME UJQË,MI PRENË GJITHË KOPENË;KËSHTU QENI I KEQ,
HË,DREQË;MË SHUMË UJK,SESA QEN BAGËTIE;TA SJELLË UJKUN N'DERË;ÇFARROS,
ÇRRANOS,TERË SHTIPKAVRRINË;OUUUH,SHQIPTARINË!! OU,SHUM T'FALA MANI,USA.

Ajo24/12/2019 13:45

Z. Kodra ka plotesisht te drejte!
Ne asnje menyre nuk duhet te nenvleftesohet Rama! E kam thene me pare se edhe kur ai ben si idiot, sic beri gjate protestes se studenteve dhe gjate javes se pare pas termetit te 26 Nentorit, sepse pikerisht ne ato dy momente ndjehej me i rrezikuar se kurre, ai arriti qe jo vetem ta shpetoje pushtetin e tij ( ndersa opozita flinte gjume dhe priste Gjermanine e Merkel qa t’ia largonte Ramen), por me nje pafytyresi diabolike e ktheu situaten ne interesin e vet dhe fitoi terren politik. A e shikoni me me fytyre te vrerosur teksa shetit shtepi me shtepi mes rrenojash, apo te puthe e perqafoje me ndonje femije te mjere ne qiell te hapur? A e degjoni me te beje “ shakara” idiote apo te “ poshteroje “ Bracen, Veliaj apo Lleshaj publikisht dhe live ne ERTV per kenaqesine ( dhe naivitetn e opozites) e popullit turme, sepse per te populli eshte vecse turme qe ai e manipulon mrekullisht?Pse ky ndryshim 180 grade i Rames qe dukej si plak 100 vjec i kerrusur nga dhimbja per popullin? SEPSE ai, demoni i se keqes, nuk ka me nevoje te hiqet si viktime dhe si babai i kombit! E kaloni rrezikun e largimit te tij me force nga populli dhe 51 viktimat e termetit dhe mijera shtepi te shkaterruara prej termetit qeveritar jo atij natyror u harruan! Opzita prape flinte gjume! Sot Rama, pasi kaloi fet e fet ligjin anti- shpifje ne parlamentin e turpit, futi ne burg Salianjin, realizoi defakto futjen e Shqiperise nen protektoriatin serb dhe i fali asaj daljen ne Adriatik duke mbytur dhe asnjeanesuar Kosoven perfundimisht ( ndersa Kurti “ sypatrembur” qe do luftoka korrupsionin hahet prej dy muajshme mish e dhembe me LDK per poste ministrore dhe karrige presidenti nuk po ndihet hic qe sovranitetini vendit eshte ne rrezik te madh!) Sapo te hyje viti i ri Rama u krrekos se do kaloje edhe ligjin anti KCK! Shqiperi ta gezosh Ramen! Kosove ri e veshtro se si Rama jua zhberi gjakun dhe luften 100 vjecare per liri dhe pavaresi! Pati Kosova ne krye nje burre te vertete, Haradinaj, i cili ka sakrifikuar gjithshka per Kosoven, por populli shqiptar u genjye nga Kurti “ i pakorruptueshem “ dhe “patrioti i madh” qe do bashkoje Shqiperine me Kosoven, megjithese qe te dyja keto “ merita” nuk pati asnje prove se ai i gezon. Ku eshte ai sot!?Nga e gjithe klasa politike ne Kosove, ai reagoi me pak nga te gjithe! Sec kam nje parandjenje te keqe se kur ta mare pushtetin ne dore Kurti edhe Hashim Thaci do na duket lule!

Many 24/12/2019 13:30

Edhe ky ereli si Rama nje mender teje ka kuptuar nga gjeopolitika globale. Esht per te qershor sepse pretendon se kupton politikat globale dhe influencat e te ardhmes nga aty ku thot vete "Cepi i skenës ku luhet drama jonë"

Shqiptari24/12/2019 13:11

Ne nje vend ku sundon injoranca,dhe mizerja po pa tjeter qe nje halihul do duket i zgjuar.Po per kete popull djalli ska vdekur por jeton ne mendjet dhe zemrat e tyre,prandaj dhe Ramiun e njehsojne me ate ,ju duket popullit tone "tare "sikur eshte akoma gjalle vet djalli Nuk eshte zgjuarsi te shtypesh popullin tend ,te perzesh nga vendi gjysem miljoni njerez ,kjo eshte pushtllek ,je vecse armik i kombit tend ,punon nat e dite ne lemin e injorances qe te mbetet dikush ,por do mbahet ment si individ qe i ka te tera epitet qe rrjedhin nga zhargoni popullor.

i deleguari24/12/2019 12:06

I nderuar Erl Kodra ,c'ka keni shkruar per Edvin Mafijen,eshte teresisht ashtu e ma zi ! Edhe sfondi boteror ne te cilin zhvillohen keto maskaralleqe ,ai eshte! Problemi ka lindur dhe eshte rritur me permasa e nje skandali te frikeshm jo prej Edvin Rames ,qe eshte ne kurveri te vet e ne "pune te veta" dhe deshiron te jete edhe me i poshter ndaj interesave te shqipetareve,qe " jua ka vu kemben ne fyt e i lun synin Vucicave" Shkurt ,eshte turp dhe turp bile i madh per nje komb te qahet prej nje njeriu te vetem e sidomos kur esht kaq i poshter e kaq i demshem e prap se prap ka kaq shum vjet qe shkatrron Shqiperine jasht e brenda kufirit ! LULZIM BASHA eshte problemi ,jo si person por si funksjon i opozites qe eshte totalisht i pa afte ne mos qofte dicka ma pertej dhe vetem me zavendsimin e tij fillon zgjidhja,fillon shpresa!!! Asnji zgjidhje tjeter nuk ka .Partia Demokratike duhet ta pezulloje Lul Olandezin,njisoj si Kosova Thacin ne bisedime me Serbine dhe te krijoje "KRYESI VENDIM_MARRESE",urgjentisht!

i deleguari24/12/2019 11:28

I nderuar Erl Kodra ,c'ka keni shkruar per Edvin Mafijen,eshte teresisht ashtu e ma zi ! Edhe sfondi boteror ne te cilin zhvillohen keto maskaralleqe ,ai eshte! Problemi ka lindur dhe eshte rritur me permasa e nje skandali te frikeshm jo prej Edvin Rames ,qe eshte ne kurveri te vet e ne "pune te veta" dhe deshiron te jete edhe me i poshter ndaj interesave te shqipetareve,qe " jua ka vu kemben ne fyt e i lun synin Vucicave" Shkurt ,eshte turp dhe turp bile i madh per nje komb te qahet prej nje njeriu te vetem e sidomos kur esht kaq i poshter e kaq i demshem e prap se prap ka kaq shum vjet qe shkatrron Shqiperine jasht e brenda kufirit ! LULZIM BASHA eshte problemi ,jo si person por si funksjon i opozites qe eshte totalisht i pa afte ne mos qofte dicka ma pertej dhe vetem me zavendsimin e tij fillon zgjidhja,fillon shpresa!!! Asnji zgjidhje tjeter nuk ka .Partia Demokratike duhet ta pezulloje Lul Olandezin,njisoj si Kosova Thacin ne bisedime me Serbine dhe te krijoje "KRYESI VENDIM_MARRESE",urgjentisht!

M.V.24/12/2019 10:40

Çuditem kur e vleresojne Ramen "tip i zgjuar"!
Dinak, po. Por jo i zgjuar.
Shpjegohem: Majmuni ne kopeshtin zoologjik i hante pjeshket qe i falnin vizitoret me gjithe farë. Dikur fara ishte kaq e madhe, sa i ngeli ne anus dhe hoqi piken e zeze ne kirurgji. Kur u rikthye ne kop. zoolog. "vuri mend"; dmth: e çante pjeshken, e provonte faren ne se ja nxinte anusi, e fuste prap faren ne pjeshke dhe pastaj e hante komplet si dikur; duke qene i sigurte tashme, se nuk do nevoitej kirurgji.
Résumé: Nje i zgjuar do t'a hidhte faren. Pra kemi te bejme me dinakeri, por kurresesi me zgjuarsi.
Gezuar festat !

N24/12/2019 10:15

A e kuptoni sa i padobishem eshte basha tani. Ai thjeshte po punon per bashkimin evropian jo per ne. Per ne ai po bene si rama.

Antirilindas24/12/2019 09:53

Për mendimin tim edvini nuk është ai që e përshkruan Erli, ai , edvini është një lloj perversi, aspak i zgjuar aspak me kulturë aspak aspak aspak.... por që pushteti dhe propaganda, biles edhe elemente të shkrimeve të tua e bëjnë të duket ashtu siç është përceptuar në fillimet e tij politike si i ditur me shumë kulturë e tj e tj.

Problemi sot është ky: A do të presim që edvinin të na heqin nga kurrizi të tjerët apo duhet ti përvishemi, ne vetë.
Më duket se opozita pret ta heqin të tjerët se nuk do të rezikojë, por e ka gabim se ashtu siç e thotë Erli ne ndodhemi në një cep të skenës dhe askush nuk e ka mendjen se çfarë ndodh apo do të ndodhë në këtë cep, Për Europën dhe USA si edvini si Luli janë njëlloj, ndërsa për ne dallimi midis tyre është si nata me ditën.

Pra duhet një sulm i vetëm në të gjitha pikat strategjike në Tiranë në të njëjtën kohë dhe regjimi i edvinit nuk do të rezistojë as 6 orë përballë këtij sulmi.

Hrrojeni se ka mënyrë tjetër për të larguar edvinin.

Shto koment

Denonco