LDK-ja në 30 vjetorin e saj, në pritje të nënshkrimit të koalicionit të shpresës

LDK-ja në 30 vjetorin e saj, në pritje të nënshkrimit të koalicionit të shpresës

Nga Tomorr Avdia - 23/12/2019

Sot janë mbushur 30 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. E ideuar dhe themeluar mbi baza të qarta për të përfaqësuar dhe përmbushur objektivin e shqiptarëve të cilët jetonin të ndarë që nga viti 1913 në territoret e tyre etnike në ish-Jugosllav.

LDK-ja, e asaj kohe në fakt ishte partia e parë në ish-Jugosllavi që sfidonte sistemin e atëhershëm me konceptin e pluralizmit politik, duke u bërë e para parti, e tillë me një frymë nacionaldemokratike e një lloji të veçantë të rajonin tonë. 

LDK-ja, me në krye presidentin historik Ibrahim Rugova, në fakt ishte bartëse, shtyse, përfaqësuese dhe shpresë e të gjitha proceseve që përshkonin Kosovën në një nga periudhat e saj më delikate.

Por, ajo pjesë është historia dhe këndvështrimi i tanishëm kërkon një tjetër kënd vlerësim. 

Ku është LDK-ja sot, cilat nga vetitë e sipërpërmendura i posedon, a ka humbur në substancë apo vetëm ka ndërruar trajtën. Në fakt LDK-ja, jo rrallë herë e sidomos në periudhën e shtetndërtimit final, në prag pavarësie dhe proceset pas pavarësisë ka treguar se di të kthehet në origjinë dhe të nxjerr në pah “armën” e saj më të fortë-respektin ndaj institucioneve.

Por, krahas kësaj e madje disa herë, në emër të saj ka bërë gabime jo të lehta, të cilat janë kthyer direkt në kosto politike.
Këto “deviacione” kanë bërë që edhe elektorati i saj të jetë besnik, por jo aktiv.

Sidoqoftë zgjedhjet e fundit treguan se elektorati thjeshtë dëshiron të ketë motiv dhe garanci nga LDK-ja, se vota e tyre nuk do shkon tek kundërshtarët direkt, përmes koalicioneve tërësisht jashtë logjikës dhe partive të inkriminuara.

Rritja e LDK-së, në këto zgjedhje e dëshmoj këtë. Pa e zgjatur, solemniteti i 30 vjetorit, është një mundësi e mirë reflektimi.

Ai mund të pasohet po ashtu me një tjetër “solemnitet” nënshkrimit të koalicionit të shpresës. LDK-ja,  duhet të mos humbet elementin e saj krucial. Duhet të jetë aty ku e kërkon detyra, sidomos në proceset të ndjeshme dhe të ndërlikuara që po e presin Kosovën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco