Themelet e pasigurta të mini-shengenit

Themelet e pasigurta të mini-shengenit

Nga Kastriot Islami - 23/12/2019

Projektet integruese të Shqipërisë dhe Kosovës janë anëtarësimi veças në BE dhe NATO.

Detyrë e rëndësishme kushtetuese e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet pavarësimi e anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare…

Objektivi madhor i Kosovës mbetet pavarësimi dhe anëtarësimi i saj në OKB, e institucionet e tjera globale dhe më tej si shtet i pavarur sovran në BE e NATO…

Bashkëpunimi rajonal ka qenë e mbetet pjesë e rëndësishme e integrimit në BE, por kjo detyrë as e ka zëvendësuar ndonjëherë dhe as e ka sfiduar ate; ai mbetet një objektiv komplementar i integrimit në BE…

Të gjithë qeveritë shqiptare të pas viteve ’90 kanë punuar intensivisht për këtë objektiv në kuadër të realizimit të detyrave të vendosura nga Brukseli për integrimin europian dhe janë vlerësuar pozitivisht por asnjëherë nuk ju është kërkuar që ta shkëpusin këtë axhendë bashkëpunimi nga programet e integrimit europian…

Këtë “paragraf” të integrimit europian e ka nxjerrë Rama procesi i integrimit për shkak të mos realizimit të detyrave integruese dhe si sfidë apo edhe kërcënim ndaj vendeve kryesore të BE, Francës, Gjermanisë e tjerë për qëndrimin e tyre realist ndaj korrupsionit, lidhjeve me krimin, e dukuri te tjera negative që kanë frenuar axhendën europiane të Shqipërisë…

 Në programet e partive dhe të qeverive shqiptare kryesore në 30 vitet e fundit, pra pas viteve ’90, janë të shtjelluara dhe të zhvilluara në formën e objektivave madhorë vetëm anëtarësimi i Shqipërisë apo Kosovës në NATO dhe në BE…

Mini-shengeni nuk ekziston në asnjë program partie apo qeverie…

Pas deklarimit sfidues të kësaj nisme nga Rama, Vuçiç e Zaev, në media është diskutuar intensivisht për përmbajtjen, perceptimet dhe synimet e kësaj…

Së pari duhet pohuar se mungon tërësisht transparenca mbi përmbajtjet e projektit të Mini-shengenit, madje mund të thuhet se ekziston një terr i plotë informativ… Nuk ka një dokument me objektivat, synimet, detyrat, rrugët, programet e kalendarët e kësaj nisme dhe debate bëhet në boshllëk apo errësirë…

Kjo mungesë e plotë transparence mbi përmbajtjen ka nxitur shfaqjen e shumë perceptimeve, në disa raste ndoshta edhe jo të sakta dhe shumë debatet po ashtu ndoshta jo adekuate mbi synimet…

Pra duket më shumë një nismë e personalizuar e vendosur në pak duar që nuk duan të deklarojnë të vërtetën apo më saktë që nga frika duan të fshehin synimet e vërteta…

Askush nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk mund të jetë në parim kundër bashkëpunimit rajonal…por në asnjë rast nuk mundet të mbështetet një nismë ku bishti të jetë më i rëndë se sqepari… Thënë ndryshe do të ishte e pamundur që vendet aspirante të rajonit për anëtare të BE të pranonin që Beogradi apo cilido kryeqytet tjetër ballkanik të zëvendësonte apo sfidonte Brukselin…qoftë edhe përkohësisht…dhe aq më pak zbërthimit të ish-Jugosllavisë. Mjafton të shikohet shembulli i Sllovenisë e Kroacisë, ish-anëtare të ish-Jugosllavisë…

Përveç mungesës së plotë të transparencës, nisma e mini-shengenit nuk është debatuar apo diskutuar asnjëherë në institucionet shqiptare. As në parlament ku nuk gjendet në asnjë kohe asnjë rezolutë për këtë çështje.

As me opozitën, as me presidentin, as me shoqërinë civile, as me median dhe për më tepër as në qeveri…Kjo është e patolerueshme për një nismë që prek rëndë interesin publik…

Përveç kësaj, nisma e mini-shengenit nuk është konsultuar as nga dhe me institucionet në Kosovë duke krijuar edhe për shkak të rrethanave të veçanta ku ndodhet Kosova, e sidomos për shkak të sjelljeve të lidershipit serb, jo vetëm perceptime negative por edhe shumë reagime të kuptueshme…

Sipas disa të dhënave të pakta të rrjedhura në media, rezulton se kjo nismë nuk është substancialisht gjithëpërfshirëse… Kosova është plotësisht e përjashtuar pavarësisht retorikës demagogjike. Sepse në radhë të parë e mbi të gjitha, Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur e madje ta konsiderojë atë si pjesë të saj…

Gjithçka e thënë ndryshe këtij përfundimi është veçse retorike, përderisa nuk ka një dokument zyrtar që Serbia e njeh Kosovën si shtet të pavarur pra si një anëtare me të drejta të plota në këtë nismë…

Për më tepër, Kosova e Serbia kanë mbi 35 marrëveshje të firmosura mes tyre në prezencë të BE por asnjëra prej tyre nuk është zbatuar se Serbia nuk e njeh realisht Kosovën, madje Serbia është e angazhuar intensivisht/egërsisht për të rritur numrin e tërheqjeve të pavarësisë së Kosovës…

Po ashtu drejtuesit serbe, në krye të cilëve është Vucic, ende nuk kanë shprehur ndjesë ndaj masakrave të regjimit të Milloshevicit mbi popullsinë e pafajshme kosovare. Këto fakte e të tjera i shtyjnë kosovaret të mos kenë besim te kjo nismë, madje ta konsiderojnë atë një thikë pas shpine për pavarësinë e Kosovës…

Thënë më sipër, mjafton për të nxjerrë përfundimet e nevojshme, pa pasur nevojë që debatet të shtrihen mbi synimet e kësaj nisme.

Një gjë është e sigurtë në këtë rast se perceptimet ndaj kësaj nisme në Shqipëri e veçanërisht në Kosovë janë tejet negative, madje asgjësuese ndaj Ramës; dhe kjo do të mjaftonte që nismëtarët e saj, veçanërisht Rama e Vuçiç të reflektonin…ndonëse duket qartas se synimet e tyre nuk janë në rezonancë me kërkesat e qytetarëve të tyre.

*Autori është ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë në vitet 2003-2005

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp24/12/2019 11:33

Cili eshte qendrimi i SHBA per minishengenin?. Ai percillet ne vendin tone nepermjet Aleks Soros?.Te gjitha vendet ne konflikt, per naften dhe gazin dhe tranzitimin e tyre sidomos Turqia,Izraeli, Qipro,Greqia,Libia.Egjypti, Libani,Siria , Iraku,etj duhet te pranojne lidershipin e Presidentit Trump dhe ndermjetesimin e SHBA.Cdo konflikt ndershteteror midis vendeve ne Euro-Azi-Afrike Veriore do jete shkaterrues per kedo te perfshire por edhe per vendet ne gjeografine e konfliktit. SHBA jo domosdoshmerisht do perfshihen ne konflikt ,me filozofine, se nuk na degjuat, koken hengershi.SHBA u perfshine ne luften e 2 boterore dhe mire ben, mposhten fashizmin, por u instalua nje sistem komunist me pasoja jo vetem per popujt nen te ,por edhe per krejt ekonomine boterore.Vetem pas 50 vjetesh 'arkitektet' e komunizmit u kujtuan se ja kishi futur kot.Ne kete panorame te zhvillimeve boterore vendi jone nuk duhet te hedh asnje hap pa miratimin e administrates se Z.Trump.Dhe as mos te perfshihet ne asnje nisme rajonale te dyshimte dhe qe vjen ndesh me integrimin ne BE.

Shto koment

Denonco